Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushqimet tradicionale të Europës nuk janë aspak të tilla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Ushqimet tradicionale të Europës nuk janë aspak të tilla
Enciklopedi

Ushqimet tradicionale të Europës nuk janë aspak të tilla

Published: December 23, 2022
Shpërndaje

Ecja nëpër rrugët e ngushta të Pragës shkakton uri. Dhe a ka mënyrë më të mirë për të mbyllur vizitën në një vend turistik sesa të konsumosh një embëlsirë të atij vendi?

Çekia ka “trdelnik”, një ushqim që njerëzit e cilësojnë si “i papërshkrueshëm”. Është një brumë i ëmbël që mbështillet në një rreth metali dhe rrotullohet në prush derisa të bëhet. Më pas zhytet në sheqer dhe arra. Mbushja bëhet me çdo produkt.

Është një ushqim që reklamohet nga çdo shitës dhe mund të konsumohet në çdo stinë dhe banorët thonë se turistët janë banorë të vendit për ato momente që po e konsumojnë.

- Publicitet -

I vetmi problem është se nuk e ka origjinën nga Çekia apo Praga.

Askush në Pragë nuk kujton të ketë parë këtë element të supozuar çek në shitje deri rreth një dekadë më parë. Edhe sot, aroma e “trdelnik” mbulon pjesët turistike të Pragës si një smog, por është e vështirë të gjendet diku tjetër. Ekspertët e ushqimit thonë se është nga Rumania ose Sllovakia dhe në vend është po njësoj si një Big Mac.

Shitësit gjithsesi janë të qartë: shesin diçka të veçantë dhe “e shesin” si një produkt të tyrin. Në fund të fundit, turistët e besojnë dhe nuk bëjnë shumë pyetje.

Europa e sheh veten si toka e ushqimit dhe traditës. Francezët shpikën restorantin, ushqimi italian është më i popullarizuari në botë dhe europianët e konsiderojnë verën e bërë diku tjetër si një variant i alkoolit. Franca, Spanja dhe Italia mbajnë rekordin për sasinë e kohës së kaluar në tavolinë çdo ditë: dy orë të mira, dyfishi i kohës së amerikanëve që hanë burger.

Ushqimet tradicionale mbrohen për të siguruar që vetëm një vend i autorizuar mund të prodhojë djathë feta, shampanjë ose ‘prosciutto di Parma’. UNESCO së fundmi e vlerësoi bagetën si pjesë të trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Por, siç po ndodh me ‘trdelnik’, ka pafund ushqime që njihen si tradicionale të një vendi por që në fakt nuk janë të tilla.

Marrim si shembull “ciabatta”. Buka që tashmë njihet si diçka që është pjekur në furrat prej dheu të Romës së lashtë dhe është tradicionale italiane.

Në fakt kjo lloj buke u krijua në 1982 nga bukëpjekësit italianë në Francë që përpiqeshin të shmangnin bagetën franceze.

Ndërsa qumështi i skremuar fitoi popullaritet në Irlandë në vitet 1970, nevojitej një mënyrë e re për të përdorur kremin e tepërt. Kështu lindi kremi irlandez i Bailey (një përzierje e uiskit, kremit dhe ekstraktit të kakaos). Ndërsa në etiketat e kremit irlandez shkruhet se është një trashëgimi shekullore, në fakt është ‘shpikur’ në vitet ’70.

Qeveritë që përpiqen të shtyjnë popullsinë drejt ushqimeve të reja nuk janë asgjë e re. Patatja u kthye nga ushqimi i preferuar në Amerikën e Jugut në të preferuarën e europianëve, pjesërisht falë përpjekjeve franceze të shekullit të 18-të për t’u diversifikuar nga gruri.

Antoine-Augustin Parmentier, promovuesi i saj, vendosi roje të armatosura rreth një copë patate për ta bërë atë të dukej e vlefshme dhe i largoi natën në mënyrë që fshatarët të vidhnin dhe ta mbillnin.

Autoritetet polake në vitet 1940 filluan të shitnin krapin, një peshk që ushqehet në fund të detit dhe ka shije jo të mirë, në mungesë të peshkut më të shijshëm.

“Një krap në çdo tryezë Krishtlindjesh” këshillohej asokohe në Poloni.

Ky është një lloj marketingu që kanë përdorur qeveritë më së shumti. “Tradita, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo, duket se shton një element shtesë të shijes në atë që hamë”, thotë Megan Elias nga Universiteti i Bostonit, redaktore në revistën “Food, Culture & Society”.

Ushqimi shkon në trupin tonë, madje edhe në fytyrat tona. Një pjatë mund t’i lidhë njerëzit me vendet, nëse personi që po e konsumon beson se është tradicionale e atij vendi.

Librat e gatimit u bënë të njohura për herë të parë në fund të shekullit të 19-të, jo rastësisht në një epokë të artë të Europës.

Goja dhe zemra janë të lidhura shumë bashkë dhe një ushqim shkon para në zemër sesa në stomak. Prandaj dhe vende të ndryshme po përpiqen të krijojnë ushqime tradicionale që në fakt janë thjeshtë ushqime të reja, pa një histori shekullore.

Burimi: The Economist

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Z says:
    December 23, 2022 at 3:53 pm

    KTU NE TIRANE “CIABATTA”-S (PANTOFLE, SHAPKE), I THONE “XHAPATA”… HEC E MERRE VESH PERDREDHJEN E FJALES.

    Reply
  • Andis says:
    December 25, 2022 at 10:07 pm

    Shqiptaret kane dhallen dhe Buken e misrit!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?