Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tërmeti në Mianmar, “luftë” me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit! Mbi 1644 të vdekur dhe 3,408 të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tërmeti në Mianmar, “luftë” me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit! Mbi 1644 të vdekur dhe 3,408 të plagosur
BoteLajmi i fundit

Tërmeti në Mianmar, “luftë” me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit! Mbi 1644 të vdekur dhe 3,408 të plagosur

Published: March 29, 2025
Shpërndaje

I dërrmuar nga lufta civile, e tani edhe nga tërmeti shkatërrimtar i magnitudës 7.7, Mianmari numëron të vdekurit.

Mbi 1644 është deri tani bilanci paraprak i jetëve të humbura nga lëkundjet e fuqishme të tokës, por frika është se shifra reale mund të mbërrijë në mijëra.

Deri më tani raportohet për 3,408 të plagosur dhe 139 persona të humbur.

- Publicitet -

Mianmari, i njohur më parë si Burma, ishte i përfshirë tashmë nga trazirat të cilat nuk kanë reshtur që kur ushtria mori pushtetin nga qeveria e zgjedhur e Aung San Suu Kyi më 1 shkurt 2021, duke ngjallur një indinjatë opozitë të gjerë popullore.  Pasi demonstratat paqësore u shtypën me dhunë, shumë kundërshtarë të juntës ushtarake rrëmbyen armët, e pjesë të mëdha të vendit tani të përfshira në konflikt.

Para se të godiste tërmeti, Kombet e Bashkuara vlerësonin se qindra mijëra civilë ishin zhvendosur nga luftimet e brendshme, dhe rreth 18.6 milionë kishin nevojë për ndihmë humanitare. Liderët ushtarakë lëshuan tani një thirrje të rrallë për ndihmë ndërkombëtare, së cilës iu përgjigjën të parat Kina e India. Në qytetin e dytë më të madh, Mandalay, ku ndodhej dhe epiqendra e tërmetit, punonjësit e shpëtimit po përpiqen me cdo mënyrë të shpëtojnë njerëzit e mbetur nën gërmadha, por nuk e kanë të lehtë.

“Këtu janë 7 njerëz nën rrënoja, të cilët është tentuar gjatë gjithë natës që t`i nxjerrim, por kemi nevojë për makineri të mëdha. Ata thërrasin, ua dëgjojmë zërat, por nuk e dimë se ku janë. Vetëm falë makinerivë të mëdha mund të lëvizen grumbujt e inerteve në mënyrë që të nxjerrim gjallë njerëzit prej andej”, shprehet një punonjës shpëtimi.

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë i thanë BBC-së se janë duke gërrmuar me duar për të shpëtuar të mbijetuarit. Pajisjet e posaçme zanore kanë ndihmuar në mjaft raste për lokalizimin e tyre, por nxjerrja nga gërmadha nuk është një detyrë e lehtë. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, strukturat e paqëndrueshme dhe grumbujt e mëdhenj të interteve, i kanë ngadalësuar ndjeshëm operacionet. Pasojat e katastrofës po i përjeton edhe Tajlanda fqinjë.

Në vendin e shembjes së qiellgërvishtëses në ndërtim, pamjet e rrëzimit të të cilës bënë xhiron e botës, janë pikasur të paktën 15 persona ende gjallë nën një shtresë rrënojash prej 5 deri në 10 metra.6 janë të vdekurit e konfirmuar atje, ndërsa 100 punonjës ndërtimi rezultojnë të zhdukur.

Sipas Qendrës Gjeokërkimore Gjermane Helmholtz dhe Observatorit Amerikan të Tërmeteve (USGS), tërmeti të premten ka qenë me magnitudë 7.7 ballë. Një tërmet i dytë dymbëdhjetë minuta më vonë u tha se kishte një magnitudë 6.4. Burimi i tërmetit ishte rreth dhjetë kilometra në thellësi. Lëkundjet u ndjenë edhe në pjesë të Kinës, Indisë e Bangladeshit. Në Kinë, provinca Yunnan, e cila kufizohet me Mianmarin, u prek veçanërisht, siç raportoi televizioni shtetëror kinez.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?