2023 do jetë viti i Sportit për Tiranën. Teksa kryeqyteti është afër mbylljes së vitit si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha sot lajmin e shumëpritur që në 2023-in Tirana do mbajë titullin “Qyteti Evropian i Sportit”.
Veliaj tha se pas një pune të palodhshme, Tirana arriti të fitojë një tjetër titull, që do i japë një fokus të veçantë, këtë herë sportit.
“Sot është një ditë fantastike për Tiranën tonë. Kemi punuar shumë, shumë, shumë për t’ia mbërritur kësaj dite. Patëm një nga kampionatet më të bukura të peshëngritjes në Evropë, kemi kampionë, si Brikeni dhe Erkandi – jam shumë krenar për të gjithë punën që është bërë. Jam shumë krenar që ekipi yne i mundjes, po ashtu edhe Zelimkhan Abakarov, i cili sot eshte Kampion i Botes, ka mundesi te trajnohet në palestrat e mundjes. Komiteti Olimpik Shqiptar është këtu dhe më vjen mirë që, sot me punën e Fidelit dhe skuadrës se tij fantastike, jemi në nivelet më të larta. Për një vend të vogël që ka prodhuar kampionë europe, kampionë bote, kampionë Ballkani, është edhe një kompliment për punën fantastike që ka bërë Komiteti Olimpik. Sot jemi në një situatë ku, me shpërblimet, me mënyrën sesi bashkia dhe ministria punojnë, vërtetë kemi bërë diçka të mrekullueshme. Pas gjithë këtyre punëve, ju e dini që ne jemi përpjekur gjithmonë që ta ngremë lart emrin e Tiranës. Këtë vit ne jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë” – nuk jemi perfektë, por kemi qenë origjinale. Kemi prodhuar një pafundësi aktivitetesh për rininë dhe nuk do të mbarojnë deri në fund të vitit. Por, sot për komunitetin e sportit, kam një kënaqësi të jashtëzakonshme, një nder të madh dhe një privilegj të papërshkrueshëm, sepse sapo jemi informuar, t’ju them se Tirana eshte shoallur “Qyteti Evropian i Sportit 2023”, u shpreh Veliaj.
o.j/dita

Qekur Italia fitoi me Brazilin 3-2 ne 82,,Lajm me te gezuar sportiv,nuk kam marre.
Nuk duam as uje,as drita,as gaz.Nafte jo e jo,,vetem Tirana te shpallet zyrtarisht”Qyteti Evropian i Sportit!
Me kete Lajm te shumepritur,,Veli,, Nuk ke nevoje per Fushate.I ke fituar zgjedhjet 3-0 aforfe ne Tavoline,.
Asnje kundershtar nuk do paraqitet ne gare.
Per vitin e ri Tirana do shpallet “Qyteti me kryebashkiakun qe i urren me shume qytetaret ne bote”!
po e shkruj edhe njehere zj.Dita.Z.Veliaj per fushaten zgjedhore mos perdor keto sllogane”Tirana ,Qyteti Europian ……”sepse qytetari nuk ka interes ne kete drejtim.Kur them qytetari kuptohet bota e bisnesit ,zejtaret,tregetaret e vegjel dhe firmat .shkollare ca me pak te interesuar( ata kane boten e tyre),pensioniste.Lexo komentatoret kritikues ndaj teje ne “dita “qe te te japin drejtim ne fushaten e zgjedhjeve.Cakto persona me horizont ne stafin e fushtes,jo servila.Shko ne periferite e tiranes dhe ballafaqohu me realitetin.Mos ki frike se nuk te vrasin vetem do te mbytin me pakenaqesira si zona te braktisura.Ule koke dhe premto :Kanalizime dhe rruge.Do te catosh specialist per realizimin e ketij premtimi.
dakort Erjon por shihi pak shkollat se mesuesja e klases pare tek shkolla Lidhja e Prizrenit u dergon nxenesve te klases pare detyrat e shtepise ne oren 21 me cel. kur do ti beje femija keto detyra ne 12 te nates.
ce ,mbase ke te drejte por behu burre ne ate qe thua.Ankesen si prind beje tek mesuesja ne rradhe te pare dhe diskutoje me ate.Nuk eshte turp as per ty as per mesuesen.Ka te ngjare qe eshte mesuese e re dhe marin superxhiro ne perdorimin e mjeteve te reja digjitale.Nuk e kam idene e metodikes se zhvillimit te nje ore mesimi (nuk e di quhet ore mesimi a periudhe kohore e kufizuar).Shkurt .takimim me mesuesen sqaron gjithshka.
O shyqyr se qytetaret e Tirones nuk i ze gjumi dot pa kete lajm
JAM KURIOZ TE DI KUR DO SHPALLET TIRANA SI “KRYEQYTETI UNIK NE BOTE PA ASNJE LULISHTE APO KEND LOJRASH PER FEMIJE”.TIRANA,FALE LALI DHJERIT, I PLOTESON TASHME KETO KUSHTE.