Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U raportua se vdiq nga edema cerebrale, studimi i ri zbulon pas rreth 50 vitesh shkakun që mund t’i ketë marrë jetën aktorit Bruce Lee
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > U raportua se vdiq nga edema cerebrale, studimi i ri zbulon pas rreth 50 vitesh shkakun që mund t’i ketë marrë jetën aktorit Bruce Lee
EnciklopediLifestyle

U raportua se vdiq nga edema cerebrale, studimi i ri zbulon pas rreth 50 vitesh shkakun që mund t’i ketë marrë jetën aktorit Bruce Lee

Published: November 19, 2022
Shpërndaje

Bruce Lee, aktori dhe mjeshtri i arteve marciale i cili vdiq papritur më 20 korrik 1973, në moshën 32 vjeçare, u raportua se ndërroi jetë pas një edeme cerebrale, por të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e tij, të cilat sugjerojnë se ai mund të ketë ndërruar jetë nga konsumi i tepërt i lëngjeve.

Megjithëse mbetet ende spekulativ dhe i pakonfirmuar, ky shkak i propozuar së fundmi i vdekjes së tij mund të jetë një përfundim tejet ironik, pasi Lee përdorte shpesh frazën e tij “bëhu si uji”.

Për të arritur në përfundimin e tyre, autorët e studimit filluan duke shqyrtuar faktet e njohura rreth vdekjes së Lee, pasi është e dokumentuar se aktori i njohur ka përjetuar dhimbje koke dhe marramendje rreth orës 19:30, pak pasi kishte konsumuar kanabis dhe kishte pirë ujë. Më pas ai mori një qetësues dhimbjeje të quajtur Equagesic, kur u zbulua se nuk reagonte dy orë më vonë.

- Publicitet -

Autopsia zbuloi se truri i tij ishte fryrë në 1,575 gram, që është shumë mbi mesataren 1,400 gram, prandaj edhe u arrit në përfundimin se Lee vdiq nga një lloj ënjtjeje e quajtur edemë cerebrale, e cila ndodhi për shkak të një reagimi ekstrem ndaj Equagesic.

“Ne propozojmë, bazuar në një analizë të informacioneve, se shkaku i vdekjes ishte edema cerebrale për shkak të hiponatriemisë. Me fjalë të tjera, ne sugjerojmë që paaftësia e veshkave për të nxjerrë ujin e tepërt e vrau Bruce Lee-n”, shkruajnë studiuesit.

Hiponatremia lind kur marrja e lëngjeve tejkalon kapacitetin e veshkave për të filtruar ujin nga gjaku. Zakonisht kjo ndodh kur një person pi një sasi të madhe brenda një kohe shumë të shkurtër, dhe ndërsa nuk ka prova që sugjerojnë se Lee bëri diçka të tillë, autorët e studimit thonë se ai mund të ketë pasur “faktorë të shumtë rreziku për hiponatriemi”.

Ata vënë në dukje disa pretendime të bëra nga gruaja dhe mjekët e Lee se aktori kishte hequr dorë nga ushqimet e ngurta dhe kishte mbijetuar vetëm me lëng karrote dhe molle. E njohur si “dieta e çajit dhe e bukës”, ky regjim i ngrënies së pak substancave të tretshme mund të ketë rritur ndjeshëm shanset e Lee për të zhvilluar hiponatremi sipas tyre.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 20, 2022 at 9:47 am

    Budalliqe! Pse nuk thoni se lengu me karrota dhe me molle eshte terapi Gerson per sherimin e kancerit? Ky eshte nje sulm indirekt e mjeteve te propagandes! Shikoni per sherimin e kancerit ketu:

    http://whale.to/cancer/gerson.html
    Terapia Gerson (Gerson Therapy)

    Reply
  • Andis says:
    November 20, 2022 at 8:29 pm

    Aktori I njohur ka vdekur nga kunsumimi I nje lloj viagreje me perberes kokaine sepse ka qene per te luajtur nje film me pulle te kuqe ku duhet te performonte per me shume se tre ore non stop

    Reply
  • demo says:
    November 21, 2022 at 11:13 am

    Exagjerimet me stervitjet,me dobesimet,me paushqimin dhe mbiushqimin,alkoolin dhe drogen,dobesimet me djersitje ne temperatura te larta,,te gjitha cojne ne vdekje ose sakatlluqe.
    Me thoshte nje shok moshatar,,Une ngjitem perdite me vrap ne kodrat e liqenit,,Kan rene aq e kaq ne peshe,kurse ti me biciklete e ke kot.Ka 10 vjet qe vdiq nga infarkti,Une jam gjalle.Me ate cope biciklete bredh rrugeve,me ate bej pazaret.Eci sa kam takatin.Cdo sforcim eshte vdekje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?