Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës
KultureLajmi i fundit

UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

Published: May 27, 2025
Shpërndaje

Një tjetër hap i suksesshëm u arrit këtë javë sa i takon përfshirjes së Vjosës në listën e siteve të UNESCO-s.

Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës ka aprovuar dosjen e aplikimit. Pritet që konfirmimi final nga UNESCO të jepet në Sesionin e 37-të të MAB, i cili më do të mbahet në muajin shtator 2025.

Lajmin e konfirmoi Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

- Publicitet -

“Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës. Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm. Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s në shtator të këtij viti për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit”, u shpreh përmes një reagimi Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Departamenti i Shkencave Ekologjike dhe Shkencave të Tokës pranë Programit “Njeriu dhe Biosfera”, njoftoi Komisionin Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) mbi rezultatet e arsyetimit dhe shqyrtimit të hollësishëm të dosjes së nominimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e Biosferës në datat 17 – 21 shkurt 2025 në takimin e 31-të të tij. Pas këtij takimi, Komiteti Këshillues rekomandoi që Lugina e Vjosës të aprovohet si Rajon Biosfere.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë
  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Ela on Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  4. Vlorë on LETËR E HAPUR
  5. Fjalë me vend on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?