Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali trazon Kremlinin: Ministri i Putinit shëtit të dashurën sekrete me avionin ushtarak 100 mln dollarësh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Skandali trazon Kremlinin: Ministri i Putinit shëtit të dashurën sekrete me avionin ushtarak 100 mln dollarësh
BoteLajmi i fundit

Skandali trazon Kremlinin: Ministri i Putinit shëtit të dashurën sekrete me avionin ushtarak 100 mln dollarësh

Published: July 12, 2025
Shpërndaje

Mediat opozitare ruse dhe ato britanike i kanë bërë jehonë një skandali seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua se ministri i ri i Mbrojtjes, Andrej Belousov, i cili njihet edhe si njeri i afërt me Putinin ka përdorur avionë ushtarakë të llojit Iljushin-76 (me vlerë mbi 100 milionë dollarë), për të transportuar të dashurën e tij sekrete nëpër Rusi.

23-vjeçarja Maria Shalaeva nga Jekaterinburgu, ka postuar në rrjetet sociale video dhe foto ku tregon se është dërguar me avion ushtarak në një udhëtim fundjave në Rostov mbi Don, aty ku ndodhet edhe selia kryesore e Forcave të Armatosura ruse.

Në postimet e saj, tashmë të fshira, biondja simpatike shkruan se ka udhëtuar në një aeroport të mbyllur për civilët, dhe se i dashuri i saj “nga Kremlini” i kishte organizuar një trajtim për manikyr atje.

- Publicitet -

“Kush thotë se avionët nuk fluturojnë në Rostov? Fluturojnë, por jo për të gjithë. Gjithsesi, ja ku jam prapë në Rostov. Nuk mund ta lë”, ka shkruar ajo.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se e ka marrë me vete në udhëtim edhe djalin e saj trevjeçar, Tim, duke ngritur dyshime se fëmija mund të jetë i biri i të dashurit të saj, Belousov. “Tre vjeç, dhe tashmë ka fluturuar me avion ushtarak!”, ka shkruar Marija.

Sakaq, në një nga videot e postuara, duket një burrë me flokë të thinjura me shpinë, duke ngritur dyshime se mund të jetë vetë 66-vjeçari Belousov, ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë dhe burokrat i afërt me Putinin. Edhe pse nuk ka prova përfundimtare, burime të pavarura si media bjelloruse Nexta kanë përmendur Belousovin si të përfshirë në këtë aferë seksuale.

Shalaeva, e cila ka një histori postimesh provokuese, në disa prej tyre ka lënë të kuptohet se partneri i saj është pikërisht Belousov. “Ai nuk është ushtarak! As FSB! E di kush është, por nuk guxoj të them”, ka shkruar ajo.

Skandali ka ngjallur zemërim në qarqet ushtarake dhe të sigurisë, sidomos për shkak të mundësisë së rrjedhjes së informacionit të ndjeshëm përmes postimeve të saj. Një nga fotografitë e postuara tregon detaje të avionëve që fluturojnë në Rostov dhe se kush ia ka organizuar fluturimin.

Një zyrtar ushtarak në pension, gjeneral-majori Vladimir Popov, është shprehur se “të gjithë do të gjenden dhe do të ndëshkohen.” Ai ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi ministrin e Mbrojtjes dhe se nuk do të tolerohen akte të tilla të papërgjegjshme.

Sakaq, blogeri pro-Kremlinit Andrej Medvedev shtoi se “Shërbimi kundërzbulues ushtarak ka punë me bollëk”.

“Mund të imagjinoj sa informacion marrin SBU dhe agjencitë perëndimore vetëm duke ndjekur rrjetet sociale”, shtoi ai.

Skandali shpërtheu në një moment të ndjeshëm për Kremlinin, pas vdekjes misterioze të ish-ministrit të Transportit, Roman Starovoit, i cili u shkarkua më 7 korrik dhe u gjet i vdekur vetëm disa orë më pas.

Edhe pse zyrtarisht u raportua si vetëvrasje me armë zjarri, media të pavarura ruse si SOTA raportojnë se trupi i tij kishte shenja dhune dhe torturash.

Ky zhvillim e thellon më tej krizën e besimit në elitën qeverisëse ruse dhe ngre pyetje serioze për sigurinë kombëtare dhe moralin e udhëheqjes së lartë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?