Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj inspekton punimet te gjimnazi “Partizani”: “Mezi pres ta hapim vitin tjetër, punët tona janë për gjeneratën e ardhshme”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj inspekton punimet te gjimnazi “Partizani”: “Mezi pres ta hapim vitin tjetër, punët tona janë për gjeneratën e ardhshme”
AktualitetShoqëri

Veliaj inspekton punimet te gjimnazi “Partizani”: “Mezi pres ta hapim vitin tjetër, punët tona janë për gjeneratën e ardhshme”

Published: November 6, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te gjimnazi “Partizani”, një tjetër investim i rëndësishëm, që i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet. Veliaj tha se çdo shkollë po bëhet më e mirë se tjetra.

“Kur të mbarojë, me cilësinë e punimeve që pashë, si po e përforcojmë shkollën e vjetër, si po shtojmë klasat e reja, laborator dhe bibliotekë të re, po ashtu edhe një super palestër, shkolla “Partizani” do të jetë vërtet më e mirë se “Samiu”. Madje, edhe fasada. Mezi pres që diplomimin e brezit të 2023-it, në qershor, të jemi këtu, t’i japim një fillim të ri ‘Partizanit’. Shkolla e re do të jetë vërtetë një stoli për Njësinë 8, por edhe një burim i jashtëzakonshëm dijesh e energjie pozitive për komunitetin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se punët po bëhen për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. “Kjo është shkolla e 42-të në këtë mandat. Sigurisht, ai që sheh zi, do të thotë se nuk është bërë asgjë. Ai që sheh me qartësi, do thotë ‘inat kije, por hakun mos ia ha’. Shkollat janë bërë dhe ky është realiteti. Ne duhet të fokusohemi që puna të mbarojë në afat. S’ka lidhje fare me zgjedhjet sepse qershori është pas zgjedhjeve. Nuk bëjmë asgjë me ngut për shkak të fushatës, por i bëjmë siç duhet sepse në fund planet nuk janë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme. Nëse punojmë për gjeneratat e ardhshme, i kemi punët në rregull. Po u morëm me këto llogaritë e vogla, si e tha, si ma tha, me cic-mice, humbasim kohë shumë të çmuar”, theksoi Veliaj.

- Publicitet -

Me ndërtimin e shumë shkollave të reja dhe rikonstruktimin e shumë të tjerave, me cilësi dhe kushte moderne, Veliaj tha se nxënësit do e kenë shumë më të lehtë të marrin dije.

“Jeta për të rinjtë e ‘Partizanit’ do jetë edhe më e thjeshtë për disa arsye: fakti që po ndërtojmë një shkollë të re tek ish-Ujësjellësi, shkollën “Lek Gjiknuri” dhe fakti që, te pjesa e poshtme e Unazës deri tek Bregu i Lumit, do kemi shkollën “Kiço Blushi”, do të thotë se ulim ndjeshëm dyndjen te ‘Partizani’. Edhe fakti se hapëm një gjimnaz tjetër si “Luan Hajdaraga”, është garanci se po ndërtojmë dhe rindërtojmë shkolla që u shërbejnë nxënësve në çdo drejtim”, përfundoi Veliaj.

Gjimnazi “Partizani” po rindërtohet më i fortë dhe me cilësi shumë më të mirë se ç’ishte më parë, për të mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 3:51 pm

    Si ka mundesi qe gjimnazi im ka po te njejten strukture ndertimi Edhe mbas 50 vitesh.Ore Erion beji punet me themel jo meremetime e restaurime kozmetike sa per te the shpelare gojen.

    Reply
  • Detriti te mallkon! says:
    November 6, 2022 at 4:58 pm

    Lexojeni cfare derdellit ky kryebashkiak,qe i ka diskriminuar qytetaret e Tiranes njelloj si dikur zezaket ne SHBA ne kohen e KU KLUS KLANIT :
    – “Kryebashkiaku tha se punët po bëhen për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. “Kjo është shkolla e 42-të në këtë mandat. Sigurisht, ai që sheh zi, do të thotë se nuk është bërë asgjë ”
    Ta vertetoj une me fakte,qe jo vetem NUK KE BERE ASGJ,por ke bere ato qe nuk kane qene te nevojshme te behen tani,se ka patur dhe ka shume gjera me urgjente qe duhet te ishin bere!
    Ato qe ke bere ti jane bere poer propagande,per korrupsion e jo per t’i ardhur ne sherbim qytetareve!
    Paske ndertuar 42 shkolla,qe une nuk e di ku i paske ndertuar dhe pse i paske ndertuar,sepse ne lagjen nr.14 qe perfshin Astirin dhe Yzberishtin me rreth 150 mije banore nuk ke ndertuar asnje cerdhe,kopesht,lulishgte,shkolle,parqe,biblioteke,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,fusha sporti bile nuk ke vendosur ASNJE KOSH MBETURINASH!
    Mijra femije,te rinj dhe te moshuar jane te BRAKTISUR nga mos kujdesja e bashkise prandaj sillen verdalle neper trotuaret cope cope si roberit e luftes ne kampet e perqendrimit nazist!
    Doemos se ti kenaqesh me mburrjet qe merr se ke hedhur miliarda ne aksin mashtrues Rinas-Liqeni artificial!
    Por zotrote nga cfare ke pare ne Michigan per disa vite,ASNJE GJE NUK KE ZBATUAR NE TIRANE PREJ 7 vitesh ne pushtet!
    Ty mos te paste as hasmi,o super arrogant sharlatan!

    Reply
  • Optimist says:
    November 6, 2022 at 5:01 pm

    Po mor kolerë e keqe, Po., ti po punon për gjenerarat e ardhshme…!!!

    Po për gjenerarat e kujt??

    Se shqiptarët Po braktisin vendin si kurrë më parë..

    Po punon për rracën tënde dhe hajdutët si puna jote, si Slih Birrisha, Van gjysh dako, ilir meta, Edvin Spidhipali, shefqet kasTrapi, ..lulëzim bashiçi…etj etj

    Kryrmashtrus Fiku,

    Mos harro se, sado të ikin shqiptarët nga Shqipëria këtu do ngelen prap aq sa Ju bastardëve politikën, tju zënë dhe tju tredhin…

    Duket e vështirë Por është shum e lehtë..

    Mjafton të filloj të bjerinjëri nga ju bastard, dhe të gjith tek “vëndi” do veni..

    Kryemashtr

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Albin Kurti hedh votën dhe u bën apel qytetarëve: Sot vendosin ata që votojnë
  • Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  • Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  • Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
  • Kujdes me financat, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Claus on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  2. Anna Anna on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  3. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja
  4. Nje shqiptar on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  5. Anonymous on Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?