Rishikohet skema e vlerësimit me notë të nxënësve në arsimin parauniversitar. Sikundër edhe ishte deklaruar më herët, ekspertët e arsimit kanë zbardhur tashmë formulën se si do të bëhet vlerësimi me nota i nxënësve në të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar, nga klasa e parë tek e dymbëdhjeta. Dy ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin me skemën e re të vlerësimit që do të nisë të zbatohet nga mësuesit e arsimit të detyruar 9-vjeçar, si dhe atyre të shkollave të mesme gjatë vitit të ri shkollor 2022-2023 që do të iniciojë në datën 12 shtator.
Nota përfundimtare që do të marrë nxënësi në çdo lëndë që zhvillon gjatë procesit mësimor do të përcaktohet nga vlerësimi i tre treguesve që janë: vlerësimi i vazhduar, vlerësimi me test dhe detyrë përmbledhëse, si dhe vlerësimi me projekt kurrikular.
Si do të bëhet vlerësimi i vazhduar?
Vlerësimi i vazhduar do të bazohet në vëzhgimet dhe në gjykimet e mësuesit mbi përgjigjet me gojë ose me shkrim, punët në grup, diskutimet, si dhe në teknikat e tjera të vlerësimit të nxënësit. Sipas udhëzimit, mësuesi e vlerëson nxënësin me notë në regjistër dhe ia komunikon atë, vetëm pasi të jetë siguruar që ky është një vlerësim objektiv, i argumentuar dhe shpreh shkallën e qëndrueshmërisë së nxënësit për një periudhë të caktuar kohe. Mësuesi shënon në regjistër të paktën dy vlerësime me notë për çdo periudhë për lëndët që zhvillohen me 1 ose 2 orë në javë, si dhe të paktën 3 vlerësime me notë, për lëndët që zhvillohen më shumë se 3 orë në javë. Për çdo periudhë mësuesi nxjerr notën e vlerësimit të vazhduar duke u bazuar në notat e nxënësit në regjistër. Vlerësimi bëhet për njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet ashtu siç përshkruhet në rezultatet e të nxënit, në programin lëndor. Në çdo rast mësuesi ka për detyrë që të informojë personin që ushtron përgjegjësinë prindërore dhe nxënësin mbi ecurinë dhe mundësinë që ai ka për të bërë progres gjatë vitit shkollor.
Si do të bëhet vlerësimi me detyrë përmbledhëse?
Ky lloj vlerësimi ka për qëllim të masë nivelin e arritjeve të nxënësve për rezultatet kryesore për secilën periudhë. Në lëndë të tilla, si: edukim fizik, sporte dhe shëndet, Art pamor, muzikë, kërcim, Teatër, Tik, Aftësim teknologjik, vlerësimi do të bëhet vetëm me detyrë përmbledhëse. Mësuesi përcakton detyrën përmbledhëse në përputhje me veçoritë e lëndës dhe duke marrë parasysh nivelet e arritjeve për lëndën përkatëse.
Ndërsa në lëndët e tjera, mësuesi vendos përcaktimin e metodës së realizimit me test, ose detyrë përmbledhëse, sipas specifikave të lëndës përkatëse. Realizimi i testeve dhe detyrave përmbledhëse do të menaxhohet edhe nga drejtuesit e shkollës me qëllim që të shmanget mbingarkesa e nxënësve në fund të secilës periudhë. Vlerësimi i testit pasqyrohet në regjistër në kolonën përkatëse, ndërkohë që testet dhe detyrat përmbledhëse duhet që të ruhen deri në fund të vitit shkollor.
Si do të bëhet vlerësimi me projekt kurrikular?
Për këtë tregues mësuesi planifikon dhe vlerëson një projekt të shtrirë gjatë gjithë vitit shkollor. Projekti kurrikular mund të jetë lëndor ose ndër-lëndor, mund t’ përkasë një fushe të nxënit, ose të shtrihet në më shumë fusha, si dhe mund të zhvillohet në grup, ose individualisht. Koha e prezantimit të projektit planifikohet nga drejtoria e shkollës dhe nota e këtij projekti, po ashtu hidhet në regjistër në kolonën përkatëse. Edhe projekteve kurrikulare do të jetë e domosdoshme deri në përfundim të vitit shkollor.
Vlerësimi përfundimtar me notë
Vlerësimi i nxënësit do të bëhet nëpërmjet vlerësimit periodik dhe atij përfundimtar. Vlerësimi periodik përmban dy nota, që janë nota e vlerësimit të vazhduar,si dhe nota e vlerësimit me test dhe detyrë përmbledhëse.
Vlerësimi përfundimtar bëhet në përfundim të çdo viti shkollor sipas formulës së përcaktuar. Nota përfundimtare vjetore për nxënësit nga klasa e katërt, e deri tek e 12 do të bëhet nga nota vjetore e vlerësimit të vazhduar për të tre periudhat, nota vjetore e testit dhe detyrës përmbledhëse, si dhe nota e vlerësimit të projektit kurrikular. Për secilin nga këta tregues është përcaktuar edhe ndikimi që do të kenë në vlerësimin përfundimtar. Formulën e detajuar të vlerësimit për secilin tregues e gjeni të detajuara në vijim të shkrimit, jo vetëm për skemën e vlerësimit me notë të klasave të katërta dhe të pesta, por edhe të atyre nga klasa e 6-të tek e 12-ta.
Skema e vlerësimit të nxënësve nga klasa e parë tek e treta!
Për nxënësit e këtij cikli skema përfshin vlerësimin përshkrues, vlerësimin përmbledhës, si dhe vlerësimin përfundimtar.
Vlerësimi përshkrues bëhet në përfundim të secilës periudhë të vitit shkollor dhe mbështet në përgatitjen dhe në përformancën sistematike të nxënësit, që përbën 45 për qind të peshës së vlerësimit, në punimet krijuese dhe nismat individuale produktet dhe detyrat specifike që nxënësi bën në grup për realizimin e një projekti kurrikular që përbën 25 për qind të peshës së vlerësimit dhe ka lidhje me interesin e nxënësit për të nxënë, si dhe në diktimet e testimet që përbëjnë 30 për qind të peshës së vlerësimit, të cilat dëshmojnë qëndrueshmërinë e rezultateve të të nxënit gjatë periudhave të vitit shkollor.
Vlerësimi përshkrues bëhet me përshkrim për secilën kompetencë të fushave të të nxënit të lëndëve që zhvillohen në arsimin fillor. Në regjistër vlerësimi përshkrues i nxënësit do të realizohet me kodet 1-5, të cilat përkojnë me pesë nivelet e arritjes së kompetencave.
Kështu niveli 1 ka të bëjë me “Arritje të pakënaqshme”, kur nxënësi nuk përmbush kompetencat bazë të të nxënit të përcaktuara në skemën e vlerësimit. Niveli 2 ka të bëjë me “Arritjet që kanë nevojë për përmirësim”, kur nxënësi ka arritur vetëm pak nga kërkesat bazë dhe që duhet të punohet më shumë me të. Ndërsa niveli 3 ka të bëjë me “Arritje të kënaqshme”, kur nxënësi ka përmbushur kërkesat bazë të të nxënit, por mund të arrijë të përparojë më shumë. Niveli 4 i vlerësimit ka të bëjë me “Arritje shumë të kënaqshme”, kur nxënësi ka përmbushur pjesën më të madhe të kërkesave të të nxënit, si dhe shkalla e fundit e vlerësimit përshkrues që është niveli 5, që ka të bëjë me “Arritjet e shkëlqyera” kur nxënësi përmbush plotësisht dhe me cilësi kërkesat e të nxënit. Vlerësimi përmbledhës mbështetet në tre vlerësimet përshkruese duke pasur parasysh përparimin progresiv të nxënësit.
Vlerësimi për nxënësit me aftësi të kufizuara
Autoritetet e arsimit kanë përcaktuar edhe rastet si do të veprohet për vlerësimin me notë të të gjithë nxënësve që janë me aftësi të kufizuara. Sipas skemës së përcaktuar, vlerësimi i nxënësve me aftësi të kufizuara me të cilët punohet sipas një plani edukativ individual do të bëhet bazuar në rezultatet e të nxënit sipas përcaktimeve të këtij plani. Ndërsa në rastet e tjera kur ata do të punojnë me kurrikulën e zakonshme, vlerësimi do të kryhet njësoj si për nxënësit e tjerë.
Formula si do nxirret nota përfundimtare në çdo lëndë:
Arsimi bazë :
Arsimi bazë i detyruar fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç. Arsimi bazë është i njësuar. Institucionet e tij shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Shtetasit që mbushin moshën 16 vjeç, por që nuk arrijnë ta përfundojnë arsimin bazë, mund ta përfundojnë atë në shkollat me kohë të shkurtuar. Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: Cikli fillor, (klasa I-V) dhe Cikli i mesëm i ulët, (klasa VI-IX). Arsimimi i nxënësve me aftësi të kufizuar bëhet në shkolla speciale, në klasa speciale brenda shkollave normale ose të integruar në klasa normale.
Arsimi i mesëm
Arsimi i mesëm në Republikën e Shqipërisë përbëhet nga gjimnazet (me kohë të plotë dhe të shkurtuar) si dhe nga shkollat e mesme profesionale. Gjimnazet publike japin një kulturë të përgjithshme që është zgjerim i njohurive e thellim i kulturës dhe njohurive të fituara në shkollat e arsimit bazë. Kohëzgjatja e gjimnazit është 3 vjet dhe përfundon me provimet e Maturës Shtetërore.
Në planin mësimor janë përfshirë nëntë fusha si: Artet, Edukimi fizik dhe sportet,Gjuha e huaj (ose gjuhët e huaj), Gjuha shqipe dhe letërsia, Karriera dhe aftësimi për jetën, Matematika, Teknologjia & TIK, Shkencat natyrore dhe Shkencat shoqërore. Kurrikula e gjimnazit është e përbërë nga kurrikula bërthamë dhe kurrikula me zgjedhje. Gjimnazet me kohë të shkurtuar, shërbejnë edhe për arsimimin e të rriturve. Kohëzgjatja e studimeve në gjimnazet me kohë të shkurtuar, është 4 vjet dhe ato përfundojnë me dhënien e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH). Plani mësimor dhe programet kurrikulare, miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.


Merruni me hapjen e syve! Mos i lini femijet pa ditur per eliten globale qe ka nofken illuminati. Shikoni ato dy faqe! Degjoni Balenen!
http://www.whale.to