Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SMS te telefoni i Ramës: Kush është deputeti demokrat i lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SMS te telefoni i Ramës: Kush është deputeti demokrat i lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani?
KronikeLajmi i fundit

SMS te telefoni i Ramës: Kush është deputeti demokrat i lidhur me gjyqtarin e GJKKO, Erion Bani?

Published: February 12, 2025
Shpërndaje

Edi Rama duke lexuar sot para deputetëve të PD tekstin e një mesazhi të një personi brenda sistemit të drejtësisë, ka nxjerr një prej anëve të errëta të bashkëpunimit të gjyqtarëve të GJKKO me eksponentë të partisë Demokratike.

Rama lexoi sms: “Ky gjyqtar (Erion Bani, shen.red) e ka nisur karrierën si koleg zyre me X, emrin s’po e them se e keni në Parlament këtë, kur ishte ministër i Drejtësisë Eduard Halimi dhe pastaj përfundoi në GJKKO. Ky X i njohur si ekstremist i djathtë ka trajtuar më shumë kërkesa për eksponentë të PS, në vendime e ka kaluar cakun e gjyqtarit dhe të ligjit, duke kërkuar ashpërsimin përtej asaj që kërkon Prokuroria.

I tillë është edhe rasti X, nuk po e përmend, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është gjyqtari paraprak për “Toyota Auris”, vetëm një fakt, ka urdhër ndalim të publikimit të vendimit të tij gjë që nuk e bën dhe bën të kundërtën kur duhet të përbalten njerëzit e PS, për shkak se aty përmenden shumë kolegë të tyre. Por ama vendimin e pati në dorë prap njëri që e keni në Parlament dhe tani e ka Bufi i Kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga EncroChati në Parlament, i ndaluar për të t’u përhapur dhe publikuar”.

- Publicitet -

Në fakt sipas denoncimit të bërë tek Rama bëhet fjalë për deputetin e Partisë Demokratike Gazmend Bardhin. Ky i fundit sipas shkruesit të mesazhit ka qenë koleg zyre me Banin në kohën kur Eduard Halimi ishte ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisë “Berisha”.

Sipas pretendimit të shkruesit të mesazhit, edhe dosja Toyota Auris nga gjyqtari i GJKKO ka kaluar në duart e Gazmend Bardhit, i cili më vonë ia ka përcjellë kreut të PD, Sali Berisha.

Prej shumë ditësh, qoftë përpara selisë së SPAK qoftë edhe në parlament, Berisha lexon sms enchrochat që janë të përfshira në një dosje që me vendim gjykate është cilësuar sekrete dhe nuk është lejuar për publikim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • demo says:
    February 13, 2025 at 2:45 am

    Ama u bere dhe Ti si QYTETARI DIXHITAL,katunari Sali Berisha?,,Kjo tregon qe po te vjen ngordhja.

    Reply
  • vlonjati says:
    February 13, 2025 at 4:07 am

    RAMAmba kot qeverine se mafia me ne krye kriminelin dhe hajdutin me te madh te te gjitha koherave sali berisha ka gjithcka ,gjykata dhe prokurori.Nuk e shikon qe denon vetem te majte ? O LERE ,O BEJE DETYREN TAMAM .Te lesh nje kriminel ne krye si sali berisha me suiten e tij ,bardhi ,mediu ete tjere eshte vdekje per shqiperine dhe mazshtrimi me i madh per poullin

    Reply
  • Vigjilenca says:
    February 13, 2025 at 5:31 am

    E paskemi sharë dhe urryer kot Enverin, se më keq se Ai paska qenë komunisti I Përjetshëm SALI RAMË BERISHA.
    Tani presim serinë e fundit të filmit tragjik “Quo vadis Shqipëri”.

    Reply
  • edi says:
    February 13, 2025 at 8:19 am

    vlonjati ! Hajdut me te madh se Edi Rama, dhe Hajdute me te medhenj se keta te PS ku gjysma e ministrave dhe gjysma e kryebashkiakeve jane ne burg apo ne hetuesi nuk mund te gjenden ne asnje vend te botes .

    Reply
  • vlonjati says:
    February 13, 2025 at 8:22 am

    Ju tju rroje Enveri e ti shkoni sa me shpejt prane.

    Reply
  • maks says:
    February 13, 2025 at 9:44 am

    Gjyqtari dixhital hahahaha, ketij i ka rreshqitur truri, po dhe shteti nga duart

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?