Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SKENARËT: Cilat janë shanset që Shqipëria të kalojë grupin në EURO 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SKENARËT: Cilat janë shanset që Shqipëria të kalojë grupin në EURO 2024
Lajmi i funditSport

SKENARËT: Cilat janë shanset që Shqipëria të kalojë grupin në EURO 2024

Published: June 20, 2024
Shpërndaje

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë është cilësuar nga mediat ndërkombëtare si një nga ndeshjet më të bukura të këtij Kampionati Europian.

Shqipëria barazoi 2-2 kundër Kroacisë duke marrë në këtë mënyrë një pikë dhe të kapë vendin e tretë në Grupin B të Europianit. Kuqezinjtë lënë pas kroatët për shkak të golavarazhit më të mirë.

Barazimi i Shqipërisë me Kroacinë ishte edhe një “dhuratë” për Italinë që mbetet në vendin e dytë dhe mban poshtë saj kroatët, kundërshtarët e fundit të skuadrës së Spalleti.

- Publicitet -

Në pritje edhe të ndeshjes mes dy pretendenteve për fitimin e Europianit, Italisë dhe Spanjës mbrëmjen e së enjtes, të gjithë kanë nisur të bëjnë llogaritë se si mund të kualifikohet Shqipëria.

Për të marrë vendin e dytë në grup është shumë e vështirë pasi përveç fitores ndaj Spanjës në ndeshjen e fundit të 24 qershorit duhet që Italia të humbë thellë ndaj Spanjës dhe Kroacia të fitojë minimalisht ndaj axurrëve.

Skenar i komplikuar. Ndaj, Shqipëria duhet të synojë kalimin më tej nëpërmjet 4 vendeve të treta më të mira që do të dalin nga 6 grupet.

Momentalisht Shqipëria mban vendin e dytë në listën e vendeve të treta më të mira, pas Sllovenisë. Megjithatë skuadra e Sylvinho ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera dhe do të duhet të pritet si do të shkojnë rezultatet edhe në grupet e tjera. Kuptohet se do të na duhej një mrekulli ndaj Spanjës.

Një fitore e kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë. Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e 2 pikëve, por për të qëndruar në vendin e tretë do të duhej një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë. Megjithatë me 2 pikë do të jetë shumë e vështirë për të shkuar më tej dhe vlerë do të marrë edhe golavarazhi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    June 20, 2024 at 9:15 am

    Me shume shanse Shqipria ka te dale Kampion Bote se te kualifikohet nga ky Grup.Boll qe Ekipi nderoi Veten me Paraqitjen./

    Reply
  • Tifozi kuq e zi says:
    June 20, 2024 at 9:15 am

    Per nje shprese shqiptaret duhet bejne tifo per Spanjen,pavaresisht se do te merzitej sulltanpiktori e ….!?Tifozi i futbollit nuk ka pune me politiken.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    June 20, 2024 at 10:40 am

    VO:
    -Të mbaroi ndeshja e radhës me SPANJËN pretendente për EURO..& të marrin VALIÇET e të kthehen sa më shpejtë.
    -Marrja e 1 pike me Kroatët N/kampione bote ishte sukses i madh pas autogolit( pa dashje të lojtarit më të mirë) & golit të barazimit të Kroatve me GOLIN E PARË QË I KALOI NËPËR SHALË..Hysajt,gabim i pafalshëm për së dyti herë për faje të TEAINERIT.
    -Edhe kaq sa bëmë skuadra lojti mirë në mbështetje të TIFOZVE MË TË MIRË NË EUROPË,ndonse FSHF u gjobit me 37.000 €, për hedhjen e flakadanve nga disa tifoz të ngjashëm me berishistët NON GRATA.

    Reply
  • Tifoz edhe unë , por I Italisë says:
    June 20, 2024 at 10:40 am

    Ore tifoz kuq e zi , ka mundësi të na e spiegosh se pse shqiptarët duhet të bëjnë tifo për Spanjën , ku është përfitimi I skuadrës sonë ?

    Reply
  • Precizim says:
    June 20, 2024 at 11:10 am

    Ekipi shqipetar eshte nje nga njezetekater ekipet finaliste te Euro 24.
    Kemi nje ekip futbollistesh tek te cilet ka edhe elemente qe mund te luajne ne ekipe te medha. Shpesh here na vret, na mposht dhe na rrudh mentaliteti perball ekipeve sigurisht me me pervoje se ne. Por nga ana tjeter jane vetem tre ndeshje te cilat duhet ti luanim pa komplekse sikurse ndodhi me Kroacine. Ne ekipin kroat luajne disa nga yjet me te medha te botes, qe nje per nje, ja kalojne edhe Italise dhe Spanjes. Por frika dhe menatliteti na mbajten te ndrydhur me Italine dhe humbem nje ndeshje ne te cilen nuk i matem forcat realisht. Jemi ne Euro 24, duhej te luanim si te barabarte. Na ka mbetur vetem nje ndeshje e fundit nese nuk kualifikohemi. Te luftojme me Spanjen, me te gjitha mjetet, lojtare, trajnere, tifoze, edhe nese do te jete Mission Impossible ta provojme, te leme gjurmen tone te forte ne keto finale…

    Reply
  • Tifizi kuq e zi says:
    June 20, 2024 at 11:18 am

    Po fituan spanjollet ,ndaj nesh do fusin rezervat.

    Reply
  • ALBI - BARCELONA says:
    June 20, 2024 at 12:02 pm

    NJE FITORE NE NJE NDESHJE FUTBOLLI KUNDER KUJTEDO, EDHE ME SPANJEN, SIGURISHT, ESHTE E MUNDESHME.
    Jetoj ne Spanje afro 30 vjete dhe e ndjek nga afer futbollin. Ekipi aktual i Spanjes eshte, si zakonisht, nje ekip i mire.

    PIKAT E DOBETA TE SPANJES:
    -Veç Rodrit mesfushor i Spanjes, lojtaret shqiptare kane konstrukt dhe pergatitje fizike me te larte se lojtaret spanjolle.
    -Ekipi i Spanjes aktual eshte nje ekip i mire, me lojtare te mire te klubeve te medha te futbollit, por ATA NUK JANE YJE.

    SI DUHET TE LUAJME ME SPANJEN?
    -Te luajme me te njejtin shpirt gare si ne ndeshjen kunder Kroacise.
    -Te bashkerendohen repartet dhe lojtaret midis me mire se me Kroacine.

    DHE SIGURISHT NJE FITORE ME DIFERENCE 1 GOL ESHTE E ARRITESHME.

    Reply
  • Bobi says:
    June 21, 2024 at 4:25 pm

    Vetem se Hysaj edhe vete nuk duhet te pranoje te luaje. Koha e tij ka mbaruar dhd ne dy ndeshje vetem fatkeqesi ka sjelle duke qene me i dobeti ne fushe

    Reply
  • Bobi says:
    June 21, 2024 at 4:28 pm

    Vetem se Hysaj edhe vete nuk duhet te pranoje te luaje. Koha e tij ka mbaruar dhe ne dy ndeshje vetem fatkeqesi ka sjelle per ekipin,duke qene me i dobeti ne fushe. Nuk mund te luaje me ne nivele te larta. Flm per sa ka bere dhe mos vazhdoje ta c’beje kontributin e dhene nder vite

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?