Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre të plagosur me thikë në kampin e Gjadrit, Policia: Ngjarja konsiderohet e ndodhur në territor italian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tre të plagosur me thikë në kampin e Gjadrit, Policia: Ngjarja konsiderohet e ndodhur në territor italian
KronikeLajmi i fundit

Tre të plagosur me thikë në kampin e Gjadrit, Policia: Ngjarja konsiderohet e ndodhur në territor italian

Published: April 16, 2025
Shpërndaje

Burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha pranë Prokurorisë dhe policisë lokale në zonën ku gjendet kampi i Gjadrit kanë reaguar lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë.

“Shqipëria nuk është përfshirë në incidentin dhe revoltën e Gjadrit, ngjarja konsiderohet e ndodhur në territor italian”, kanë thënë burimet.

Vetëm pak ditë pasi mbërritën në tokën shqiptare dhe u akomoduan në kampin e Gjadrit, emigrantët e sjellë nga Italia kanë shkaktuar tension.

- Publicitet -

Siç raportojnë mediat fqinje, një pjesë e emigrantëve që po mbahen në Gjadër prej 11 prillit janë revoltuar, duke kryer edhe akte dhune.

Sipas autoriteteve italiane, rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat ku po qëndrojnë, si dhe kanë shkatërruar një pjesë të pajisjeve brenda tyre.

Tre prej emigrantëve kanë marrë lëndime të lehta me thikë. Menjëherë pas incidentit kanë reaguar autoritetet italiane, që menaxhojnë gjithçka ndodh brenda kampit, duke vendosur në izolim emigrantët problematikë, të cilët po mbahen nën monitorim.

Lidhur me tensionin brenda kampit shqiptar mediat italiane kanë pyetur ministrin e tyre të Brendshëm, Mateo Piantedosi, i cili ka konfirmuar se kontigjenti është problematik, pasi mes tyre ka edhe të akuzuar ose të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje dhe posedim të lëndëve narkotike.

40 emigrantët që mbërritën në Shëngjin me anije ‘Libra’ me 11 Prill, janë kontigjent kriminal ndaj iu është refuzuar azili në Itali. Ata do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit, derisa të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës. Afati maksimal i qëndrimit në Shqipëri do të jetë 18 muaj.

Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane. Por me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe pritet të deportohen në vendet e tyre të origjinës./tch

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • edi says:
    April 17, 2025 at 6:47 am

    Ngjarja ka ndodhur ne territorin tone te cilin Rama ja ka dhuruar motres se tij Meloni per te sjelle hajdutet se i japin bezdl ne burgjet e Italise !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet 44-vjeçari në qendër të qytetit
  • Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale
  • “Kishim konflikte”, vrau me thikë gruan, flet 68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës
  • Horoskopi 20 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Bismark on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  3. Lasgushi on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. demo on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  5. LIAFE KAFENESH on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?