Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Stoltenberg thirrje vendeve të NATO-s: Furnizoni me armë Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Stoltenberg thirrje vendeve të NATO-s: Furnizoni me armë Ukrainën
AktualitetBote

Stoltenberg thirrje vendeve të NATO-s: Furnizoni me armë Ukrainën

Published: December 30, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të furnizojnë me më shumë armë Ukrainën.

“I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në të gjitha interesat tona të sigurisë të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe Presidenti rus Vladimir Putin të mos fitojë”, i tha Stoltenberg agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Ai tha se ishte ndoshta edhe më e rëndësishme që Ukraina të merrte municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja për municion dhe pjesë këmbimi ishte “shumë e madhe”. Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një fjalim para një grupi liderësh perëndimorë kërkoi një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar përpjekjet për të kundërshtuar pushtimin rus.

- Publicitet -

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara javën e kaluar njoftuan gati 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake shtesë, duke përfshirë Sistemin e Mbrojtjes Ajrore Patriot, i cili ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe balistike. Stoltenberg tha se mbështetja ushtarake për Ukrainën ishte rruga më e shpejtë drejt paqes.

“Ne e dimë se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e bisedimeve – ndoshta edhe kjo luftë – por ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në këto negociata varet pazgjidhshmërisht nga situata ushtarake”, tha ai.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt në atë që Putin e quan një “operacion special ushtarak” kundër asaj që ai e percepton si kërcënim për sigurinë ruse. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë denoncuar veprimet e Rusisë si një rrëmbim toke të stilit imperialist dhe kanë vendosur sanksione në përpjekje për të ndërprerë fushatën.

Lufta 11-mujore ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka dëbuar miliona nga shtëpitë e tyre, ka lënë qytete në gërmadha dhe ka tronditur ekonominë globale, duke rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    December 30, 2022 at 11:03 am

    Une them Furnizoni me arme Kosoven,se nuk do keni nevoje,as per Traktate ,marreveshje,falje Territoresh,strehim refugjatesh,kriza Humanitare,heqje barrikadash,Associacione Paramilitaresh,,,rivendiukime kufijsh etj etj,Do jeni te qete fare,sepse populli shqiptar i Kosoves,i Armatosur gjer ne dhembe me Armet me moderne,,ja ha gryken Swerbise,e dergon ne Shumadi,qe te mos i shkoje rradakja serbeve tu bien ne qafe popujve te tjere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga TVSH-ja për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në paketën fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në historinë e tranzicionit!
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë
  • Mbledhje online si në kohë lufte: Deputetët e PS votojnë nga shtëpia dhe makina
  • NATO shqyrton ndryshimin e planeve për vitin 2027, samiti në Tiranë nën hije dyshimi

Komentet e Fundit

  1. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  2. demo on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. Luan on Ku është kufiri mes Protestës dhe Pushtetit: A munden ta transformojnë edhe studentët tanë zemërimin në votë?
  5. demo on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?