Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiç: Ndërgjegjia jonë është e pastër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiç: Ndërgjegjia jonë është e pastër
AktualitetBote

Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiç: Ndërgjegjia jonë është e pastër

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç iu drejtua kombit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me situatën e tensionuar në Veri.

Sipas tij, “ajo që ishte paralajmëruar ditët dhe javët e mëparshme po ndodh pikërisht tani. Fillimisht nga aspekti ndërkombëtar, nga i cili kemi lajme false, të rreme për situatën në terren. Në terren kemi një luftë të vështirë të popullit serb për mbijetesë në vatrat e tyre”, tha Vuçiç.

Ai ka përsëritur se “Policia e Kosovës” nuk ka të drejtë të jetë në veri të Kosovës dhe Metohisë.

- Publicitet -

“Sot ata pushtuan veriun me njësi speciale. Bashkësia ndërkombëtare po bën sikur nuk e pa”, tha ai.

Sipas Vuçiçit, kjo situatë lidhet me “përfundimin e çështjes serbe në Kosovë dhe Metohi” dhe akuzoi një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare për këtë.

“Bëhet fjalë për një përpjekje për t’i dhënë fund çështjes serbe në Kosovë, në të cilën marrin pjesë Kurti, autoritetet e Prishtinës dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare”.

“Është e rëndësishme për ne që të ftojmë shqiptarët dhe serbët për të ruajtur paqen”, tha ai.

Presidenti i Serbisë tha se për të kjo është dita më e vështirë që kur ka qenë president apo kryeministër dhe se nata më e vështirë është përpara.

“Kam një pyetje për partnerët tanë amerikanë: Cilat marrëveshje i respekton Prishtina dhe cilat amerikanët?”

Vuçiç tha se “kemi informacione nga KFOR-i se shqiptarët nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj protestuesve”.

“Shpresojmë se ata do të garantojnë sigurinë e serbëve. Nëse nuk është kështu, gjithçka do të jetë e qartë për ne menjëherë”, tha Vuçiç.

“Ndërgjegjia jonë është e pastër. Na janë lidhur duart, por edhe kur na detyrojnë në një qoshe të tillë, duhet të luftojmë. Mesazhi im për njerëzit është të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in dhe të mos lejojnë të provokohen”, tha Vuçiç.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Shenjtori Vladimir Putin says:
    December 12, 2022 at 10:22 am

    Merita i takon Miloshevic dhe Vucic qe zbatuan planin per shkeputjen e Kosoves.

    Reply
  • LEON says:
    December 12, 2022 at 10:32 am

    Po pse o Vladimir Putana,?Kush ja la Kosoven Milloshevicit dhe Vucicit.Kosova ka qene shqiptare dhe do te mbetet shqiptare.

    Reply
  • demo says:
    December 12, 2022 at 12:27 pm

    Asnje agresor deri me sot nuk ka pohuar Agresionin.Putini e sulmoi Krimene vetem per te realizuar REFERENDUM POPULLOR ,qe populli Krimese te zgjidhte me voten e Lire per tu bashkuar me Rusine.
    Sulmi ushtarak kunder Ukraines nuk eshte i tilli.Eshte vetem nje operacion Stervitor,per te derguar kutite e votimit ne Donbas,qe populli te votoje i lire.
    Edhe Agresioni Ushtarak i Vucicit kunder Kosoves do te jete vetem nje nderhyrje Vellazerore me serbet qe jetojne ne Mitrovice,qe te mos vuajne nga Qeverria Kosoves,,qe mos i detyrojne me te paguajne energjine elektrike,qe konsumojne,,Te mos i detyrojne me te vendosin Targat e shtetit ku jetojne,te mos i detyrojne me te zgjedhin perfaqesuesit e tyre.
    Prandaj Vucici po dergon tanke ne Mitrovice,,PER PAQE DHE HARMONI ,,PER TE BASHKUAR GJITHE KATUNDET KU JETON EDHE NJE SEB I VETEM ME SERBINE.
    PRANDAJ E KA NDERGJEDHEN E PASTER SI INCENERATORET E RAMES.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?