Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Parlamenti Europian diskuton të martën sulmin e Banjskës dhe raportet Serbi-Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Parlamenti Europian diskuton të martën sulmin e Banjskës dhe raportet Serbi-Kosovë
KosovëKryesore

Parlamenti Europian diskuton të martën sulmin e Banjskës dhe raportet Serbi-Kosovë

Published: September 29, 2023
Shpërndaje

Parlamenti Europian do të diskutojë të martën lidhur me raportet Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Në njoftimin e publikuar në faqen PE-së, thuhet se diskutimi do të mbahet të martën pasdite.

“Pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në veri të Kosovës, eurodeputetët do të diskutojnë të martën pasdite për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës me Komisionin dhe Këshillin.

- Publicitet -

Këtë javë, Përfaqësuesi i Lartë dënoi në termat më të ashpër sulmin e një bande të armatosur kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe tre sulmues”, thuhet në njoftim.

Aty rikujtohet se si përmes dy raporteve të miratuara në maj të këtij viti, eurodeputetët kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke.

“Në dy raporte të miratuara në maj 2023, eurodeputetët i kërkuan Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të arrijnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave bazuar në parimin e njohjes reciproke. Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012 dhe negociatat për anëtarësim kanë filluar në vitin 2014. Kosova zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor 2022”, përfundon njoftimi i PE-së.

Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku është vrarë polici Afrim Bunjaku.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më herët ka prezantuar pamje me dron, ku shfaqet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, bashkë me terroristët e tjerë në Banjskë. Sveçla ka thënë se Radojiçiç ka qenë udhëheqësi i grupit terrorist.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë
  • Kreu i forcave të rendit në Shkodër në gjendje të rëndë, u godit me gurë në kokë nga protestuesit
  • VIDEO: Vazhdojnë ta godasin edhe pse e kanë shtrirë, gjashtë policë dhunojnë protestuesin
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?