Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Të jemi të qartë, nëse nuk janë të pavarur…”, Rama sërish mesazh për drejtësinë e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Të jemi të qartë, nëse nuk janë të pavarur…”, Rama sërish mesazh për drejtësinë e re
Lajmi i funditPolitike

“Të jemi të qartë, nëse nuk janë të pavarur…”, Rama sërish mesazh për drejtësinë e re

Published: February 12, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me organet e drejtësisë në vend. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka shprehur mbështetje për SPAK-un dhe GJKKO-në, por thekson se është detyra e qeverisë që të mos lejohet shkelja e standardeve demokratike.

Rama shton se socialistët do të ndajnë me publikun çdo problematikë shqetësuese, kur prokurorët përdorin metoda të sigurimit të shtetit për të trajtuar dikë si fajtor.

Kryesocialisti thekson se më 11 maj, shqiptarët duhet të votojnë kundër atyre që duan ta shkrijnë SPAK-un, duke iu referuar partive më të mëdha opozitare.

- Publicitet -

Ai shton se nëse dështohet që SPAK-u dhe GJKKO të jenë të pavarur atëherë do të jetë dështimi më i madh i tij dhe i qeverisë socialiste për të patur një drejtësi të pavarur për herë të parë që nga viti 1912.

Postimi i Ramës:

Që të jemi të qartë fare: Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne nisëm reformën në drejtësi, që nuk i hynë asnjëherë këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë.

Këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar – vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne – është detyra jonë të mos lejojmë që mungesa e standarteve dhe abuzimet individuale me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit.

Po ashtu, është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e Sigurimit të Shtetit.

Kush ka bërë korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë. Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri.

SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 12, 2025 at 12:47 pm

    Futi në burg horrat e viçidolit, se thellë paskan shkuar rrënjët e tyre.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 12, 2025 at 1:20 pm

    Zoti Rama! Mos shit broçkulla! Pavarësia u takon institucioneve dhe u është dhëne e plotë, ndërsa jetësimi i saj varet kryekëput nga punonjësit e atyre institucioneve, të cilët po i shohim përditë se çfarë qenkan. Subjektivizmi i tyre me “dyshimet e arsyeshme” po e zhbën dtejtësinë duke e shndërruar pavarësinē në një varësi “të mbrojtur” me kushtetutë, përderisa nuk ka pushtete kontrolli mbi subjektivizmin e tyre.Pavarësia e pakufizuar dhe pa asnjë mekanizëm kontrolli po i shndërron në gangsterë të drejtësisë. Ky është produkti i pavarësisë me pash- një naivitet romantik i bazuar te dëshirat e jo te realiteti mbi natyrën egoiste të njeriut.

    Reply
  • flase says:
    February 12, 2025 at 2:32 pm

    Keshilli larte i drejtesise duhet urgjentisht te marri masa konkrete karshi prokurorit dhe gjyqtarit , ta shkarkoje dhe te arrestohen per kete veprim kriminal, ndryshe njerezit nuk do heshtin mle; boll duruan emrin fallco demokraci apo pavaresine e gjyqesorit per te mabjtur skllaverine e kundershtareve. Duhen sot qe te shkarkohet prokurori Plaepave te Durresit dhe gjyqtari dhe te proçedohen per ne burg.

    Reply
  • Po says:
    February 12, 2025 at 3:31 pm

    Eh qenkeni ber te gjith si Saliu ku u djeg byttha e paska fajin SPAK

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2025 at 5:36 pm

    Edi Rama or hjdut
    Kur i ke duret me mut
    Ne gjykata mos i fut.

    Reply
  • Xhemile says:
    February 12, 2025 at 8:22 pm

    Me kete qendrim qe po mbane ky, qe ka hedhur idene se nese SPAK deshton, PS nuk mbane pergjegjesi se SPAK eshte i pavarur. E zberhtyer kjo loje ka kuptim te plote se, ky e ka tredhur SPAK-un aq shume, me keto qe po bene saqe e ka te qarte se SPAK do deshtoj shume shpejt, per te mos thene qe ka deshtuar. Kjo shou e tij, qe eshte hedhur ne sulm kunder SPAK tani, qe bene sikur po i djeg bytha thelle per vehten e tij eshte per t’ju shmangur pergjegjesive.. Po qe ndryshe ai nuk duhej te ishte ndjere fare dhe do kishte fituar me shume pike. Keto lojra te ketij nuk i ha cdo njeri, eshte nje politike qe ky e bene prej vitesh qe kur eshte krijuar SPAK-u, nderkohe qe SPAK po arreston me porosi te ketij. Dhe kjo qe po bene ky eshte, qe i porosite hajdutet e tij publikisht qe te mbyllni gojen, mos ti nxjerrin ketij lakrat, dhe te shkojne ne burg per 2-3 vjete dhe te dalin e te gezojne milionat e vjedhura dhe ky te shpetoj vehten e tij dhe pasurite e vjedhura prej miliona Euro! Ky eshte nje mafioz i rrezikshem qe hiqet si politikan!

    Reply
  • devolliu says:
    February 13, 2025 at 3:29 am

    Po qe se eshte keshtu , atehere KLD le te veproje pa vonese keshtu si thua ti False , dhe kjo shpresoj se do te jete korrigjimi qe con ne rrugen e duhur per vete drejtesine .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?