Nuk kanë të ndalur fituesit në Telebingo Shqiptare. Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet e vendit, u janë gëzuar çmimeve dhe dhuratave të preferuara të lojës më popullore të fatit, Telebingo Shqiptare. Ndaj me blerjen e një bilete që kushton vetëm 200 lekë, çdo të dielë do të luhet për 3 “Rrogat Telebingo”, lojën e “Super Peta” ku do të mund të fitoni deri në 15 milionë lekë të vjetra, çmimin e madh të javës prej dhjetëra milionash, shumat mbi 1 milionë lekë në lojën telefonike, “100 sekonda në Spar”, lojën e “Rrotës së fatit”, si dhe shumë dhurata e surpriza të tjera.
Përzgjedhja dje ka nisur me 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 13 nëntor për dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra) dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Rrotën e fatit” janë fituar mbi 4.3 milionë lekë(të vjetra) nga dhjetë fituesit e shorteut të hedhur në datën 30 tetor. Konkretisht në këtë lojë, Stela ka siguruar shumën prej 24,000 lekë, Gëzimi 35,000 lekë, Vladimiri 26,000 lekë, Brunilda 24,000 lekë, Marsida 103,000 lekë, Nazmie 30,000 lekë, Avdyli 30,000 lekë, Margarita 28,000 lekë, Ferdinandi 30,000 lekë, si dhe Danjela 105,000 lekë.
Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave mbi 1 milionë lekë të vjetra. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Gramshit, duke shpallur Adelinën si fituesen e parë, e cila ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës 3 “Rrogat Telebingo”, “Super Petën”, etj. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Fati i ka ecur më së miri fitueses së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Fluturën në Korçë, që me përzgjedhjen e bërë ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 1 milionë lekë(të vjetra). Veseli në Kamëz ishte fituesi i radhës që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën po prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Një tjetër fituese, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Ishte pikërisht Oliona në Korçë e cila pasi ka marrëçmimin e “Rrogës Telebingo”, që ka fituar në shorteun e datës 30 tetor, ka fituar sërish në lojën telefonike, lojë të cilën e ka zhvilluar bashkëshorti i saj nëpërmjet telefonit, ku dhe ka siguruar shumën prej 55,000 lekësh.
Në vijim me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, Pushime në qytetin e Fierit ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh. Ndërsa Jeta në kryeqytet ishte fituesja e fundit që ka marrë në lojën telefonike plot 70,000 lekë.
Më pas Telebingo ka vijuar me shpalljen e fituesve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,207,550 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Elbasanit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 11826 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 60 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 157 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2560 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe tre fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 30 tetor, ku secili prej tyre ka marrë çekun me mbi tre milionë lekë secili. Fatmira Ethemaj ishte një tjetër fituese fatlume e shorteut të datës 30 tetor, e cila ka zhvilluar dje lojën e “Super Peta”, ku me tre mundësitë e saj të arta ka siguruar plot 1,6 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.



100 000 euro?Bravo
Ka mundesi te mos permendet “leke te vjetra”sepse emigrantet njohin vetem lekun qe kan ne dore,po ashtu edhe turiste.Te rinjte nuk e koncetoine dot “leke te vjetra”.Stop me ligj ne tv-te dhe sherbimet shteterore dhe ne dyqane te lincensuara.
Ore se na bot lomsh.Sa lek kan fitu se po me iken truni venit.