Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina nuk ishte e ftuar, nis takimi SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, çfarë pritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ukraina nuk ishte e ftuar, nis takimi SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, çfarë pritet
BoteLajmi i fundit

Ukraina nuk ishte e ftuar, nis takimi SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, çfarë pritet

Published: February 18, 2025
Shpërndaje

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë nisur takime të nivelit të lartë në Arabinë Saudite, me qëllim të dhënies fund të luftës së Rusisë në Ukrainë, por edhe për të diskutuar për tema tjera që kanë rritur tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës, që mund të formësojnë situatën e sigurisë në Evropë në vitet në vijim.

Takimi i 18 shkurtit në Riad do të zhvillohet pas intensifikimit të përpjekjeve të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë, ndonëse taktikat kanë tronditur qarqet diplomatike në Kiev dhe Evropë, meqë ka paqartësi për llojin e marrëveshjes që mund të arrihet, me qëllim të dhënies fund të luftës.

“Ky mëtohet të jetë hapi i parë në procesin e gjatë të negociatave, mirëpo gjërat po lëvizin shpejt”, ka thënë Nigel Gould-Davies, ish-diplomat britanik që aktualisht është hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

- Publicitet -

“Ekziston një rrjedhshmëri që do të vazhdojë të avancohet në këto kohë paqartësish”.

Bisedimet mes dy vendeve janë të parat të nivelit të lartë në vjetët e fundit, dhe kanë për synim hapjen e rrugës për një samit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin,

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yury Ushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit Putin, do të përfaqësojnë Rusinë.

Uashingtoni e ka konfirmuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, Këshilltari për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Lindje të Mesme, Steve Wikoff, do të përbëjnë palën negociatore amerikane.

Në delegacionin amerikan nuk përfshihet gjenerali i pensionuar, Keitj Kellogg, i dërguar i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për të negociuar një zgjidhje për luftën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është ftuar për të marrë pjesë në bisedime dhe ka thënë se Kievi nuk do të njohë asnjë marrëveshje të arritur për Ukrainën, kur Ukraina të mos jetë prezente në tavolinën e negociatave.

Zelensky – që aktualisht është në një vizitë në Lindje të Mesme, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqinë – ka konfirmuar se Kellogg do të arrijë në Kiev më 20 shkurt për “bisedime të gjata për garanci të sigurisë”.

Rubio ka thënë për rrjetin televiziv amerikan CBS, në një intervistë më 16 shkurt se, takimet në Riad synojnë hapjen e negociatave të gjata që “përfshijnë Ukrainën dhe përfundimin e luftës”.

Mirëpo, diskutimet mes Rubios dhe Lavrovit pritet të jenë të rrafshit më të gjerë sesa vetëm për Ukrainën, dhe mund të përfshijnë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, sanksionet, çështjet e energjisë dhe ato të sigurisë.

Rubio ka thënë, po ashtu, se qeveritë evropiane dhe ajo e Kievit do të jenë të përfshira në negociata, nëse ato do të kenë përparim pas takimit me Lavrovin në Riad.

“Nëse janë negociata reale – dhe ne nuk e dimë këtë – mirëpo nëse do të ndodhin, Ukraina do të duhet të përfshihet, sepse ata janë duke u pushtuar, edhe evropianët do të duhet të përfshihen, sepse ata e kanë sanksionuar Putinin dhe Rusinë, dhe do të kontribuojnë në këto përpjekje”, ka thënë ai.

Para largimit drejt Arabisë Saudite, Lavrov ka thënë më 17 shkurt se Rusia nuk është duke shqyrtuar mundësinë që të heqë dorë nga territori që ka zaptuar në Ukrainë.

Ndërkohë që liderët evropianë janë takuar në Paris në një samit urgjent për Ukrainën dhe çështje të mbrojtjes, Lavrov ka thënë se nuk sheh arsye që evropianët të përfshihen në diskutime.

“Asgjë e madhe nuk do të arrihet derisa të mos jenë Trumpi dhe Putini në dhomën e njëjtë”, ka thënë Andrew D’Anieri, hulumtues i lartë për Këshillin Atlantik, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Kjo do të thotë se ka ende kohë dhe shumë mundësi që evropianët dhe ukrainasit të formësojnë idetë e administratës Trump”.

Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump është zotuar për dhënie fund të luftës në Ukrainë shumë shpejt, ndërsa tani administrata e tij synon të përmbushë këtë zotim në 100 ditët e para prej marrjes së detyrës.

Bisedimet në Arabinë Saudite do të zhvillohen pas një morie deklaratash që janë bërë prej tij dhe zyrtarëve amerikanë në ditët e fundit, lidhur me luftën në Ukrainë.

Në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Evropë, prej marrjes së pozitës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë më 12 shkurt në Bruksel se Uashingtoni nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në kuadër të marrëveshjes për paqe, dhe është joreale që Kievi t’iu rikthehet kufijve që ka pasur më 2014, para se Rusia të pushtonte Gadishullin e Krimesë dhe lindjen e Ukrainës.

Hegseth ka thënë po ashtu se trupat ushtarake evropiane duhet të jenë forca kryesore për të garantuar sigurinë pas përfundimit të luftës në Ukrainë, dhe që trupat ushtarake amerikane nuk do të përfshihen.

Ditën e njëjtë, Putin dhe Trump kanë zhvilluar bisedë telefonike, të cilën presidenti amerikan e ka përshkruar si sinjal për dhënie fund të izolimit diplomatik të Rusisë, meqë dy liderët është thënë të kenë diskutuar për “bashkëpunim ekonomik” dhe Trump ka bërë thirrje për kthimin e Moskës në grupin e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7).

Rusia është përjashtuar nga ky grup pasi e ka aneksuar Krimenë më 2014. Fillimisht Putini pati synuar kapjen e Kievit dhe instalimin e një qeverie të afërt me Moskën.

Meqë ky plan i ka dështuar, Kremlini ka qenë i ashpër tentimet për të pushtuar sa më shumë territor ukrainas që mundet dhe për t’ia dobësuar Ukrainës kapacitetet ushtarake.

Përgjatë thirrjes telefonike, Putin i ka thënë Putinit se dëshiron t’i zgjidhë “arsyet e konfliktit”, duke dhënë sinjale se Rusia ka hequr dorë prej idesë që t’ia pamundësojë Ukrainës idetë e integrimit me Perëndimin.

“Nëse do të isha unë Putini, unë do të përpiqesha të shfrytëzoja gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kuptuar nëse mund t’iu afrohem sa më shumë pozicioneve të mia maksimale, që i kam pasur qysh prej nisjes së luftës”, ka thënë John Hardie, ekspert për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracive, institut me seli në Uashington, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Gould-Davies, ish-diplomat britanik, ka thënë se Kremlini mund të shtyjë përpara kërkesa të ngjashme me ato të vitit 2021, para se të niste luftën në shkallë të plotë.

Atëbotë, Lavrovi pati kërkuar në bisedimet me palën amerikane që Ukrainës t’i pamundësohet anëtarësimi në NATO, si dhe zhvendosjen e armëve dhe ushtarëve në pozicionet që kanë qenë më 1997, para zgjerimit të aleancës ushtarake në lindje.

“Putini ka qenë i qartë që nuk është i interesuar në armëpushim, ai dëshiron vetëm dhënie fund të luftës”, ka thënë Gould-Davies.

“Kjo do të thotë një lloj zgjidhjeje për gjërat themelore dhe krijimin e një rendi të ri rajonal që mund të jetë më i favorshëm për Rusinë”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?