Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vapa përvëluese po kthehet në normalitetin e ri në Mesdhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Vapa përvëluese po kthehet në normalitetin e ri në Mesdhe
Uncategorized

Vapa përvëluese po kthehet në normalitetin e ri në Mesdhe

Published: August 20, 2024
Shpërndaje

Vapë ekstreme në të gjithë zonën e Mesdheut këtë verë. Sipas një analize të Climate Central, vera me vapë përvëluese mund të kthehet në normalitet për Mesdheun.

Mesdheu është i prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet e klimës. Gjasat për valë të nxehti, si aktualisht në zonën e Mesdheut janë rritur si pasojë e ndryshimit të klimës, sipas një analize të organizatës joqeveritare amerikane, Climate Central. Probabiliteti për temperaturat mjaft të larta, si ato aktuale në Greqi, është rritur pesë herë, bëri të ditur Climate Central.

14 ditë rresht mbi 40 gradë

- Publicitet -

Sipas organizatës, Greqia ka përjetuar këtë vit korrikun më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve me 14 ditë radhazi temperatura që kanë kaluar 40 gradët. Edhe tani dyjavëshin e fundit të gushtit, ka pasur temperatura mesatarisht 3-6 gradë më të larta se më parë jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri, Itali dhe Francë. Kurse në Kroaci, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Austri dhe Hungari temperaturat e pritshme shënojnë 6-10 gradë më lart se mesatarja e mëparshme.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve

Sipas Climate Central me qendër në Princeton ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve. “Ne e dimë, se kushtet e motit me rrezik të lartë për zjarre lidhen drejtpërdrejt me ndryshimin e klimës”, u shpreh Andrew Pershing, drejtues i projektit studimor. Kjo sepse ndryshimi i klimës çon në periudha të gjata thatësire dhe nxehtësie, gjë që rrit rrezikun për zjarre. “Ne duhet ta lemë qymyrin, naftën dhe gazin në tokë”, theksoi Pershing, “ndryshe verat me zjarre dhe temperatura ekstreme në hapësirën e Mesdheut do të jenë normalitet i ri. Jo vetëm në Greqi, por në të gjithë rajonin”.

Turistët duhet të vlerësojnë rrezikun e temperaturave të larta

Këtë verë në Greqi 5 turistë humbën jetën për shkak të vapës përvëlues. Turistët shtegtarë nuk ishin të pajisur si duhet për temperaturat ekstreme. Ekspertët paralajmërojnë nga mos vlerësimi sa duhet i nxehtësisë. Ata thonë se temperaturat e larta kanë efekt të fortë në tru dhe mund të çojnë në disorientim dhe vendime të gabuara duke ndikuar edhe në vlerësim të gabuar të rreziqeve. Shumë njerëz për shkak të mungesës së njohurive, kanë tendencën të nënvlerësojnë këtë rrezik. Disa mendojnë, se disa masa të thjeshta i mbrojnë, ndërkohë që të tjerë gjatë pushimeve duan të shohin sa më shumë të jetë e mundur nga vendi që vizitojnë duke injoruar temperaturat e rrezikshme./DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?