Konsumimi i alkoolit është një praktikë që është pothuajse aq e vjetër sa vetë qytetërimi njerëzor. Të dhënat historike tregojnë se alkooli është prodhuar dhe konsumuar në shumë prej qytetërimeve të mëdha të botës, duke përfshirë Egjiptin e lashtë, Greqinë, Indinë, Mesopotaminë dhe Kinën.
Sot, konsumimi i pijeve alkoolike është pjesë përbërëse e socializimit dhe kulturës në shumë vende, veçanërisht në Europë.
Falë shkencës, ne në fakt mund të matim se sa “i dehur” është mesatarisht çdo vend, duke marrë litrat e alkoolit që konsumon çdo banor në vit.
Le të hedhim një vështrim në disa nga vendet që konsumojnë më shumë alkool në botë dhe po flasim vetëm për alkoolin e pastër.
Republika Çeke
Me 14,4 litra për frymë në vit, kjo është një sasi e konsiderueshme e alkoolit që njerëzit derdhin në venat e tyre. Siç do ta zbuloni nga pjesa tjetër e kësaj liste, evropiano-lindorët thjesht i duan pijet e tyre dhe kjo është ajo që bëjnë kur dimrat janë të ftohtë acar. Duhet të ngrohen disi.

Belgjika
Vendi që prodhon birrën më të mirë në botë, rezulton të jetë edhe një nga “pijanecët” më të mëdhenj në botë. Kjo ndoshta nuk është një surprizë për askënd. Ajo që është befasi është se me 12,1 litra për frymë, ata mezi hynë në listë.

Bullgaria
Bullgarët nuk janë “aq të këqij” sa çekët, por me 12,7 litra për frymë ata nuk ngelen pas.

Irlanda
Festa e tyre kombëtare është e njohur në mbarë botën si një justifikim i mirë për t’u dehur, kështu që nuk është çudi për askënd që irlandezët pinë 13 litra alkool të pastër në vit. Kjo nuk numëron të gjithë njerëzit e tjerë që pinë gjatë Shën Patrikut në pjesën tjetër të botës.

Lituania
Përshëndetje, Evropë Lindore! Megjithatë, Lituania nuk ngatërrohet me të tjerët – ata pinë 15 litra alkool të pastër për frymë në vit. Ky është një numër jashtëzakonisht i lartë dhe ndoshta jo edhe aq i mirë për shëndetin te tyre.

Gjermania
Oktoberfest ka lindur këtu dhe është ndoshta vendi më i madh i birrës në këtë listë, përveç Belgjikës, kështu që 13,4 litrat e tyre për frymë nuk habitin askënd në këtë pikë, apo jo? Duke marrë parasysh disa nga numrat e tjerë që kemi parë këtu, në fakt është shifër mjaft modeste.

Moldavia
Moldavët pijnë15,2 litra alkool të pastër në vit. Meqenëse ky është golashënuesi ynë më i mirë, le ta ilustrojmë këtë numër: kjo do të thotë që Moldavia mesatarisht pi 304 litra birrë në vit. Kjo është gati një litër në ditë.

Mbretëria e Bashkuar
Ndërsa 11,5 litra alkool i pastër për frymë në Mbretërinë e Bashkuar nuk i bën përshtypje askujt në këtë pikë, ne duhet t’i përmendim ata thjesht për faktin se britanikët dehen mesatarisht 51,1 herë në vit. Kjo do të thotë se ndërsa britanikët mund të mos pinë aq shumë, ata dehen rreth një herë në javë.

Po ne shqiptarët, ku renditemi? Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Europë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që vendin tonë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.
Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut.
Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt.
Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.
j.l./ dita
