Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK firmos autorizimin, lejon familjarët të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK firmos autorizimin, lejon familjarët të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
KronikeLajmi i fundit

SPAK firmos autorizimin, lejon familjarët të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit

Published: February 17, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka firmosur autorizimin dhe ka lejuar familjarët të vizitojnë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit.

Velian, i cili u arrestua në zyrën e tij më 10 shkurt, u dërgua në paraburgimin e Durrësit më 13 Shkurt, një ditë pasi GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa e detyrimit të paraqitjes. Edhe ndaj 5 biznesmenëve, GJKKO la të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit të paraqitjes.

- Publicitet -

Dëshmia e Veliajt në Gjykatë

Përgjatë seancës, Erion Veliaj është përplasur ashpër me prokurorin e çështjes Olsi Dado.

Fillimisht kryebashkiaku i ka kërkuar që prokurori të largohej nga çështja për shkak se ai ishte në konflikt interesi për shkak të një leje ndërtimi:

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”- mësohet t`i ketë thënë Veliaj prokurorit.

Por debatet kanë vijuar ndërkohë bëhet me dije se Erion Veliaj të ketë thënë: 

“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës. Kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë që jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse”.

Në këtë moment ka ndërhyrë prokurori që i ka kërkuar të ruajë etikën në komunikim, dhe replika e Veliajt ishte: “pse të dogji, nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën”.

Prokurori ka vijuar: “Po, sepse i ke shkruar në Facebook, këtu nuk je në Facebook ndaj përmbaju provave dhe fakteve. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri”– tha prokurori i çështjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    February 17, 2025 at 2:40 pm

    o ere Sali,jo!E ndjeve eren eee?Eshte radha jote! Do shkrish SPAKUN ti po kush te le,see.SPAKUN e do populli qe te haje tyyyyy!jane 10 vjet investim i Amerikes,ere cfare thote ay Trapi,,Ka institucione Amerika qe kontrollojne Preswidentin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?