Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tuneli i Llogarasë, projekti më i financuar në vitin 2023, ja sa ka kushtuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tuneli i Llogarasë, projekti më i financuar në vitin 2023, ja sa ka kushtuar
EkonomiLajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë, projekti më i financuar në vitin 2023, ja sa ka kushtuar

Published: May 15, 2024
Shpërndaje

Ndër projektet më të financuara të investimeve në vitin 2023 ishin ato të infrastrukturës rrugore, sipas një liste që përpiloi Ministria e Financave për realizimin e investimeve buxhetore, sipas zërave të projekteve më 2023.

Ndër 50 projektet më të financuara më 2023 është Tuneli i Llogorasë, me 9.6 miliardë lekë, ose rreth 90 milionë euro. Financimet për këtë projekt janë drejt mbylljes, pasi nga viti 2021 deri më 2023 janë financuar 15.8 miliardë lekë. Projekti është drejt përfundimit dhe tuneli do të jetë i aksesueshëm për automjetet në fillim të sezonit të verës.

Pas tunelit të Llogorasë, financimet buxhetore më të mëdha janë dhënë për investime në ushtri, me rreth 6 miliardë lekë të dhëna për armatim dhe përmirësimin e sistemeve teknologjike në ushtri. Në krye të listës së investimeve ishte rindërtimi i banesave individuale me rreth 3,5 miliardë lekë financim (33 milionë euro).

- Publicitet -

Projekti i katërt më i financuar më 2023 ishte kontrata e koncesionit me PPP për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, me 3.5 miliardë lekë. Një ndër projektet më të financuara ishte ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri me 1,9 miliardë lekë, i ndjekur nga Rruga Korçë – Ersekë me 1,4 miliardë lekë si dhe nga segmentet e tjera të Unazës së Madhe.

Më tej skarpatet në Rrugën e Arbrit ishin në top listën e projekteve më të financuara më 2023, me rreth 1,37 miliardë lekë. Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë – Rinas u financua me vlerë 1 miliard lekë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se lista e investimeve kishte një program financimi 121 miliardë lekë për vitin 2023, por janë realizuar 106 miliardë lekë, ose 87%. Zëri më produktiv i arkës së shtetit vuan nga mosrealizimi i lartë i planit dhe përqendrimi i alokimeve në dy muajt e fundit të vitit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë muajit dhjetor 2023 u paguan 430 milionë euro në zërin “investimet publike”. Kjo shumë ishte sa 40% e fondit vjetor të investimeve publike që u realizua gjatë vitit të kaluar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?