Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ultimatumi i Trump për Hamasin: Do të përballeni me pasoja nëse nuk lironi të gjitha pengjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ultimatumi i Trump për Hamasin: Do të përballeni me pasoja nëse nuk lironi të gjitha pengjet
BoteLajmi i fundit

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Do të përballeni me pasoja nëse nuk lironi të gjitha pengjet

Published: March 6, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëroi Hamasin  se do të përballet me “pasoja të rënda” nëse nuk liron menjëherë të gjitha pengjet.

Trump e bëri këtë paralajmërim në të njëjtën ditë kur Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Uashingtoni ka mbajtur bisedime të fshehta me Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Takimi mes tyre u mbajt pavarësisht politikës së kamotshme të SHBA-së për mosnegocim me grupet të cilat i cilëson si organizatat terroriste, edhe pse Uashingtoni edhe në të kaluarën ka mbajtur bisedime të tilla fshehurazi.

- Publicitet -

Ndërkohë, Trumpi u takua me një grup pengjesh që janë liruar nga Hamasi pasi kishin kaluar muaj në robëri në Gazë, pas sulmit që grupi ekstremist palestinez e kreu në Izrael më 7 tetor 2023.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan vendbanime në jug të Izraelit, duke i vrarë rreth 1.2000 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer me vete në Gazë 251 të tjerë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit e ka shkatërruar Gazën, duke i vrarë dhjetëra mijëra njerëz, sipas autoriteteve lokale, dhe duke i zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të enklavës palestineze.

Trumpi kërkoi që Hamasi t’i “lirojë të gjitha pengjet tani, jo më vonë”, përfshirë edhe mbetjet e pengjeve të vdekura, duke shtuar se “përndryshe ky është FUNDI për ju”.

“Po i dërgoj Izraelit gjithçka që i nevojitet për ta përfunduar punën, asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk bëni siç ju them unë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

“Po ashtu, për popullin e Gazës: Një e ardhme e bukur ju pret, por jo nëse mbani pengje. Nëse e bëni, jeni TË VDEKUR! Merrni një vendim të ZGJUAR. LIRONI PENGJET TANI, PËRNDYSHE DO TË PËRBALLENI ME PASOJA TË RËNDA MË VONË”!

Trumpi nuk tregoi se çfarë veprimesh mund t’i ndërmarrë nëse Hamasi nuk do t’i lirojë pengjet.

Ai ka propozuar që Shtetet e Bashkuara ta marrin nën kontroll Rripin e Gazës, ta zhvendosin popullsinë dhe ta rindërtojnë enklavën. Ky plan ka hasur në kundërshtime të forta si nga aleatët ashtu edhe nga kundërshtarët.

E pyetur për raportimet mbi bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin, Shtëpia e Bardhë tha se i dërguari për çështjet e pengjeve, Adam Boehler, ka autoritetin të flasë drejtpërdrejt me grupin islamist.

“Kur bëhet fjalë për negociatat për të cilat po flisni, para së gjithash, i dërguari i posaçëm që është i angazhuar në ato negociata, ka autoritetin të flasë me këdo”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pa dhënë hollësi.

Ajo tha se Trumpi beson se dialogu me “njerëzit anembanë botës është gjëja e duhur për popullin amerikan”.

“Izraeli u konsultua për këtë çështje”, shtoi ajo.

Në një komunikatë, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: “Izraeli i ka shprehur Shteteve të Bashkuara qëndrimin e tij në lidhje me bisedimet e drejtpërdrejta me Hamasin”. Nuk dha më shumë detaje, por vetë Izraeli refuzon të negociojë drejtpërdrejt me grupin.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, i tha Bloomberg Neës se “Hamasi i ka përmbushur detyrimet e tij në fazën e parë, ndërsa Qeveria e Netanyahut po shmang fillimin e bisedimeve për fazën e dytë”.

Faza e parë e armëpushimit më 18 janar ndaloi pjesën më të madhe të luftimeve në Gaza, duke shtyrë Hamasin t’i shkëmbejë 33 pengje izraelite dhe pesë tajlandezë me rreth 2.000 të burgosur palestinezë.

Izraeli ka thënë se më pak se gjysma e 59 pengjeve të mbetura me gjasë janë ende gjallë.

Faza e dytë parashikon lirimin e pengjeve të mbetura dhe të të burgosurve që mbahen në Izrael.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    March 6, 2025 at 11:20 am

    Pengjet nuk tolerohen.Pengmarrja duhet te marre fund njeheree pergjithmone..

    Reply
  • prec Ulaj says:
    March 6, 2025 at 12:28 pm

    Trump gjen ca pula te ngordhura si Hamasi, dhe hiqet si trim i madh.
    Pse nuk merret me Kinen ky? Ja dha pergjigjen dje Kina, po ta mbajti by.tha hajde te bejme edhe lufte.
    Trump eshte nje frikacak.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?