Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Situata në Veri/ Albin Kurti: S’bëhet fjalë për targat, Serbia do të pengojë planin franko-gjerman
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Situata në Veri/ Albin Kurti: S’bëhet fjalë për targat, Serbia do të pengojë planin franko-gjerman
KosovëKryesore

Situata në Veri/ Albin Kurti: S’bëhet fjalë për targat, Serbia do të pengojë planin franko-gjerman

Published: November 7, 2022
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban konferencë sa i përket zhvillimeve të fundit në veri të vendit që kanë kulmuar me largime masive të zyrtarëve serbë nga institucionet.

“Këto kërcënime janë praktikisht të orientuara ndaj qytetarëve të vendit tonë, nëpërmjet ngjarjes së frikës dhe panikut.” – foli ai duke vazhduar më pas akuzat ndaj Serbisë se po koordinohej me Rusinë e Kinën.

“Ajo çka po ndodh tani është përpjekja për ta ambalazhuar kundërshtimin e propozimit franko-gjerman. Nuk bëhet fjalë as për targa, as për Asociacion, as për suspendimin e Nenad Gjuriqit. Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë Parisit dhe Berlinit.” – vazhdoi ai.

- Publicitet -

Ai theksoi se djegia e veturave në veri, është pjesë e planit serb dhe strukturave kriminale në veri.Albin Kurti:

“Serbia qartazi është e interesuar për ta sabotuar dialogun dhe çfarëdo marrëveshje, dhe rruga që e ka zgjedhur është me grupet kriminale në veri të vendit. Kjo rrugë nuk është e paqes e as ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore. Përpjekjet e tilla do të jenë të pasuksesshme, sepse shteti ynë është i fortë sepse ka rritje ekonomike e shoqërore”, tha Kurti.

“Asnjë serb nuk dyshon që djegia e veturave ka ndodhur nga shqiptarët. Asnjë serb nuk dyshon që automjetet që u dogjën, janë djegur nga strukturat që financohen nga Beogradi. Bojkotet nuk janë zgjidhje. Institucionet nuk kanë alternativë, andaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve serbë, as mos i bojkotoni e as braktisni institucionet e Kosovës sepse ato janë shërbime publike për të gjithë qytetarët. Mos bini pre e manipulimeve politike”, deklaroi më tutje kryeministri i vendit.

Ai vazhdoi të denonconte Serbinë dhe destruktivitetin e saj derisa u shpreh se Kosova do të mbetej e përkushtuar për paqe e për siguri dhe se nuk do të shantazhohej.

“Për fund, më lejoni t’ju njoftojë që pjesa dërmuese e veturave që vijnë nga Serbia nuk janë me targa ilegale… përafërsisht çdo e dymbëdhjeta veturë ka targa ilegale. Njëmbëdhjetë të tjera nuk janë.” – tha kryeministri.

“Serbët e Kosovës i kanë gjithsej mbi 135 mijë letërnjoftime të Kosovës. Vetëm një pakicë ekstreme është ajo që insiston në targa ilegale dhe që rrezikon të tjerët që i ka konvertuar apo po konverton ato.”

Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Prec Ulaj says:
    November 7, 2022 at 3:16 pm

    Nqse nuk behet fjale per Targat, atehere pse ti Albin dhe Vjosa Osmani nuk degjuat cfare ju rekomandoi Amerika dhe Europa per shtyrjen e targave?
    Pse i dhe ti Serbeve nje shans te refuzojne propozimin Franko-Gjerman?
    Na shpjego pak se cfare eshte ky propozim, cfare perfshin?
    Para 2-3 javesh ti dhe Vjosa Osmani keni deklaruar se nuk ka propozim Franko -Gjerman?
    Si eshte e verteta?
    Mos eshte duke te shtyre Vjosa Osmani drejt konfliktit?

    Reply
  • korçari says:
    November 7, 2022 at 4:57 pm

    Z.Kurti drejtimi i shtetit do tru dhe diplomaci ndresa ju keni vetem po*dhe me falni per shprehjen ,dihet se makinat u dogjen nga serbet,dihet se ata kundershtojne planin franko-gjerman por justifikimin serbeve jua dhe me budallalleqet per targat,apo me reciproritetin kur akoma buxheti i Kosoves plotesohet nga BE dhe USA te cilet me mendjemadhesi boshe keshillat e tyre i injorove….Ke shume akoma per te mesuar por mendo se ke nje popull qe vuan.

    Reply
  • Sos says:
    November 7, 2022 at 5:24 pm

    DIsa Preca E karcar
    Lehin si zagar
    Haberin sja kane
    Per cfare mutin hane

    Albini e Vjollca
    Luftojne si luan
    Per te mbrojt Kosoven
    Me gjithe dynjane

    Pse sshani TE Gjatin
    Qe serbin ndihmon
    Vella ben Vucmutin
    Albinin lufton

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 7, 2022 at 8:42 pm

    Bomba me sahat e kurdisur në Rambuje tash mëse 20 vite punon.Do të explodoj kur t’u duhet amerikanëve për qëllimet e tyre.
    Gabimisht shqipttarët injorant,kalamajtë politik ëndërrojnë e i bëjnë qejf vedi “Amerika është me ne”.
    Amerika është me interesin gjeopolitik.
    Fatbardhësi që Serbia nuk lidhet me ta,por vazhdon të qëndrojë me Rusinë,përndryshe jo vetëm Veriun,por do vënte kufirin në Gazimestan ( afër Prishtine).
    Edhepse jam për ndryshimin e kufijëve: Veriu për Luginen,derisa Qeveria ime ka ddalë me qëndrime konkrete,në këto momente jam me të dhe u bëjë thirrje grupacioneve opozitare,t’i lënë anash interesat grupore e synimin e pushtetit dhe ta mbështesin Qeverinë e cila parimisht ka plotësisht të drejtë.
    Po u bënë grusht përkrah qeverisë do ta marrin përkrahjen e Evroamerikanëve ( pos Frances).
    Opzita nëse vazhdon të veprojë siç po vepron,qështja do shtyhet për vite ose dekadë,derisa Rusia të lirohet dhe fuqishëm të këthehet në Ballkan.
    Atherë më shumë se gjysma e rrospiave evropiane do të rreshtohen pas sajë dhe Amerika do ta mbyll edhe syrin tjetër.
    Planivfranko-gjerman fatkeqesi për Kosoven.
    Ky prouekt në afat të shkurtėr veriun ja falė Serbisë pa mos marrë asnjë metër në Luginë.

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 1:50 am

    Albin Kurti mos u terhiq.Kesaj rradhe Serbia do rrije jashte cdo organizate Europiane dhe Kosova do rifitoje terren ne arenen nderkombetare

    Reply
  • demo says:
    November 8, 2022 at 2:09 am

    Z. Kurti! E cmoj shume Vendosmerine tuaj per te bere Shtet ne Kosove.
    Serbet e Mitrovices veprojne me orcen e shtetit te Serbise.Shteti i Serbise e merr Fuqine nga armet ruse.
    Kosova sot eshte e paarmatosur.Shqiperia eshte nje Aleate e dyshimte,krejt tra la la,pa arme,pa industri,pa ushtri me nje kryeminister qe enderron te ndertoje Pirte Jahtesh,,kulla Dubai dhe jo te ndertoje shtet,ushtri, per t`i ardhur ne ndihme Kosoves.
    Hidhi hapat e matura ne kontakt te vazhdueshem me Ameriken.ajo po na mban.Sot nuk mund te ndeshkoje provokacionet serbe,sepse ka nje Front kercenues dhume te rrezikshem ne Ukraine.etu varet fati i Demokracive Perendimore. Prandaj hidhi hapat e matura sa ke takatin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?