Sali Berisha e Veli Myftari janë, fatkeqësisht, dy shqiptarë të njohur përgjatë këtyre viteve postkomuniste si persona publikë, politikë, grotesk dhe fatkeqë. Ata të dy ndodhen disa hapa njeri pas tjetrit, edhe pse në distancë të konsiderueshme, në të qenit antinjerëzorë. Janë shumë të afërt në aftësitë për ligësi, dashakeqësi,dhelpëri,inskenime,organizime mafioze dhe ndjellje fatkeqësish. I pari është klasifikuar në rendin e monstrave dhe i lindur për të qenë egërsisë ndaj kombit të vet. I ka sjellë njëmijë të këqija këtij vendi për tridhjetë e tre vjet në çdo sferë të ekzistencës materiale, shoqërore e shpirtërore. Aq sa edhe diktatura ‘demokratike amerikane’, që reklamohet si demokracia më e vërtetë, e ka shpallur të padëshirueshëm.
I dyti për disa vite të ngjeshura, kryesisht në sektorin e policisë dhe tani së fundmi, për tridhjet e tre muaj, në fushën e ecurisë së Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, po bën thagmë! Erdhi aty me lëvizje si ato të miut, pastaj mori guxim prej lepuri, pastaj me puthadorje u bë dhelpër e tani me ombrellën “Hulusi Hako” e trumbeton veten si të jetë ariu.Por i fshehur pas gëmushës. Nën shembullin e Saliut që të gjithë mediat e ndjellin me nofkën ledhatuese “ish-kryeministër” sikur të ishte profesion ky emërtim, edhe Veliu në evidencën e anëtarësisë si pasardhësveterani, në kolonën ‘profesioni’ shkruan “drejtor policie”. Ç’ngjashmëri e paparë!
Saliut i ka mbirë në gjuhë fjala “armik”. Po kështu edhe Veliu, me gojën e suflerit të tejmoshuar, Hulusi Hako po përdor ditë për ditë me gojë e me shkrim fjalën ‘armik’ drejtuar atyre të zgjedhurve që nuk i njohin votimet e hapura me dy duar lart, ‘ula-hupa’ me të cilat demek,u zgjodh Hulusiu kryetar i organizatës. Por Veli-Hulusiu vazhdon edhe më tej: “do bëjmë spastrime prej këtyre armiqve dhe do vendosim element të rinj, duke nisur nga komiteti i veteranëve të Tiranës e më tej në ato të bashkive.”
Le të ndalemi pakëz këtu. Mirë Veliu që është burgaxhi, dhe vuan që të bëhet NJëshi i komitetit të veteranëve të LANÇ,edhe pse nuk ka thuajse fare lidhje me atë luftë, po si guxon xha Hulusiu të quajë armik djemtë e dëshmorëve, vëllezërit e nipërit e partizanëve të vërtetë, bijat dhe mbesat e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar që militojnë realisht me shpirt, me kontribute konkrete dhe bindje të shëndosha për forcim dhe jetëgjatësi të organizatës? Xha Hulusi Hako, ju e dini fare mirë, që aty ju kanë sjellë vetëm si kukull Veli Myftari e ndonjë tjetër pas tij,por nuk keni guximin ta pohoni këtë të vërtetë. Ju nuk u takon aspak që të uleni në atë karrige pa u zgjedhur me votim të fshehtë, pa e merituar, pa u miratuar nga masa e anëtarëve të komitetit, konformë normave të mirënjohura botërisht! Si guxoni ju të bëheni sufler i dëshirave dhe marifeteve mashtruese të Veli Myftarit? Si mundet që një intelektual e veteran siç e konsideroni veten ju, të bjerë në këtë batak që ia servir Veli Myftari? Po gaboni dhe nuk keni kohë të korrigjoheni! Prandaj ose jepuni përgjigje këtyre pyetjeve në disa gazeta me shkrimin tënd, me dorën tënde po qe se jeni veteran i vërtetë, ose largohuni nga ajo karrige një sahat e më parë,pa pësuar dëme të tjera edhe më të mëdha, që do të rrjedhin natyrshëm.
Sali Berisha dhe Veli Myftari, të dy, kanë treguar me fakte e bëma që aq sa ulërasin aq edhe dinë të heshtin,ashtu siç janë edhe drejtues delirantë, po aq janë edhe burgaxhinj të veçantë. I pari është burgosur vetëm tre orë – Oh, ç’hipokrizi historike e fatit!?- Dhe urdhërin për ta mbajtur prapa hekurave e ka dhënë Ilir Meta! Ju lutem mos qeshni!As mos qani! As mos heshtni!Dhe i dyti është burgosur,-eehh, si hiqet vallja?!- nga regjimi i të majtit të dikurshëm Ilir Meta!? Ka pasur disa akuza, si vjedhje, shpërdorim detyre, pabarazi në tenderaetj. Dhe kreu rreth një vit e gjysëm burg, thuajse aq sa qëndroi edhe si drejtor i përgjithshëm i policisë të këtij farë shteti!?Po a e dini se ç’thotë ai, Veliu: “ Mua ma ka dënuar Saliu (Berisha)!?dhe deklamon me zë të lartë:”Por unë me dokumente nuk figuroj i dënuar?!”
Realisht Saliu është i pari që frymëzon të dytin. Ashtu siç inspiron dhe paguan me qindra të tjerë për të kryer mitingje, për të organizuar dhe realizuar krime të shëmtuara dhe krime ‘artistikë’, për të vrarë ditën e për të të qarë natën aq sa edhe edhe të kundërtën.Bile duhet thënë, pa e tepëruar aspak, se ata drejtojnë edhe biznese të posaçme.Saliu,përveç shpifjeve për prapavijë politike të Edi Ramës, të çdo lloji ndodhie shqiptare në këtë truall apo kudo në rruzull,drejton biznesin e vrasjeve me pagesë, në mos direkt, indirekt. Ndërkohë, i dyti, Veliu, ‘drejton’ bisnesin e spiunimeve të vogla për çështje të mëdha!Saliu bëri të padëmshëm rreth dymbëdhjetë shokë të tij të përmbysjes së komunizmit. Edhe Veliu tani po hedh poshtë duke i quajtur armiq, puçistë e përçarës, pesë-gjashtë shokët e shoqet e kryesisë së veteranëve pas ndarjes nga jeta të kryetarit Porodini, të cilët mbrojnë realisht normat për ekzistencën e shëndoshë të organizatës dhe nuk janë aspak karrjeristë.Përsëri, midis Saliut e Veliut, ngjashmëri si dy pika uji në enë të ndryshme.
Kush i mbështet Saliun dhe Veliun? Kjo pyetje duhet bërë veças për secilin. Të parin, figurën më të diskredituar të politikës dhe jetës shqiptare të viteve postkomuniste e mbron ajo fuqi opinionale që njëherazi edhe e dënon. E mbështet ajo fuqi shtetërore që (s)’ e ka ndëshkuar, pikërisht opozita socialiste e cila ka rënë rehat me Saliun. E mbron ajo gjykatë që është krijuar prej tij dhe që bën ison e të majtëve. E mbron paraja që ka grumbulluar nga vjedhjet e pandërprera që i ka bërë popullit, pasurisë kombëtare, djersës së shqiptarëve të thjeshtë. Nuk është i pari rast në historinë tonë dhe atë të vendeve të tjera që kanë rrokopujë të tillë.Por ne e kemi më të rënduar ‘rrumpallën’ se po mbushet një e treta e shekullit që mbeti në ekran e në mikrofon i njëjti Sali. Pra e mbron media që domosdo,në një farë mënyre, paguhet. Kanë ndryshuar në këto tridhjet vjet të gjitha çka na shohin sytë, madje edhe gurët e drurët, retë dhe rrëketë,por Saliu ka mbetur po ai, në mos më i egërsuar e i hardallosur. Ai mbeti po i njëjti shpifës, intrigant, delirant, i etur për pushtet gjer në skajshmëri, autor, tutor dhe “skulptor” i varreve që mbolli politika shqiptare. Kështu qe e thënë për popullin tonë fukara por të pamposhtur!
Veliun, nga ana tjetër, e mbron dhe e inspiron berishizmi por edhe segmente të caktuara të lëvizjes”Bashkë fitojmë!” në mos po edhe hija e trajektores së flurudhës së plumbave në efir të së majtës. Veliun e mbron heshtja vrasëse e disa krerëve potencialë të së majtës, që realisht, me sa shohim, nga sa nuk po bëhet e sa po thuhet, nuk e duan as ekzistencën e mëtejshme aktive të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, madje edhe për organizatën e Dëshmorëve të Atdheut kanë një lloj alergjie; aq sa as fonde nuk i akordojnë.Po ashtu as vlerat e shumanëshme të asaj lufte epokale që e rradhiti popullin tonë në anën me progresive të historisë, nuk duan ta zënë në gojë.
Pra në qoftëse Sali Berishën e mbron guximi i çartur i neofashistëve, paraja e pafanë dhe koha e mjegullt politike, Veliun e mbron dhe e fuqizon, veç aftësive të tij neveritëse për të punuar me metoda policeske në një organizatë që udhëhiqet vetëm nga idealet dhe mbron vetëm idealet dhe vlerat kombëtare të LANÇ, edhe zotësia e pamjaftueshme, guximi i mekur, fuqia e dobët bindëse e organizative e katër nënkryetarëve dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë të asaj organizate të veteranëve dhe pasardhëseve të tyre që e kanë lënë Veliun të livadhisë.
Ja disa nga metodat e punës me pësh-pëshe vesh më vesh dhe bëmat konkrete të Veli Myftarit me cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”,pas vdekjes së kryetarit Odhise Porodini: Bërja për vete e një nënkryetari që të përdorej prej tij si garniturë për ‘seminaret’ ku do të evokoheshin gjoja, vlerat e shtypit e të ngjarjeve të luftës nëpër bashki të vendit,për Jugun në Berat dhe për Veriun në Lezhë; ( lexo: vetafishim i Veliut për postin e kryetarit të organizatës); ndihmesa e përditshme e individëve të paguar të administratës së atij komiteti të cilët janë njëherazi edhe të zgjedhur, pra votëdhënës në çdo mbledhje kryesie a komiteti; korruptimi me pagesa të ndryshme i ndonjë anëtari të kryesisë; manipulimet nën petkun e një vendimi Gjykate të Tiranës;përdorimi i gazetës së organizatës si pronë vetjake ku, duke shkelur normat dhe duke mos i lënë asnjë kompetencë redaksisë për të pasqyruar realisht situatën dhe aktivitetet, i thuren lavde vetëm Veli Myftarit e tani edhe xha Hulusi Hakos, 94 vjeçar; propagandimi i rremë, shpesh edhe fyes nëpër portale, feisbuqe e gazetë i jetës së brendshme të organizatës; interpretimi sipas qejfit të disa neneve të statutit të organizatës; aftësia e jashtëzakonshme për të manipuluar dhe përdorur të tjerët si mashë; Dhe së fundmi,përdorimi i figurave bust të veteranëve realë-atje ku gjen sepse ata janë vetëm të sinqertë- sikur Veliu mbështetet vetëm tek ata, dhe posaçërisht sjellja e të moshuarit Hulusi Hako, që nuk përfaqëson veteranët e vërtetë të LANÇ, në krye të Komitetit Kombëtar të Organizatës Kombëtare të Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Të gjitha këto janë përpjekje të Veli Myftarit për ta përçarë e shkatërruar këtë organizatë kombëtare, e vetmja e këtij lloji. Pikërisht siç ka bërë edhe Sali Berisha për tërë strukturën shtetërore që nga çasti kur e la vendin pa shtet dhe gjer më sot që po e godet shtetin sa të mundet brinjë më brinjë.Por Veli Myftari duhet ti vejë gishtin kokës dhe të largohet nga kjo udhë antikombëtare sa nuk është vonë.
Organizata Kombëtare e Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, është dhe do të mbetet , siç thotë gazetari atdhetar Z.Hoxha,’një nga shenjtëritë simbolike’ të kombit tonë, nuk është hekur që ndryshket por flori, pasuri kombëtare.Askush nuk do të mundet që ta përçajë atë.
ILMI S. QAZIMI,
27.04.2023
Përgjigje disa uzurpatotrëve të Organizatës së LANÇ-it
Për mercenarët që sulmojnë gazetën DITA
Kësaj radhe dua të shkruaj për një editorial me titull: “Disa debate shterp dhe një nismë ogurzezë”, bërë publik në gazetën “Kushtrim Brezash” të datës 21.04.2023. Edhe pse kjo gazetë e nderuar ka përcjellë kurdoherë me mençuri, idealizëm e dashuri fjalën dhe mendimin e antarësisë nga e gjithë Shqipëria, përkujtimin, nderimin e datave historike dhe ngjarjeve të periudhës së LANÇ, kohët e fundit përcjell informacione të njëanshëm dhe të deformuar!
Uroj dhe shpresoj që ky deformim i të vërtetës të mos cenojë mendimin dhe të mos zerë vend në qendrimin e antarësisë apo të çdo lexuesi e dashamiri të organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”.
Ky editorial u përcoll në ditën e Fiter Bajramit!
Në festa është bërë zakon të urohemi, të themi fjalë të mira, të shohim anën e mirë tek gjithsejcili e tek punët që bëjmê që të mund të besojmë në përbashkim e bashkëpunim! Por jo! Shokët tanë “kanë gjetur” qendrime fraksioniste e destruktive e armiqësore tek ”treshja”! Çudi! Vetëm epitete e akuza pa fakte e argumente që të vërtetojnë qendrimet “e treshes fraksioniste”, (së fundmi: “grup armiqësor”)
Po përpiqem të analizoj këtë akuzë.
Cilësimi “fraksionistë” nuk përputhet me mendimin, qendrimin dhe të gjitha përpjekjet e të tre nënkryetarëve! Qendrimi i “treshes” është parimisht i saktë e praktikisht është shoqërisht i dobishëm! I shërben mbrojtjes ligjore, statutore të Organizatës! Dallimi i mendimeve dhe qendrimeve të “treshes” me autoret e editorialit dhe personave që quhen “të ligjshëm” aty është parimor! Qendrimi i “treshes” i përmbahet programit, misionit dhe mbarëvajtjes së Organizatës në të gjitha strukurat e organizimit dhe funksionimit të saj! Asnjë nga nënkryetarët e “treshes” nuk ka interesa personale për t’u zgjedhur kryetar/e! Pse jemi fraksionistë!
Të katër nënkryetarët së bashku kemi kundërshtuar disa qëndrime që bien ndesh me ligjin, mbasi përbëjnë konflikt interesi.
Këtu ishte dhe është fjala konkretisht për persona që kanë edhe funksione vendimmarrëse edhe paguhen në administratën e Komitetit Kombëtar nga burimet financiare të Organizatës. Kundërshtimet e nënkryetarëve ishin dhe janë gjithashtu për shkrirjen e komisionit të kontroll revizionimit(!) kompetencë të cilën e ka vetëm konferenca kombëtare. Grupi i drejtuesve kryesorë, edhe mbassi dha dorëheqjen sh. Dhimitër Shtembari, krahasuar numerikisht me sh. Veli Myftari, përbën shumicën për të marrë vendime në ndjekjen e drejtimit kolegjial në përditshmërinë e funksionimit të organizatës. Të tre nënkryetarët kolegjialisht mund të marrin vendime me të drejtë propozimi apo informimi për t’u shqyrtuar e miratuar në kryesi apo, më pas, sipas llojit dhe rëndësisë së problemit, në Komitetin Kombëtar…. Struktura kolegjiale e drejtuesve kryesorë edhe pse nuk eshte e shkruar ne statut, nuk ndalohet! Është praktikisht e dobishme. Sekretari nuk mund te vendosi i vetëm! Ne e kundërshtojmë këtë sjellje autarkike të sekretarit. Ku qendron fraksionizmi këtu?
Në mbledhjen e Kryesisë së datës 03.02.2023 u morrën një sërë vendimesh, disa njëzëri e disa me shumicë votash të të pranishmëve, të konfirmuara me shkrim. Këto vendime që u muarrën duhet të ndiqeshin për zbatim. Gazeta nuk dha asnjë lajm! Sh. Veli nuk i “njeh” ato vendime se nuk i interesojnë! (Kush është ky?) Ndër këto vendime ishte krijimi i komisionit për administrimin e shqyrtimin e kërkesave, hartimin e kritereve dhe procedurave për zgjedhjen e kryetarit të Komitetit Kombëtar. Ngritja e këtij komisioni vërteton vlerësimin e institucionit të kryetarit të komitetit në kushtet kur në Organizatën tonë dominon antarësia nga radhët e pasardhësve të Veteranëve të LANÇ. Ngritja e këtij komisioni nuk ndalohet as nga statuti as nga ligji 8788 për organizatat jofitimprurëse! Komisioni u vlerësua me seriozitin e merituar nga shumica e kryesisë që e miratoi, nga ne nënkryetarët dhe nga të gjithë antarët e komisionit. Antarët e komisionit janë personalitete që i bëjnë nder Organizatës dhe vetë kësaj përgjegjësie! Vlen të sqaroj që profesorët nuk kishin e nuk kanë interesa personale për detyrën e kryetrit, nuk janë në konflikt interesi!
Ata janë personalitete të zgjedhur në krye të Organizatës!
Spartak Braho, profesor Ksenofon Krisafi, dr. Dorian Koçi dhe sh. Liliana Mero janë të zgjedhur antarë të Kryesisë së Komitetit Kombëtar. Profesor Pëllumb Xhufi, dr. Drita Shehi janë antarë të Komitetit Kombëtar, ndërsa profesor Fatos Tarifa është antar në Organizatë, pasardhës i drejtpërdrejtë i veteranit Sevo Tarifa. Besoj, lexuesi do të dijë të gjykojë objektivisht dhe nuk do të bjerë në pozitat e gabuara të autorit të editorialit. I falenderojme të gjithë shokët dhe shoqet antarë të komisionit!
Komisioni dhe grupi i nënkryetarëve nuk mund të pranonte dhe arriti të ndalojë uzurpimin e postit të kryetarit nga sh. Veli Myftari. Do të ishte turpi ynë, turp për Organizatën tonë që të vinte Veliu në krye për të gjithë qendrimet në shkelje të parimeve, normave statutore dhe ligjeve, për shpërdorimin e përgjegjesisë që e quan ligjore! A mund të jemi ne fraksionistë me që Veliu nuk arriti të bëhej kryetar?! Gjithadhtu ne bashkë me profesorët na ndajnë këndveshtrime parimisht të ndryshme nga z. Veli Myftari edhe në këtë çështje! Veliu nuk ka eksperience drejtimi në ndonjë organizatë shoqerore jofitimprurëse! Nuk i njohim ndonje studim a kualifikim lidhur me historinë apo vlerat e historisë së LANÇ. Gjithsesi, le të konkuronte, por Veliu nuk plotëson kriteret për të konkuruar! Ai është uzurpator!
Uzurpatorët nuk mund të ngrefen e të kapardisen gjatë! Shpresat e ambicjet e tyre fiken shpejt e lehtë dhe, vjen nje ditë, që u mbetet vetëm karrikja, edhe këtë po ua lanë! Antarësia me vlera cilësore idealiste, nuk u afrohet më uzurpatorëve!
Ndaj Organizata do të kthehet në identitetin e vet me antarësinë që e do dhe e respekton histornë dhe të vërtetat shkencore, që mbron vlerat dhe mishëron në vetvete vlera!
Ne shumica e antarësisë dhe e të zgjedhurve në organet drejtuese jemi betuar dhe jemi të përkushtuar ndaj programit e misionit të Organizatës, të përkushtuar në mbrojtjen e idealeve dhe vlerave kulturore etnike historike të ish luftëtarëve për liri dhe antifashizëm!
Argumentet e tij nuk mund të pranohen!: Mendimi i tij dhe i disave rreth tij- “mua më takon sipas statutit, se jam sekretar i përgjithshëm!” – Në fakt statuti nuk ka asgje të shkruar keshtu!
Argument tjetër: – “unë jam i ligjshëm” se jam i regjistruar në gjykatë e ju jeni konsultativë! Për fat të mirë ne të tre “fraksionistët” jemi deklaruar që në krye të herës që nuk e kërkojmë postin e kryetarit. Por pyesim: – Pse vendimi i gjykatës që u publikua në gazetën “Kushtrim Brezash” menjehere pas mbledhjes se kryesisë se datës 03.02.2023, ka regjistruar vetë sekretarin dhe organizata jonë nuk kishte kryetar? Nuk ishin të regjistruar as nënkryetarët, as anëtarët e Kryesisë! Ne jemi të ndergjegjshëm që në gjykste regjistrohen ato që çohen, nuk përzgjedh vetë kush është çfarë.
Argument tjetër i sh. Veli: – kryetari ma ka lenë mua amanet të behem kryetar! (!?) Organizata, i nderuar, nuk është pronë private! Ju lutemi, mos abuzoni me mirësinë, dashurinë e të ndjerit, kryetarit tonë Odhise Porodini! …Dhe qarkulluan video tek të gjithë ne që të luanin me ndjeshmerine humane dhe respektin e dashurinë për kryetarin tonë se gjoja ai e ka lënë amanet Veliun(?!) Ne nuk e lejuam të arrinte edhe këtë, sepse vlerësojmë autoritetin dhe rëndësinë e Organizatës dhe jo egon e vetzgjedhjen uzurpatore të Veliut. A mund të konsiderohemi fraksionistë për këtë qendrim? Nëse do ta kishim lejuar të bënte Veliu ç’të donte, do të ishim fraksionistë?
Mbasi pimë kafe mbas të dyzetave, sh. Veli u ul në karriken e kryetarit dhe nuk luajti prej andej. Sipas tij: – Ai duhet të vinte në vend amanetin e kryetarit, se kaluan 40 ditë! Nëse do të pranonim këtë logjikë, a do të ishim fraksionistë?
Përveç të tilla “armëve” të pabaza, Veliu nuk e meriton të kërkojë poste drejtuese në Organizatën e Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, madje duhet të largohet e të japë dorëheqjen nga çdo funksion drejtues e vendimmarrës, sepse mban mbi shpatulla cilësimin fajtor në tri shkallë gjykimi, jo për arsye politike, siç thotë ai, por për korupsion.
Në mbledhjen e Komitetit ne e morëm fjalën dhe shpalosëm qëndrimin tonë parimor, konstruktiv, dashamirës, bashkëpunues. Gazeta “Kushtrim Brezash” përsëri nuk shkruajti asgjë! Ne kërkuam të respektohet votimi i fshehtë meqë ishin dy kandidatura për një post! Statuti e parashikon votimin e fshehtë. Ligji gjithashtu! Pse etiketohemi fraksioniste? Apo se kërkojmë të respektohet Statuti dhe e drejta demokratike ligjore për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit mes dy kandidaturave? Ne e kishim përgatitur procedurën për votim të fshehtë, por në atë situatë kaotike, të dirigjuar nga Veliu dhe të vetët, nuk u mundësua votimi i fshehtë. Edhe pse antarët e Komitetit Kombëtar të pranishëm me të drejtë vote, përbënin shumicën, nuk iu mundësua fare vota e tyre! Kujt i shërben qendrimi i sh. Veli e Co apo autorit të editorialit të gazetës? Kush i shërben mbarëvajtjes së organizatës: ne “fraksionistët” apo Veliu e Co?
Pse nuk na krijohet mundësia të publikohen në gazetën tonë mendimet, mesazhet, propozimet, opinionet tona si nënkryetarë? Pse duhet të gjejmë mbështetje tek gazeta Dita për të komunikuar me antarësinë e Organizatës sonë dhe me opinionin e lexuesve të gazetës “Kushtrim Brezash”? Duke e falenderuar Xhevdet Shehun, anëtar i forumeve drejtuese të organizatës si edhe ekipin e gazetës Dita, i drejtohemi autorit të editorialit: pse villet vrer për gazetën Dita?
Arsye tjetër e kundërshtimeve tona dhe jo vetëm, është gënjeshtra, pabesia, tiparet e karakterit. Mund të vish të kërkosh funksionin e drejtuesit të një organizatë, kur ke kontribute të shquar atdhetare, kur ke integritet, identitet social kulturor me vlera si përbashkies e jo përçarës, kur je parimor…. kur njeh e respekton rregullat, parimet, normat, kolegjialitetin, transparencën, kur njeh dhe respekton strukturat e institucionet e organizates qe synon të drejtosh. Keto Veliu nuk i plotëson. Gjithadhtu: do të ishte shumë e ndershme të pranonte që nuk është pasues i drejtpërdrejtë i nje ish luftëtari të lirisë.
Mbassi nuk ia arriti për vete, ai “hodhi në lojë”. Profesor Hulusi Hakon dhe “u largua” nga ambicja për të uzurpuar de jure postin e kryetarit. Në fakt ai po bën çmos që “të marrë për dore” profesorin dhe ta “drejtojë” atje dhe ashtu si do Veliu!
Kur ai po përpiqet me te gjitha mënyrat “të punojë me shtabin e krijuar me punonjës të administratës e me shokë e miq” të zgjedhur prej tij për qellime keqdashëse e interesa personale (!), kundër strukturave të zgjedhura e vendimmarrëse, le të na shpjegojë ku eshte sjellja jonë fraksioniste? Një pyetje: kur ne të tre nënkryetarët e Komitetit Kombëtar sëbashku nuk përbëjmë shumicë në raport me nje sekretar të përgjithshëm, si ka mundësi që ai të marrë vendime vetëm, të vendosi veton, të urdhërojë, të mos informoje, të mos bashkëpunojë e të mos bashkëdrejtojë në mënyrë kolegjiale, të mos komunikojë me ne, por të na etiketojë fraksioniste? Ku e gjen kurajon Veli Myftari të shkelë mbi Organizatën?
Nëse sh. Veli trimërohet kështu e nuk pyet për struktura e institucione organizative statutore, por investohet pa u ndalur në shkatërrimin e Organizatës, me siguri instruktorët e tij do ta shpërblejnë për shërbimin që po u bën!
Ne “fraksionistët” nuk jemi pakica! Ne “fraksionistët” nuk do të heshtim! Nuk do të rreshtim së luftuari në mbrojtje të identitetit dhe vlerave të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”! Nuk do të lejojmë të zenë vend shpërdorimet nga z. Veli e Co! Nuk do të lejojmë të ndryshojë kurs kjo Organizatë!
Elidiana Canaj
Nënkryetare e Komitetit Kombëtar
