Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U gjet i vdekur në Dajt: Historia dhe fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit, Agim Çeta!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U gjet i vdekur në Dajt: Historia dhe fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit, Agim Çeta!
KronikeKryesore

U gjet i vdekur në Dajt: Historia dhe fundi tragjik i ish-trajnerit të futbollit, Agim Çeta!

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

82-vjeçari Agim Çeta, i cili u denoncua i humbur në emisionin investigativ ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv nga e bija është gjetur dje pa shenja jete në afërsi të njësisë Dajt, në Tiranë. Ai kishte katër ditë që kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më.

Stafi i emisioni “Pa gjurmë” u angazhua për të gjetur vendndodhjen e tij, pasi e bija mëngjesin e datës 30 shtator u shfaq në dyert e Report Tv për të kërkuar ndihmë.

“Jam sërish në Report Tv, me shpresën që sot do ta gjej babain tim”.

- Publicitet -

Ish-trajneri i futbollit Agim Çeta, kishte 4 ditë që rezultonte i humbur. Telefonatat në studio live nisën të sillnin informacionet e para.

Një pjesë e redaksisë u instalua në Linzë, atje ku ai ishte parë për herë të fundit, atje ku edhe kërkimet kishin vazhduar pa ndërprerje prej 24 orëve nga familjarë, miq dhe shokë të familjes Çeta.

I moshuari vuante nga skleroza dhe çdo minutë që kalonte mund të ishte fatale.

Në një lidhje direkte familjarët njoftuan se kishin arritur ta gjenin e më pas erdhi dhe konfirmimi i vajzës.

“Po është babai im, po po ai është. Rrobat janë të tijat”– konfirmoi vajza nga studio edhe pse askush nuk e kuptoi atë moment në ishte gjallë apo i vdekur?

Në këto kushte, moderatorja Odeta Dume u detyrua të ndërpriste emisionin duke kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare dhe të Policisë së Shtetit.

PAS TRANSMETIMIT TË DATËS 3 TETOR

Fatkeqësisht ato pak sekonda shprese dhe lumturie, do të zëvëndësoheshin me trishtim dhe dhimbje për familjen Çeta.

I pari që iu afrua trupit ishte dhëndri Artan Xhaja. I moshuari kishte disa orë që kishte ndërruar jetë.

Më pas mbërriti dhe policia dhe ndihma e shpejtë të cilët nuk u ngeli veçse të kryenin procedurat ligjore. Trupi i pajetë i të moshuarit u përcoll në morgun e Tiranës ndërsa nuk u kostatua asnjë shenjë dhune, veçse njëra këmbë ishte gërvishur dhe pizhamet që mbante ishin grisur, që të lë të dyshosh se 82-vjeçari mund të ketë rrëshkitur, dhe sfilitur nga lodhja nuk ka mundur të dalë nga ai shteg i ngushtë ku u gjet i pajetë.

“Nuk e ndihmuan askush se menduan se ishte i çmendur. I ka shkuar tek dera e kanë parë por kanë larguar dhe i kanë mbyllur derën. Kjo është për të ardhur keq. Babai im nuk ishte i çmendur, ishte i sëmurë.  Po unë nuk do bëhem plakë. Këta njerëz duhet ti mbrojmë. Kush i gjen le të telefonojë në polici, sepse ndihmon familjen” tha sot e bija me lot në sy.

4 ditë endje nepër rrugët e Linzës ishin shumë për një të moshuar…

4 ditë pa kujtesë, pa bukë, pa ujë …

4 ditë pa ndihmë…

Një banor i zonës dëshmoi– “Menduam se ishte me probleme mendore ndaj nuk i folëm fare”

Por, 4 ditë indiferencë janë shumë për një komunitet….

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 10 shtator 2026
  • Pse varfëria nuk e prek dot dinjitetin? Dhe pse paraja nuk e blen dot atë
  • SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  • Republika popullore e protestës
  • Paratë nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë sjellje

Komentet e Fundit

  1. Pushteti vs Gojët e liga on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  2. Ne da on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  3. 1 on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. 1 on Prostitucioni në burg, polici merret i pandehur: Urdhrin ma dha shefi
  5. Llogo on Shfaqet në audiopërgjimin për Ramën: Kush është Anastasia, modelja e ndaluar me 28 milionë euro në kufi: “Duhet të lind”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?