Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U kap me kokainë në makinë, gruaja në Kosovë ndërron jetë teksa merret në pyetje nga policia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U kap me kokainë në makinë, gruaja në Kosovë ndërron jetë teksa merret në pyetje nga policia
AktualitetKosovë

U kap me kokainë në makinë, gruaja në Kosovë ndërron jetë teksa merret në pyetje nga policia

Published: November 16, 2026
Shpërndaje

Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit në ambientet e Policisë së Kosovës.

Ajo ishte ndaluar një ditë më parë në pikën kufitare të Vërmicës, së bashku me një person tjetër, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin u gjetën dhe u sekuestruan mbi 105 gramë kokainë, dy fishekë dhe dy telefona celularë.

Gruaja po merrej në pyetje në praninë e avokatit mbrojtës, kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo ka ndërruar jetë rreth orës 01:30. Trupi është dërguar për ekspertizë, ndërsa për zbardhjen e plotë të rrethanave kanë nisur hetimet, ku është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

- Publicitet -

“E dyshuara femër kosovare përderisa ka qenë duke filluar intervistimi me prezencë të avokatit mbrojtës, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ku edhe është kërkuar ndihma emergjente nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal në Prizren. Pas ofrimit të ndihmës së parë mjekësore në vend, nga emergjenca ajo është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ku nga mjekët kompetentë, rreth orës 01:30, Policia është informuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Autoritetet kufitare të Kosovës më datën 15.11.2026 rreth orës 18:00 kanë ndaluar një veturë BMË me targa lokale në të cilin ndodheshin një mashkull dhe një femër shtetas të Kosovës.

“Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm, dhe dy telefona celularë. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë, ku me urdhër të prokurorit kompetent është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç‘rast është gjetur dhe është konfiskuar një detektor për identifikimin e GPS dhe kamerave”, njofton policia.

Pas intervistimit i dyshuari mashkull është ndaluar për 48, ndërkohë, pas përkeqësimit të gjendjes së të dyshuarës ajo ka vdekur në spital dhe trupi është dërguar për ekspertizë në mjekësinë ligjore.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse hetimore të Stacionit Policor në Prizren, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, IPK-ja si dhe prokurori kujdestar.

“Të gjitha njësitë kompetente policore, përfshirë Hetuesinë dhe Forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U kap me kokainë në makinë, gruaja në Kosovë ndërron jetë teksa merret në pyetje nga policia
  • SPAK çon për gjykim Belinda Ballukun, zbardhen 10 tenderat nën hetim dhe pasuritë e sekuestruara
  • Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare “Kumbari” i karteleve meksikane
  • Kos: Kemi dhënë rezultate për zgjerimin këtë vit më shumë se në 25 vitet e fundit
  • Brukseli nuk jep afate për Shqipërinë, Von der Leyen: Reformat duhet të sjellin rezultate konkrete

Komentet e Fundit

  1. Ben on Një protestues dhe zv.kryeministrja
  2. Patriot on Majko foli për “video erotike dhe korruptive”, përgjigjet Rama, i kujton “nudot e 2007-s dhe mamanë”. Por ka një dallim të madh
  3. realisti on Peshku në det, tigani në zjarr
  4. 3D on Majko foli për “video erotike dhe korruptive”, përgjigjet Rama, i kujton “nudot e 2007-s dhe mamanë”. Por ka një dallim të madh
  5. Dajti on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?