Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmi rrit importet, jo prodhimin vendas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Turizmi rrit importet, jo prodhimin vendas
EkonomiLajmi i fundit

Turizmi rrit importet, jo prodhimin vendas

Published: April 24, 2024
Shpërndaje

Turizmi po stimulon rritjen e importeve por jo prodhimin vendas.

Teksa industria po përgatitet për fazën kulmore të saj, e cila përkon me stinën e verës, të dhënat mbi tregtinë e jashtme tregojnë se importet e mallrave që lidhen me aktivitete kryesore të operatorëve, janë rritur.

Kështu, importet e çadrave u rritën 61% nga janari në mars, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

- Publicitet -

Rritje shënuan dhe importet e mjeteve të vogla të lundrimit, si varka dhe anije të vogla, blerjet e të cilave për vendin tonë janë rritur me 79% në tremujorin e parë të vitit.

Produktet dekorative, të përpunuara me kashtë, dyshek, mobilie, krevate u rritën përkatësisht me 15 dhe 45%.

Por teksa këto produkte mund të mos kenë një industri të zhvilluar vendase për të plotësuar kërkesën e cila është më shumë se dyfishuar, rritje të importeve kanë shënuar edhe produktet ushqimore.

Të dhënat për tremujorin e parë tregojnë për një rritje prej 22% të ushqimeve të importuara, si dhe 60% për zarzavatet dhe frutet.

Cikli i blerjeve të produkteve bazë jashtë vendit, për ekspertët, dëshmon një dështim të zinxhirit prodhues për ekonominë vendase, ku fitimet e korrura nga turizmi, shkojnë për shpenzime për produkte jashtë vendit.

Në vend që fitimet të përdoren për të stimuluar ekonominë dhe prodhimin vendas, ato në fakt kontribojnë për rëndesën që bizneset prodhuese po hasin vitet e fundit.

Shifrat tregojnë se eksportet e mallrave në vlerë pësuan rënie me 21% në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat tregojnë se pararlel me shtimin e turizmit, valuta e huaj kryesore në vend euro, ka pësuar një zhvlerësim të ndjeshëm dhe të shpejtë kundrejt lekut, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e kosotve për bizneset eskportuese, dhe rrjedhimisht duke komprometuar fitimet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ekonomisti says:
    April 24, 2024 at 11:03 am

    Edhe pse nuk jam dakort plotesisht me ju eshte nje vertete e hidhur . Ajo eshte llogjike: po nuk prodhove nuk ke ca te ofrosh, por kjo eshte nje paaftesi qeverisje e vendit tone qe nuk nxit sektorin e prodhimit vendas si buqesine ashtu dhe industrine e lehte . Gjithe paraja ka vajte ne dore te “horrave” te cilet vetem ndertime dijne te bejne . E rendesishme eshte qe nuk ka rene konsumi se pastaj dhe sektori i tregtise do kishte falimentuar dhe do ishte nje bumerang per ekonomine e vendit tone qe vazhdon te ngelet e brishte dhe pa shtylla te qendrueshme.

    Reply
  • alphazeta says:
    April 24, 2024 at 12:05 pm

    Që eksportet kanë rënê, ky është lajm i mirë. Çfarë eksportojmë ne?! Presim pyjet për të eksportuar dru? Ndryshe forcimi i lekut në krahasim me euron pakëson borxhin e jashtëm dhe rrit mirëqênien. Në rast se gjysma e tokave të punueshme mbetet djerr, se nuk ka kush t’i punojë, sigurisht që importi do rritet. A merret kush sot me bujqësi e blegtori, apo vetëm me tregti?!

    Reply
  • demo says:
    April 24, 2024 at 1:24 pm

    Turizmi ketij Mysybetit,,ka rritur cmimet,per popullaten qe rrojne me rroga me pensione. Produkte jetesore si Djathiu,domatja,gjalpi,qepa,patatja,,kane vajtur kacafiu,,jo vetem ne dimer,por edhe ne korrik,domatja nuk bie nen 1500 leke.
    Para se te fillonte Rama rrevolucionin turistik,,domatja ne vere nuk i kalonte 500 leke te vjetra.
    Sukseset e ketij jane Fatkeqesi per Ne.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?