Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Në SPAK secili ka pavarësinë e vet! Atëherë në emër të kujt, bëhen “deklaratat” publike?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Në SPAK secili ka pavarësinë e vet! Atëherë në emër të kujt, bëhen “deklaratat” publike?
Lajmi i funditopinion

Në SPAK secili ka pavarësinë e vet! Atëherë në emër të kujt, bëhen “deklaratat” publike?

Published: February 16, 2025
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

SPAK përbëhet nga 20 prokurorë specialë. Secili ka dosjet dhe pavarësinë e vet. Para disa ditësh SPAK sqaron për një dosje të prokurorit O.D në emër të 20 prokurorëve.

Bëhet fjalë për “lapsusin” me kryebashkiakun e Tiranës që rezultonte në dosjen e prokurorit Dado, “i dënuar”.

- Publicitet -

Sqarimi është publik, në emër të gjithë institucionit, në emër të pavarësisë, por edhe gafës së tij.

Përse SPAK bën këtë deklaratë për të mbrojtur gomarllëkun e prokurorit që ka emrin dhe përgjegjësinë e vet? Është gafa e tij apo e të gjithëve bashkë? A janë të gjithë me mangësi profesionale si O.D, apo është vetëm O.D deficenti që të bën me “barrë” edhe kur s’je?!

SPAK me gjuhë “profesionale” flet me iniciale për shtetasin nën hetim E.V, kur e gjithë Shqipëria e di mirë se flitet për Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë Tiranë.

Pasi nxori në pazar çdo detaj e gjë intime të shtëpisë dhe gruas së E.V, vjen ky sqarim profesionistësh me iniciale. A vjen nga SPAK si fasadë xhami e palarë apo nga prokurori O.D, këtë duhet ta sqarojë SPAK në një konferencë shtypi.

Mundësisht të jenë aty të 20 prokurorët bashkë, meqë po sqarohet një gafë që e bëjnë të gjithë, ashtu si O.D.

SPAK duhet të sqarojë opinionin publik se si e ka hetuar O.D shtetasin E.V. Pyetja e parë që bën një hetues që në kohën e komunizmit deri në kohën e SPAK është – a je i dënuar? Kur E.V është përgjigjur “jo”, O.D e ka verifikuar dhe nuk doli ashtu, çfarë “hetimi” bëri?

O.D “gjeneroi” certifikatën nga sistemi i gjendjes gjyqësore dhe pa i habitur që kryetari i Bashkisë Tiranë ishte “i dënuar”.

Po pastaj, a nuk u interesua të gjente për çfarë vepre penale dilte i dënuar E.V; për vrasje, vjedhje, korrupsion apo përdhunim? Nuk hetoi fare, por e “harroi” fjalën “I dënuar” te kërkesa për burg?!

Nëse masa “burg” nuk u ndikua nga gjendja gjyqësore e të padënuarit, ashtu si pretenedon “sqarimi” i SPAK, atëherë përse u la që në krye të vendimit? A nuk iu vranë në sytë nga ky “dënim” prokurorit O.D? Po prokurorit mbështetës A.D?

Kjo ishte e qëllimshme, që të ngrihej një tym i madh para zhurmës së madhe, para burgosjes së bujshme të Erion Veliajt. I qëllimshëm është edhe publikimi i “brekëve” dhe masave të bikinit.

Sqarimi me iniciale nuk mbulon dot gomarllëkun që vulosi noteri O.D.

Nëse O.D bën të tilla gafa në dokumente me peshë publike dhe politike, çfarë pret të bëjë një njeri i thjeshtë. Po media?

Të gjithëve u lind e drejta të “gabojnë” pas kësaj gafe. Ta ngatërrojnë noterin “O.D” me një psikopat që rreh gratë, që i përndjek në mes të natës; ta ngatërrojnë me një manjak seksual që detyron vajzat pa mbrojtje të shkojnë në shtrat me pahir me të; me një të korruptuar që merr ryshfet nga fukarenjtë; me një noter që falsifikon letrat e gjyshit për të marrë prona, etj., etj.

Hipokrizia e SPAK me iniciale është gabim më i rëndë se “gabimi” që u bë me shtetasin E.V.

E.V është Erion Veliaj. “Noteri” është Ols Dado, lindur nga Rozmari dhe Milto më 23 mars 1973, i dekretuar PROKUROR duke “dënuar” rëndë ligjin që ka numrin 8737, datën 12.2.2001 dhe titullin: “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

A do i kalojë O.D dhjetë vite të tjera GABIM me atë emërim? Kjo mbetet për t’u parë. Deri në atë ditë është “I padënuar”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • BUMERANG says:
    February 16, 2025 at 11:20 pm

    E akuzonte dhe fajsonte dikurë qiftin Nano si të korruptuar ishte kontribut direktë në rikëthimin e Berishës në pushtet dhe sot fajsohen vetë si qifti i koruptuar

    Reply
  • SPAK says:
    February 17, 2025 at 1:00 am

    Ne gjithe historine e SPAK nje gje te ben pershtypje te madhe! Si nuk u bllokuanpasurite e berishajve, te Saliut e kam fjalen! A mos krijuam nje Sigurim te ri shteti me Saliun ne krye?

    Reply
  • TIRONA says:
    February 17, 2025 at 3:31 am

    Dhe perse pa pike turpi Stopet:
    Gerdeci dhe 21Janari,ne kundershtim flagrant me Oganizmat Nderkombetare?

    Reply
  • demo says:
    February 17, 2025 at 5:30 am

    Mia;exi Ta mbajne me shendet burgun.cfare bene 12 vjet? Gerdeci ,32 Janari,Tufa me lule.SE KISHIN HALL TE VIDHNIN!
    Tani ta mbahne me shendet burgun,se e meritojne.

    Reply
  • Iso says:
    February 17, 2025 at 6:38 am

    Une kam pershtypjen se per pasurine e sali vukut perse nuk bllokohet duhet pyetur rama,a ju kujtohet kur rama mori mandatin e dyte dhe e pyeten per 21 Janarin dhe saliun rama ju tha ta leme ne pensionin e vet?!

    Reply
  • Bobi says:
    February 17, 2025 at 2:10 pm

    Si nuk ben koment ndonje tjeter vec patronazhisteve. Shkruani dhe ndonje gje per Arjolen, se nuk di ne ca hu te ngecet

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    February 17, 2025 at 2:28 pm

    Bobi jotëmë e jotmotër në çfarë huri kanë ngecur ?

    Reply
  • Dashi says:
    February 17, 2025 at 2:31 pm

    Demo sa dopio ke pirë sot ? Mirë është të mos shkruash deri më 32 janar , pusho ndopak se plak njeri je .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra
  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë

Komentet e Fundit

  1. Buda on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  2. demo on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. alldron on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. xxx on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  5. Emigranti on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?