Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thirrjet në SPAK, ambasadorja e BE: Të gjithë para ligjit pavarësisht pozitës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Thirrjet në SPAK, ambasadorja e BE: Të gjithë para ligjit pavarësisht pozitës
Uncategorized

Thirrjet në SPAK, ambasadorja e BE: Të gjithë para ligjit pavarësisht pozitës

Published: January 26, 2023
Shpërndaje

Pak ditë pas takimit me kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christine Hohmann, shprehu bindje për ashpërsimin e luftës ndaj pandëshkueshmërisë.

Në intervistën e saj për emisionin “Now”, ambasadorja e BE tha se askush nuk duhet të jetë jashtë sistemit gjyqësor.

“Nuk ka rëndësi rangu apo pozita e personit. Nëse kryen krimin e korrupsionit, duhet të përgjigjesh në gjykatë. Kjo është e rëndësishme. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ky është parimi bazë i drejtësisë në sistemin tone”, tha ambasadorja Hohmann.

- Publicitet -

Lidhur me ngjarjet më të fundit dhe thirrjet e disa figurave të larta politike në SPAK, ambasadorja e BE në Tiranë thotë se partnerët ndërkombëtarë po bashkëpunojnë  ngushtësisht me investigimin dhe e ndihmojmë SPAK-un të ndërtojë kapacitetet investigative dhe të përmirësojë punën, pasi është një strukturë e ndërtuar rishtas.

“ Kjo ka të bëjë, siç e thashë më parë, edhe me krijimin e historikut. Kemi pasur disa çështje të bujshme që janë hapur, por duhet të sigurohemi që nuk mbaron këtu. Pra, sërish duhet të përqendrohemi te problemi i korrupsionit, te trafiku i influences dhe jo të gjykojmë nëse është një figurë e lartë politike apo jo aq i rëndësishëm sa duhet. Korrupsioni është krim dhe duhet çrrënjosur. Prandaj na duhet SPAK-u dhe gjyqësori në tërësi për ta luftuar”, u shpreh ambasadorja Hohmann.

E pyetur  për një vlerësim që mund të kishte për punën e SPAK, ajo kërkoi  më shumë efikasitet dhe këtu presim që të forcohen dhe të përmirësojnë krijimin e historikut duke bërë më shumë”, nënvizoi Hohmann. m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?