Komisioni Hetimor për TIMS ka zhvilluar dje seancën e radhës për marrjen e dëshmive, nga funksionarët e lartë të shtetit të cilët kanë pasur lidhje me emërimet në radhët e Policisë së Shtetit dhe atyre që janë marrë zyrtarisht të pandehur për këto ndërhyrjet në të dhënat sensitive.
Për 12 orë më radhë, anëtarët e komisionit kanë marrë dëshmitë e ministrit Taulant Balla, i cili ka qenë i pari në radhë, më pas për rreth 6 orë është pyetur kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe në fund deri në orën 03.30 të mëngjesit të sotëm, datë 5 Qershor ka dhënë deklarimet e tij ish-drejtori Ervin Muça.
Ky i fundit, ish-drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e Shtetit ndodhet aktualisht në “Arrest në shtëpi” për shkak të akuzës se ka vjedhur të dhënat e sistemit TIMS, por kishte kërkuar nga togat e zeza masë më të butë.
Nga deklarimet e dhëna nga tre dëshmitarët, kanë dalë në dritë fakte tronditëse që lidhen me sistemin TIMS, por jo vetëm.
Të gjitha të dhënat e Arkivës në Policinë e Shtetit rezultojnë se janë prekur nga persona që nuk kanë lidhje me këtë organizatë.
Nga dëshmia përpara anëtarëve të komisionit dhe nën betim, është pranuar se Sistemi TIMS për shumë kohë nuk ka qenë në duart e Policisë së Shtetit, por e personave të tjerë të paautorizuar dhe për qëllime kriminale.
Kryetari Ervin Salianji dhe anëtarët e Komisionit Hetimor, të opozitës dhe mazhorancës, janë shokuar nga këto deklarime dhe menjëherë kanë kërkuar të mblidhet me urgjencë Komisioni i Sigurisë Kombëtare.
Sipas asaj që ka mësuar newsbomb.al nga burime të sigurta brenda komisionit, është kërkuar me urgjencë që Komisioni i Sigurisë Kombëtare të njihet me deklarimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe të marrë masat e nevojshme për izolimin në kohë “të hemorragjisë” së Sistemit TIMS.
Kjo ndërhyrje e menjëhershme kërkohet për shkak se të dhënat e shqiptarëve dhe shtetasve të huaj që jetojnë aktualisht në vendin tonë, janë në duart e personave të paautorizuar, me qëllime kriminale.
Këto fakte dihen dhe nga selitë diplomatike në Tiranë, konkretisht Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila një vit më parë në pikun e vapës përvëluese të Gushtit 2023 dërgoi të ngarkuarin me punë H. Martin McDowell, në zyrën e Taulant Ballës, sapo ky i fundit ishte emëruar Ministër i Brendshëm.
Zyrtari i lartë amerikanë i shprehur ministrit shqetësimin e SHBA për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe kërkoi që autoritetet shqiptare të ndërmerrnin një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm. H. Martin McDowell kërkoi që ata do të sillnin ekspertët e tyre amerikanë në Shqipëri. / Newsbomb
j.l./ dita

Grida Duma therret ne emission Dhulin dhe nje te PD! Cfare ironie! Pse Grida nuk flet per Santon dhe apartamentet ne Durres e me gjere! Niveli i poshtersise te Grides dhe atyre qe fton, edhe Salianjin, e ka dashnor e ka burre le te na i thote! Moral na beka neve Grida Duma dhe Dhuli!
Cfare Grida Duma thote ky ere! Komisjoni me Drejtuesit e sotem te Policise thone Ujku,,Ky thote gjurmet .
Ka hyre Ujku i Mafias ne Sistemin TIMS,i ka bere corrap te gjitha te dhenat….Qe te mos gjindet as shoferi i Xiprrake,as Hajduti Surrelit, Edhe ti mor qytetar ta gjesh veten me Kredi dhe pa paguar ujin dhe dritat.
Amerikanet kane nje vit qe kane njoftuar ministrin e Brendshem,Palla per cfare po ndodhe.
TI BABALE SALIANI TI KONE BASHKË ME TAULANT DHËMBALLËN JENI TË PJERDHUR NGA TRUTË!
Cudirat nuk kane te mbaruar ne Shqiperi , Kryetari I komisionit te sigurise eshte nje i denuar me burg nga gjykata …….. mos u cudisni, ky Babale mund te jete kapobanda qe ka paguar dhe ka korruptuar disa zyrtare te cilet kane lejuar persona te pa autorizuar per tu futur ne sistemin TIMS
Keta kreret e policise duhet te japin doreheqje, sepse nuk eshte gje e thjeshte dhe te vihen nen hetim nga SPAK.
Keta nuk duhen lene ne detyre .
Kjo çështje nuk është politike, por është teknike dhe korruptive. Fakti që Kryetar Komisioni është Salianji tregon se i keni varur “ujkut mëlçitë në qafë” dhe nuk do të ketë zgjidhje. Që kur u “modernizua” me e-Albania, apo IT për çështje të tjera, e parashikova që do të ketë probleme, sepse hakerat nderhyjnë në vëndet e zhvilluara dhe jo më në Shqipëri, që mungojnë njohuritë për këto gjëra. Të ju jap një shëmbull: dalin listat e votuesve dhe përbri vendosset numri i kartës së identitetit!!! Ky veprim është i jashtë ligjshëm në shumë vënde dhe pérgjegjsit shkojnë në burg, sepse vidhet identiteti i votuesve. Për tipat si Salianji rëndësi ka vota dhe as nuk duan t’ja dijnë se krijojnë probleme ndërmjet votuesve. Si ky rast ka shumë dhe këtu futet edhe ky rast me nderhyrjen e TIMS. Duhet të nxirrni ligjin që punonjësit e IT-së të paguhet mirë, por në rast ndërhyrjeje nga jashtë të shkojnë pas hekurave dhe « frika ruan vreshtat ».
Prandaj po gjen belane policia, Ka dale nje majmun ne Sauk, dhe nuk po e identifikojne dot. Nuk rezulton qe te kete hyre ne Shqiperi, sic duket i kane fshire emrin nga ky mender system. Si i ka shpetuar Edit, se si magazinjer qe eshte del e numron turistat sa hyjne e dalin.
Sa per ate shoferin e Xibrakes i dashur Demo, gje e vogel eshte, dhe mund te zgjidhesh nese ke vullnet ta besh. Se ky shoferi doli nga Shqiperia dhe hyri diku. Nese jane fshire te dhenat nga ana jone, nuk ma merr mendja se i kane patur duart aq te gjata sa te manipulojne te dhenat ne shtetet fqinje. Nese ka dale nga Rinasi, nje vend tjeter ku rregjistrohet emri eshte dhe ne shoqerine ajorore. Sa aksidente ajore kane ndodhur dhe jane identifikuar nga vendi (seat) qe ka patur ne avion.
Se jane perdorur per qellime te tjera, spiunazh, terrorizem, qellime kriminale ose trafik ky eshte nje problem tjeter. Dhe ky amerikani nuk i ha palla shume per shqiptaret, por duket kane rrejdhur ca te dhena qe nuk duhej te dilnin dhe cenojne interesat e tyre.
Po keta jane per estrade, si thonin hacker-a iranian, hacker-i me nene e bab shqiptare.