Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali tek Onkologjiku, SPAK nis hetimet për tri vepra penale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Skandali tek Onkologjiku, SPAK nis hetimet për tri vepra penale
KronikeLajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, SPAK nis hetimet për tri vepra penale

Published: July 18, 2024
Shpërndaje

Pas shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK ka nisur hetimet për skandalin në spitalin Onkologjik.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim për 3 vepra penale, kur përveç shpërdorimit të detyrës dhe kontrabandës  së ilaçeve, ka regjistruar cështjen edhe për korrupsion.

Brenda dhjetë ditësh  Gjykata e Posaçme Antikorrupsion duhet të caktojë seancën për të hetuarit.

- Publicitet -

Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT.

Masat:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – ”Shpërdorim detyre”
– Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave
–Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

Skema: 

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, në News24, trajtoi skandalin te spitali Onkologjik në QSUNT, ndërsa në pjesën e mëposhtme zbardhen detaje mbi mënyrën se si ishte ngritur skema që pacientët drejtoheshin nga mjekët në klinikat private. Denoncim që referuar dosjes hetimore, erdhi edhe nga një qytetar nga Burreli që ishte paraqitur në Pavionin e Onkologjisë, për të vizituar nënën e tij që dyshohej se ishte me sëmundje tumorale.

Por aparatura e kobaltit nuk ishte problemi i vetëm që u zbulua në Pavionin e Onkologjisë në QSUNT

Hetimet konkluduan edhe në një skemë se si mjekë onkologë në këtë repart i dërgonin pacientët në klinikat e tyre private, pasi ata paraqiteshin për të marrë shërbim në këtë pavion.

Denoncim që referuar dosjes hetimore, erdhi edhe nga një qytetar nga Burreli që ishte paraqitur në Pavionin e Onkologjisë, për të vizituar nënën e tij që dyshohej se ishte me sëmundje tumorale.

Dosja Hetimore

M.Xh thotë se ai fillimisht e dërgoi nënën e tij, në spitalin e Burrelit. Por pasi u dyshua se ajo ishte e prekur me kancer, ai e solli në Tiranë.

Por ai thotë se teksa po prisnin në derën e Onkologjikut, atij iu afrua një person që i tha që nëse donin ndihmë mund t’i dërgonte te mjeku. Personi në fjalë u identifikua më pas si E. L, koordinator i Spitalit Onkologjik në Tiranë.

Që e dërgoi për vizitë te mjeku E. G, i cili sipas qytetarit pasi i bëri një kontroll sipërfaqësor nënës së tij, i ka treguar se gjendja është alarmante

Dhe se duhej bërë urgjent një operim.

Më tej qytetari M.XH, tregoi se mjeku E. G, i tha që në vazhdim vizitat do t’i bënin te klinika e tij ‘Megis’ pasi në spital kishte vonesa, dhe puna nuk priste.

Më tej po ky qytetar tregoi se pasi kishte shkuar në këtë klinikë, nëna e tij i ishte nënshtruar biopsisë.

Dhe se vetëm një muaj më pas kishte marrë përgjigjen, se nëna duhej operuar.

Operacion i cili duket se ka dalë mirë.

Por që pacientja kishte nevojë për kimioterapi.

Ilaçe të cilat familja duhet t’i siguronte në klinikën ku kishte kryer operacionin ose në farmaci.

Dosja Hetimore

Një muaj më vonë, denoncuesi thotë se u telefonua nga koordinatori i spitalit Onkologjik E. L, i cili e informoi se përgjigja e biopsisë kishte dalë dhe se nëna duhet të vinte të kryente operacionin.

“E. L më tha në telefon se pagesa bënte 3 mijë euro. por meqë i rekomandoi ai, do të paguanin 2 500 euro.

Kur shkuam te spitali paguam 2 700 euro, pasi u shtuan dhe shpenzimet spitalore.

Pasi nëna u bë operim, dhe doktori na tha se biopsia doli mirë dhe nuk ishte tumor i keq, na dërguan te një doktor brenda klinikës që më tha se duhet të bënte kimio.

Këtu duket se fillon edhe një histori tjetër. Ajo se si medikamentet për të sëmurë me kancer, shiten dhe blihen lirisht nëpër klinika dhe farmaci private, jashtë depos farmaceutike të QSUNT.

Dosja Hetimore

Qytetari tregon se ilaçin (femara 2.5) për kimio në fillim e ka blerë tek farmacia që ndodhet tek klinika, ndërsa më pas tek një klinikë tjetër.

Në lidhje me praktikën e regjistrimit në QSUT dhe fletëdaljen nga spitali, ai është shprehur se nuk e kanë marrë më dosjen, pasi ka shkuar në privat dhe aty u ngatërrua procedura.

Sipas dosjes hetimore, mjeku E. G, nuk i tregonte pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanerat, biopsia dhe për kimioterapitë dhe për rrezet ata duhet të ktheheshin sërish në spitalin shtetëror.

Si edhe që ky merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij, kur rregulli e përcakton qartë se duhet të linte në punktin e Spitalit Onkologjik.

Ndërkohë që në një përgjim, mjekët e pavionit onkologjik flasin edhe në emër të tij.

Duke bërë llogari.

Dosja Hetimore

Biseda mes personelit të spitalit.

Personi X: Kape shtrëngoje Mondin nxirr lekët thuaj!

Dr. A.R i përgjigjet: Me majën e gishtit më hedh tutje ai. Si buldozer është!

Personi X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë. Nuk shkon shumë, 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti.

Dr. A.R: ‘Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?

Personi X : Llogarita 300 euro operacionin, jo 500. Për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë.

Por a është ky një problem i vetëm i disa mjekëve apo i një sistemi të kalbëzuar që në gjenezë që ka prodhuar në këto 30 vite, vetëm korrupsion dhe zhvatje për qytetarët?

Përse në këtë hetim sot nuk janë Ministria e Shëndetësisë e cila ka për detyrë të bëjë kontrolle të vazhdueshme në spitalet publike, apo edhe sektorë të pafundëm të cilët paguhen për të kryer punën e tyre?

Ku kanë përfunduar auditet e brendshme në spitale dhe cili është roli i sektorit të kontrollit të pajisjeve mjekësore, kur prej vitesh dihet që aparaturat në QSUNT, nuk vihen në funksion?

A mundet një mjek, dy, apo tre të tillë, sado të fuqishëm të jenë, të ndalojnë së vëni në funksion aparaturat mjekësore, apo i vetëm të prodhojë një skemë të tërë të dërgimit të pacientëve nga spitali publik në privat???

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Rroft Luli says:
    July 18, 2024 at 12:17 pm

    ISHALLA U FUTSHI NË BURG, PLEHËRA!

    Reply
  • Vigjilenca says:
    July 18, 2024 at 2:32 pm

    Skandali ndodh në të gjithë fushat e jetës dhe në të gjithë Shqipërinë, shqipëria është kopshti zoologjik i Europës, han me shumë porta, në vendin ku peshon më shumë bishti se sqepari, aty ku derri quhet dajë,dhe daja quhet derr,aty ku njeriu përjashtohet., ariu mbretëron. Aty ku do të mbesin politikanët hajdutë, servilët, sahanlëpirësit, spiunë, dallkaukë dhe qytetarë gjynafqarë që e duan vendin e tyre. Prandaj të ndershmit nuk bëjnë hajër, largimi nga vendi është i vetmi opsion shpëtimi. Shqipëria ku kryeministri megaloman thotë se nuk ka shqiptarë që të vdes pa bukë, se siç duket ai do të na çoj drejt humnerës, kur ne shpresonim drejt mirëqënies(ai me mirëqënie pretendon me pas buk në votër). E Si mos të vdes shqiptari për buk kur ka pension 7000_10000pensione dhe TVSH e produkteve të shportës 20%.pra nga 10000lekë detyrimi i TVSH ështe 2000lek pra shpenzimet neto i bien 8000lek.Atëhere merr lapsin zoti kryeministër dhe llogariti shpenzimet e pensionistit, 8000për muajin. Megjithatë llogarit e kryeministrit për pensionisti i dalin dhe për në mjekun me pagesë. Tani e meriton me të thënë :ti qenke veshgjat ore kryetari ynë.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    July 18, 2024 at 2:33 pm

    Skandali ndodh në të gjithë fushat e jetës dhe në të gjithë Shqipërinë, shqipëria është kopshti zoologjik i Europës, han me shumë porta, në vendin ku peshon më shumë bishti se sqepari, aty ku derri quhet dajë,dhe daja quhet derr,aty ku njeriu përjashtohet., ariu mbretëron. Aty ku do të mbesin politikanët hajdutë, servilët, sahanlëpirësit, spiunë, dallkaukë dhe qytetarë gjynafqarë që e duan vendin e tyre. Prandaj të ndershmit nuk bëjnë hajër, largimi nga vendi është i vetmi opsion shpëtimi. Shqipëria ku kryeministri megaloman thotë se nuk ka shqiptarë që të vdes për bukë, se siç duket ai do të na çoj drejt humnerës, kur ne shpresonim drejt mirëqënies(ai me mirëqënie pretendon me pas buk në votër). E Si mos të vdes shqiptari për buk kur ka pension 7000_10000pensione dhe TVSH e produkteve të shportës 20%.pra nga 10000lekë detyrimi i TVSH ështe 2000lek pra shpenzimet neto i bien 8000lek.Atëhere merr lapsin zoti kryeministër dhe llogariti shpenzimet e pensionistit, 8000për muajin. Megjithatë llogarit e kryeministrit për pensionisti i dalin dhe për në mjekun me pagesë. Tani e meriton me të thënë :ti qenke veshgjat ore kryetari ynë.

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 18, 2024 at 3:35 pm

    Pse nuk heton shtetin ky ASPAKU jone i mrekullueshem?
    Sa vjet ka spitali shteteror pa pajisje per rrezatim, pa mjekime per kancerin?
    Ku shkojne leket e konccesioneve dhe tenderave te Ramutit?
    Keta kane vite qe operojne ne menyre te tille, hapur fare. Si ka mundesi qe nuk vajti ne vesh te askujt ky problem
    E di gjithe Shqiperia, tani e mesoi SPAK
    Me ke talleni o kurvat e Ramutit?

    Reply
  • God bless America says:
    July 18, 2024 at 4:33 pm

    Skandalet kane fituar te gjithe Amnisti e jane bere pa vlere.
    Kur Shefja e Sherbimeve Sekrete ne djepin e Demokracise ne USA shkon e fshihet ne WC ngaqe e ndjekin nga pas Senatoret Republikane pas atentatit ndaj Trump, edhe neve ketej nga Ballkani Perendimor duhet te solidarizohemi me Aleatin Strategjik e ti shtyjme ca me tej Skandalet. Perpara o shoke flamujt e Skandaleve, qe te gjejne strehe pastaj atje ne vrime te haleve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?