Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thellohet kriza politike në Kosovë, dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Thellohet kriza politike në Kosovë, dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit
KosovëLajmi i fundit

Thellohet kriza politike në Kosovë, dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit

Published: May 9, 2025
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës dështoi sërish sot të konstituohet, në përpjekjen e 13-të për të zgjedhur kryetarin e ri të parlamentit. Seanca u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit dhe është caktuar të vazhdojë më 11 maj në orën 10:00.

Procesi i konstituimit ka ngecur në pikën e zgjedhjes së kryekuvendarit, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Haxhiun, duke e cilësuar atë si një figurë jo unifikuese.

As në këtë seancë nuk pati përparim. LVV kërkoi sërish formimin e një komisioni ad-hoc për votimin e fshehtë të kandidatit për kryetar Kuvendi, por nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme nga partitë opozitare, përfshirë edhe Nismën.

- Publicitet -

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive që të propozojnë anëtarët e komisionit, por debatet mes deputetëve nuk munguan. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi me fjalët: “Mundesh me na thirr edhe 48 herë, çdo 48 orë, edhe me kërku me propozu dikë”, por i ndërpreu mikrofoni me urdhër të Deharit.

Pas hedhjes në votim, pro formimit të komisionit votuan 56 deputetë dhe një kundër, numër ky i pamjaftueshëm për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

“Për kanë votuar 56 deputetë, një ka qenë kundër, nuk kemi kuorum. Shihemi përsëri më 11 maj në orën 10:00”, deklaroi Dehari në fund të seancës.

Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, ende nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të Kuvendit, duke e mbajtur procesin e konstituimit në ngërç institucional.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Shqiptari says:
    May 9, 2025 at 10:04 am

    A ka president,gjykate kushtetuese,politikan ne Kosove ,qe nuk e pengon nje corapkuq,ta beje corap nje popull te tere!?

    Reply
  • Remo says:
    May 9, 2025 at 12:22 pm

    Sot u falet se 13-ta, eshte numer tersi.
    Me mire t’a provojne prape ne 11 maj
    meqe kemi edhe ne zgjedhjet, ketej
    nga vilajeti jone. Pastaj, ne 12 maj, fillon
    kampionati i vertete, ata jane 13 pike para,
    po s’ka problem, deri ne fund mund t’ua
    marrim, kemi eksperience jo per ndonje
    gje. Ata me Albulenen, ne me Spiropalin,
    pse jo edhe Jozefinen qe te kap per zhelesh…
    Hej o hej c’rivalitet na pret

    Reply
  • Dashi says:
    May 9, 2025 at 1:30 pm

    I ziu demo , që ju bë Kosova copë e çikë dhe heroi i tij Albin Kurti , për të vrarë veten .

    Reply
  • ce says:
    May 9, 2025 at 3:21 pm

    Sa kohe te jete ne liste emri i Serbulena Haxhiut kesaj antishqiptare te betuar kurre mos u zgjedhte kryetari i kuvendit ne Kosove. Kjo gerdalle e kosoves beri thirrrje publike vjet ne Kosove qe asnje kosovar te mos shkoje me pushime ne Shqiperi sa kohe te jete Edi Rama kryeminister, dhe tani me 11 maj 2025 Edi Rama eshte perseri kryeminister me mandat te 4t kurse sharebajga e kosoves Serbulena Haxhiu kurre nuk do behet kryetare kuvenndi.

    Reply
  • capi says:
    May 10, 2025 at 2:28 pm

    Si ke numrat o Albin. Nuk eshte budallacke ky timonieri ketej nga ne, qe do timonin e tepsine te gjithe per vete.
    Me sa raunde e keni kete ndeshjen. Po si kur ti dergosh te gjithe ne shtepi dhe te shperndash paralamentin. Cfare thote ajo kushtetuta. Sa shikoj dhe kete nuk e do. Ku i dihet qahesh nga shiu dhe bie ne bresher.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?