Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: “Të lirohen tre policët”, Rama: Mbajtja e tyre në burg, lajthitje shtetërore, nisa letër të dytë për Macron e Scholz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VIDEO: “Të lirohen tre policët”, Rama: Mbajtja e tyre në burg, lajthitje shtetërore, nisa letër të dytë për Macron e Scholz
KryesorePolitike

VIDEO: “Të lirohen tre policët”, Rama: Mbajtja e tyre në burg, lajthitje shtetërore, nisa letër të dytë për Macron e Scholz

Published: June 23, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për mediat në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje sërish Serbisë që të lirojë tre policët e Kosovës, që po mbahen në burg.

“Nuk mund të ketë normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pa u liruar 3 policët e Kosovës. Mbajtja e 3 policëve të Kosovës në burg është lajthitje shtetërore”, tha Rama.

- Publicitet -

“Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër, duke ngritur zërin për arrestimet në veri nga forcat policore të Kosovës ëhstë shqetësuese sepse shtetet demorkatike nuk i përgigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të të drejtave të bashkëkombasve të një shteti tjetër.

Nëse Serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri të Kosovës, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë në Serbi, por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar, që është marrëveshja që duhet finalizuar. E përsëris apelin për lirimin e menjëhershëm pa kushte për tre policët në veri të Kosovës jo vetëm se është shkelje e të drejtave të njeriut, por sepse pa u kthyer në shtëpi ata 3 burra s’ka hapësirë për të lëvizur me planin e deskalimit”, u shpreh Rama.

Rama deklaroi se i ka dërguar një letër të dytë presidentit të Francës dhe kancelarit Gjerman për të nxitur zbatimin e planit franko gjerman.

“Pardje iu kam nisur një letër të dytë pas draft statutit presidentit Macron dhe Kancerlarit Scholz dhe Sharl Michel për domosdoshmërinë për një shtysë konkrete. Natyrisht dhe me mbështetjen e SHBA-së që plani franko gjerman të zbatohet medoemos”, tha ai.

Rama ka kërkuar që presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz të mbyllin në një konferencë Vuçiçin e Kurtin derisa të zbatojnë planin franko-gjerman.

“Kështu që vajtje ardhjet në Bruksel me këto xhirot ku shkon puna deri në pikën që palët bëjnë edhe konferenca shtypi, do të shkoj apo jo, ndërkohë që situata në terren degradon përditë. Shpërthimi i asaj situate në formën e një përplasje do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë prandaj është e rëndësishme që të dy liderët, bashkë me këdo qoftë rreth tyre, të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë.

Në një konferencë normalizimi pa të drejtë daljeje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen pikat që askush nuk i kundërshton por në të njëjtën kohë secili ia hedh tjetrin fajin se pse nuk zbatohen, sepse nuk ka vullnet. Ky është fakti. Dhe ka një dehje nga ky karshillëku në të gjithë planetin demokratik por realiteti i përditshëm sot”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​E vërteta e “fletëthirrjeve” në SPAK, si u përdor një faqe satirike për goditjen e Top Channel
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!
  • Janë apo s’janë të Saliut ata në shesh? Rama thotë po, analisti afër Ramës ka një mendim tjetër
  • Rama i përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: Distancohuni qartë nga dhuna
  • Policia ndërhyn me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj studentëve

Komentet e Fundit

  1. Detari on Janë nën hetim nga SPAK, qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Ajo që pritej po ndodh…
  3. Tani on Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Miku aktor i Ramës: Si u katandise kështu për një m… karrige
  5. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Kur njerëzit vendosin të të përgjigjen me atë që ke prodhuar vetë, asnjë kështjellë nuk të shpëton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?