Nga Blerina Gjoka
Prokuroria e Posaçme i konsideron shqetësuese nismat ligjore apo institucionale me synimin e kufizimit të pavarësisë së institucionit, duke i konsideruar ato si “rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës”.
Në raportin vjetor të punës së saj për vitin 2025, Prokuroria e Posaçme raporton arritjet në hetimet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe problematikat që lidhen me funksionimin e institucionit, për të cilat kërkohen ndërhyrje ligjore në Kushtetutë dhe në ligjin organik.
Duke i konsideruar si ‘sfidë’ hetimet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta, SPAK vë në dukje rreziqet e akuzave politike dhe nismat ligjore që prekin pavarësinë e drejtësisë, ndërkohë që mazhoranca socialiste ka hedhur në shqyrtim ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për t’u dhënë imunitet ministrave ndaj vendimeve për ‘pezullim nga detyra’.
“SPAK do t’i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj. Ndërhyrje të tilla do të përbënin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës,” thuhet në raportin e dorëzuar nga SPAK në Kuvendin e Shqipërisë.
Një tjetër shqetësim i shprehur në raport lidhet me ato që SPAK i quan ‘retorika politike dhe mediatike’, duke i konsideruar ato si një “faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar”.
SPAK në raportimin vjetor rikthen në vëmendje një shqetësim të shprehur dhe më parë në Kuvend për mungesën e qartësisë ligjore për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit, gjë që sipas strukturës, “kërcënon vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Në drejtim të luftës kundër korrupsionit për vitin 2025, SPAK vë në dukje një rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara.
“Ky aktivitet i shtuar reflektohet në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, si dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë,” thuhet në raport, ndërsa bëhet e ditur se ka 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim.
Nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë ta lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre (18) janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë, duke treguar qëndrueshmëri dhe efektivitet në ndjekjen penale në nivelet më të larta të administratës publike.
Në arritjet e punës së saj, SPAK raporton për rritje të volumit të hetimeve penale krahasuar me një vit më parë me 4.9% dhe rritje të procedimeve penale me rreth 6.67%, ndërsa ruan të njëjtin nivel me vitin e shkuar përsa i përket mbylljes së hetimeve me 216 çështje/hetime të përfunduara në vitin 2025.
Në raport vihet në dukje se hetimet penale janë shoqëruar me hetimin pasuror dhe financiar dhe se ka rritje të ndjeshme të qasjes proaktive në hetime.
“Gjatë vitit 2025, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është rreth 45.4 milionë euro, prej të cilave rreth 43.49 milionë euro është vlera e aseteve të sekuestruara (rreth 96% e totalit) dhe rreth 1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara (rreth 4% e totalit),” thuhet në raport.
Nga këto pasuri të sekuestruara, vetëm 1.1 milion euro i përket çështjeve që lidhen me zyrtarët e lartë, pjesa tjetër lidhet me krimin e organizuar.
Me kryetarin e bashkisë më të madhe në vend të arrestuar dhe dhjetra kryetarë apo ish kryetarë bashkie që po përballen me drejtësinë, korrupsioni në pushtetin vendor përfshihet si kapitull më vete në raport.
Sipas SPAK, hetimet e funksionarëve vendorë lidhen kryesisht me shkelje të procedurave ligjore, mosrespektimit të vendimeve administrative dhe miratimit të projekteve infrastrukturore pa verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke shkaktuar dëme për qytetarët dhe institucionet publike.
“Një dimension tjetër i rëndësishëm ishte shfrytëzimi fondeve publike për përfitime personale ose të lidhura me të afërmit e tyre, përmes shpërndarjes së parave tek subjekte tregtare të kontrolluara prej tyre, si dhe maskimit të origjinës së tyre përmes transaksioneve të sajuara, sponsorizimeve ose blerjeve fiktive,” thuhet në raport.
Korrupsioni i të zgjedhurve vendorë, po ashtu u shfaq edhe në konflikte interesi, thuhet në raport, “ku miratoheshin projekte për subjekte ku ata vetë ose të afërmit e tyre kishin interesa materiale, shpesh të fshehura për të shmangur transparencën dhekontrollet ligjore”.
Lidhur me krimet zgjedhore, SPAK thotë se “hetimet për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 zbuluan se, individë të ndryshëm, përfshirë zyrtarë publikë, kryetarët e fshatrave dhe kandidatë politikë, kërkonin ose ofronin përfitime në këmbim të mbështetjes elektorale. Këto përfitime përfshinin shpërblime monetare për votuesit, leje legalizimi të ndërtimeve informale, favore në vendin e punës dhe përfitime të tjera administrative.
Në lidhje me masat e sigurimit, SPAK thotë se ka aplikuar një politikë penale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe se ka një rënie me rreth 53,4 %, të përdorimit të masës “arrest me burg” dhe zhvendosje drejt masave alternative.
Lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim, ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim.
Reporter

Është më pak i dëmshëm një individ kriminel apo disa të tillë se sa një institucion drejtësie që shkel ligjet në mënyrë kriminale dhe në vend që të udhëhiqet nga ligjet e ligjshmëria udhëhiqet nga emocionet, egoja katastrofike dhe ndjenja e hakmarrjes.
Skapi i sali vukut te cilet i ka tredhur me kohe qenkan “seriozisht” te shqetesuar nga qeveria por nga sala qe i kaleron cdo te Hene jane te kenaqur.Ta futen Rameeee ,te jeshë mik me kopilin serb,do te thote ta hashe sa krahu sepse ai eshte monstra me e ndyre e te gjitha monstrave.
Ka nje arrogance dhe vetkenaqesi ne qendrimin dhe veprimin e prokuroreve te ketij organi ! Ata mendojne se duke qene pushtet i pavarur mund ti hipin ne qafe pushtetit te zgjedhur nga vota e popullit ! Ky organ u krijua me se shumti edhe per te hetuar e gjykuar ngjarje teper te renda gjate sundimit te Saliut. U desh nderhyrja e departamentit te shtetit amerikan qe kete vrases (Saliun) ta shpallte non grata, qe ti kujtonte ketij organi se cfare duhej te bente. Por ja c’e do, qe dhe sot e kesaj dite kyn organ nuk merre guximin qe ta shpalli ate “Non Grata” !? Dhe sot kane guximin qe te ankohen per cenimin e pavaresise se pushtetit te tyre. Ne fillimet e krijimit te ketij organi shumica e shqiptareve ishin shpreseplote, se me ne fund drejtesia do te fillonte te funksiononte ashtu sic e kerkonte ligji, por fatkeqesisht koha tregoi se jo vetem drejtesia nuk u be, e nuk funksionoi, por me qendrimin dhe veprimet e njeaneshme te ketyre prokuroreve, u krijua mendimi dhe jo pa te drejte, se keta prokurore jane te tredhur, ne mos nen hyqmin e Sali Non grates. Perfundimisht SPAK ka humbur besimin e shqiptareve, madje pse t’mos them edhe se ka krijuar edhe nje fare urrejtje per veprimet e tyre arrogante dhe antioligjore, per te cilat edhe duhet te pergjigjet para ligjit.
Spak shpresa e vetme per te luftuar hajdutet dhe kriminelet qe shtypin popullin
More KR, që të mungon vetëm një gërmë (a) midis K dhe R , po Spakun kush do t’a kontrollojë, apo është i dërguari i Allahut mbi tokë e mund të bëjë ç’të dojë ? Ligjet, edhe ato të Spakut i bën apo i ndryshon parlamenti .
2 jane Institucionet,qe po i cjerrin Bojen Bojaxhiut hajdut me banden Rilindja.SPAK DHE NATYRA.
SPAK po ja zbulon te gjitha vjedhjet,te gjithe vjedhesit me pozita te larta shteterore,po ja dergon ne kafazin e te pandehurve te japin llogari si hajdute te shtetit,kurse Mema Natyre po ja rrezon ne lume e perrua te gjitha rruget,urat,tunelet e bojatisura keto 12 vjet me cmime floriri,,Po ja shkerrmoq,Po i nxjerr Falsitetet,Fasadat,qe i kane kushtuar ketij populli miljarda.Mjerisht bashke me to po rrezohen edhe qindra vjet investime te popullit ne Porte,Hekurudha,Diga,qe ky i babezitur po i rrezon nga ZGROPULLA qe i ka hyre ne barkut dhe nga trute e idiotit.
Parlamenti i ka bërë ligjet dhe ka caktuar KLP-në dhe ILD-në si Institucione qe kontrollojnë SPAKU-n dhe jo Palloshi i gjate që do ti. Tani nuk ndryshohen ligjet për teka që të mbrohet një hajdut . Nëse është e pafajshme të paraqitet në drejtësi dhe të fitojë pafajsinë kaq e thjeshtë është .
More KR, që të mungon vetëm një gërmë (a) midis K dhe R , po Spakun kush do t’a kontrollojë, apo është i dërguari i Allahut mbi tokë e mund të bëjë ç’të dojë ? Ligjet, edhe ato të Spakut i bën apo i ndryshon parlamenti .
e paska thene Spak. E pastaj? Spak nuk ka rene nga qielli, bile midis tyre ka shume katnare..
Spak kjo celul terroriste bashkepuntore e sali serbit mendon se ata qe ika zgjedhur populli nuk paska te drejte ti kontrolloi po cfar jan gestapo apo njerez te rene nga qielli
Sa kemi SPAK kemi shprese.
Skapi iSali Berishës është Gestapoja e drejtësis së re. Duhet kantroll sa më parë dhe ata Skapsta që shkelin ligjin në biruc!
Jooooo KAPS, jo…. nuk po te kufizon njeri. Ju beni hetimet tuaja, gjykata do beje punen e saj dhe ne kete menyre publiku i ka me te qarta gjerat,… Perndryshe duket qe jeni duke luajtur me pushtetet e zghedhura me vote. Nuk ka pushtete mbi pushtete. Shteti te drejtes. Fitoni kredibilitet dhe Te pjesa qe eshte skeptike se te ajo e Saliut e keni ” besimin ” ne maksimum, per sa kohe ti bini fyellit vetem ne nje ane.
Mir jua bejne
Ju ishit ata qe do i benit veting politikes
Po me thoni per kaq vjet cilin politikan keni thirrur te justifikoi pasurine?
Prokuroria speciale i ka hypur kalit së prapthi. Vetë Ali, vetë kadi. Prokurori është dhe gjykatës dhe hajde gjej drejtësi.
Në SPAK shumica e prokurorëve janë të pa aftë, inatçinj që marrin më qafë njerëz duke u dënuar kot më koti, kur gjithë akuzat bazohen tek telefonat e sekuestruar duke u bërë si biznes për telefona.
Nisma e gjykatës së lartë është e duhura që të vijnë në vehte në SPAK se po marrin në qafë njerëzit.
SPAK-u eshte i shqetesuar se nuk po lejohen te bejne cfar te doje.Ata shqetesohen se cdo te bejne kur t’u mbaroj mandati.Per veprimin se duan te bejne sic u do qejfi ,mendimi im eshte:Gjykata duhet te tregoj profesionalizem dhe jo tu neneshtrohet pa asnje kundershtim.Kur hetimi behet mbi prova e jo me “dyshim te arsyeshem”i pandehuri kushdo qofte shkon me kembet e veta pas hekurave.Sa per zgjatje mandati qe po kerkohet nga ata jam kundra.Ata jane nepunesa shteti.Po punuan drejte e pa beryla nuk i prek njeri.Kercenimi qe u vjen nuk ju vjen nga krimi por nga njeri tjetri per pazare.
VO:
-Krye Prek.SPAK K.Braho,nuk di nga ta kapi,Pasi DOSJET E RËNDA:GËRDECIN,21 JANARIN,etj I KANË NË DORË A.DUMANI ME SHOKËT PRENÇI,SHEHU,etj TË TREDHUR nga Non Grata 1992..TMERR I KOMBIT.!
-Ndryshimet në ligj janë shumë të nevojshme VETËM PËR 1 FAKT:
● Paraburgimet në Shqipëri janë mbi 65 % më shumë se në EUROPË,NË VËNDIN E 2 PAS RUSISË.!
● SPAK më par mbush burgjet për “.DYSHIME TË ARSYESHME ” mandej kërkon provat.?
● Kështu,E.Veliaj pas 13 muajësh nuk ju dha dosja për tu mbrojtur,dhe dje GJYKATA I DHA TË DREJTË.?
-KUSH E PATI FAJIN.?
-A DUBEN NË BURG FAJTORI.?
● Beqaj u fut në burg për GRUP TË STRUKTURUAR KRIMINAL..TASHMË AKUZA DËSHTOJË.?
-ÇDO BËHET.?
●KËRKOJNË BURG PËR BALLUKU PËR TENDERA.KUSH I MORI PARAT E BUXHETIT..FIRMAT APO MINISTRI.?
-NDAJ SPAK PO KTHEHET NË REPUBLIKË PUSHTET MBI SHTETIM.?.
-Ngjashëm me SPECIALEN NË KOSOVË..BURG NË HAGË TË GJITHË SHQIPËTARËT SE KËSHTU KËRKON SËRBIA,GREQIA,PUTINI.!
EL Nees Albania