Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë: “Falenderoj kombin shqiptar; vendi juaj na dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj dhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë: “Falenderoj kombin shqiptar; vendi juaj na dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur”
Uncategorized

Veliaj dhe Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vizitojnë Memorialin e Holokaustit në Tiranë: “Falenderoj kombin shqiptar; vendi juaj na dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur”

Published: September 12, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog e mbylli vizitën e tij të parë në Shqipëri në Memorialin e Holokaustit në Parkun e Liqenit të Tiranës. Në këtë vizitë ai u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se në një ditë si kjo jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota reflekton mbi Holokaustin, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Sot përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Gabimet e së shkuarës nuk duhen përsëritur. ‘Ata që nuk e kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin atë’, – ka shkruar, George Santayana. Pavarësisht nëse je kryetar bashkie, president, ambasador, madje edhe tregtar i thjeshtë… duhet të kuptojmë se ato që themi sot, ndoshta nuk shkaktojnë vërtet përçarje apo përplasje fizike të atëçastshme, por në afatgjatë, e helmojnë shoqërinë. Është si kanceri që zhvillohet dalëngadalë, pa u ndier, qelizë pas qelize, derisa vjen një moment që mund të jetë tepër vonë, nëse nuk bën kontrollet e rregullta për ta identifikuar dhe marrë masat e duhura më parë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos i përsërisim gabimet e së shkuarës, por të mësojmë prej tyre”, tha Veliaj.

Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe falenderoi nkryetarin Veliaj për kontributin e tij për të përkujtuar gjeneratat heroike. “Ky përkujtim është i jashtëzakonshëm! Krah për krah, zemër për zemër, njerëz të besimeve të ndryshme, qëndruan së bashku kundër së keqes, duke refuzuar të lejojnë injorancën dhe urrejtjen të shtrembërojnë emocionet dhe besimet e tyre te qeniet njerëzore. Sot, ndërsa vala e urrejtjes, antisemitizmit dhe terrorit, është kthyer sërish kundër hebrenjve në mbarë botën dhe në Izrael, Shqipëria zgjeron më tej traditën e saj të tolerancës, dinjitetit, dhe respektit. Falenderoj mbarë kombin shqiptar dhe ju falenderoj juve, i nderuar kryetar bashkie, dhe qytetin tënd, për një miqësi kaq të pabesueshme, të frytshme dhe të fortë. Ky vend ka mbetur një fener i vullnetit të mirë dhe mirësjelljes. Shqipëria na kujton se hebrenjtë dhe myslimanët, bektashinjtë dhe të krishterët, mund të jetojnë së bashku në harmoni dhe respekt të ndërsjellë. Përvoja shqiptare dëshmon se paqja mes njerëzve është e mundur”, tha ai.

- Publicitet -

Kryebashkiaku Veliaj kujtoi rolin e rëndësishëm që luajti Shqipëria gjatë luftës, duke u bërë shtëpia e qindra hebrenjve.

“Para ca ditësh isha duke folur me disa miq, pikërisht për këtë temë dhe ndërmendëm se si, në vitin 1934, Herman Bernstein, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, shkroi: ‘Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria është një nga vendet e rralla në Evropë sot, ku nuk ekzistojnë paragjykimet dhe urrejtja fetare, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tri besime’. Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm në Evropë ku, pas përfundimit të luftës, numri i hebrenjve ishte shumë herë më i lartë krahasuar me periudhën para luftës. Nëse para luftës në Shqipëri ndodheshin 200 deri 300 hebrenj, pas luftës atje ishin gati 2 mijë hebrenj. Njerëzit erdhën këtu nga ish-Jugosllavia, Greqia dhe vende tjera. Kjo tregon mikpritjen e shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë që ishin me ta”, tregoi Veliaj.

Fjalën e tij, ai e mbylli me një apel që, si qytetarë të këtij kombi dhe si pjesë e një komuniteti global, të sigurohemi që të punojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë. “Kujtesa është një detyrim, jo vetëm për të nderuar viktimat e Holokaustit, por edhe për të siguruar që vuajtjet e tyre të mos kenë ndodhur kot. Është një angazhim i vazhdueshëm për të luftuar kundër urrejtjes dhe diskriminimit, kudo dhe kurdo që ato shfaqen. Kjo vizitë sot, këtu, është një kujtesë e fortë se ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të mbrojmë humanizmin dhe dinjitetin e çdo individi. Është një thirrje për t’u bashkuar kundër padrejtësive dhe për t’u përpjekur për një botë më të drejtë, më humane dhe më të dashur. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj brezave të ardhshëm – që t’u japim atyre një botë ku urrejtja dhe përçarja nuk kanë vend”, tha Veliaj.

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët. Ndaj, në kujtim të atyre hebrenjve që humbën jetën në Europën e atyre viteve të errëta dhe në nderim të atyre qytetarëve shqiptar që hapën shtëpitë e tyre për t’i strehuar dhe mbrojtur, Tirana ka një memorial në Kodrat e Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?