Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj me studentët dhe arkitektët e huaj: Tirana e destinuar të rritet, sfida e përbashkët t’i japim vlerë pronës së qytetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj me studentët dhe arkitektët e huaj: Tirana e destinuar të rritet, sfida e përbashkët t’i japim vlerë pronës së qytetit
Aktualitet

Veliaj me studentët dhe arkitektët e huaj: Tirana e destinuar të rritet, sfida e përbashkët t’i japim vlerë pronës së qytetit

Published: August 2, 2022
Shpërndaje

Shtatë blloqe banimi në Tiranë do të transformohen në funksion të të rinjve, përmes një projekti bashkëpunimi mes studentëve të arkitekturës me ekspertë nga studiot më në zë të arkitekturës bashkëkohore sot në botë. Lagjet e reja, të cilat do të rikualifikohen janë: blloku ‘Vasil Shanto’, zona informale në Kombinat, Qyteti Studenti, Unaza, 5 Maji, Don Bosko dhe blloku ‘Porcelani’.

Projektet u prezantuan në ëorkshop-in “Designing Together”, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Veliaj vuri theksin në faktin se Tirana është një qytet i destinuar të rritet demografikisht, ndaj sfida e kryeqytetit është që t’i përgjigjet kësaj rritjeje edhe në infrastrukturë.

“Për të gjithë ata njerëz që thonë “jo në bahçen time”, duhet t’u bëjmë disa pyetje sepse s’mund të jem i vetmi që luftoj për të mbrojtur atë që, në fakt, është gjëja më e lehtë për t’u mbrojtur: destinin e qytetit për t’u rritur. Ndaj pyetja ime e parë është: A është vërtet Tirana vetëm ‘baçja jote’ apo është edhe bahçja e dikujt tjetër, i cili gjithashtu ka të drejtë të zhvillohet? Dhe pyetja e dytë është: Çfarë do të bëjmë? Qyteti do të rritet dhe kjo nuk diskutohet sepse në Tiranë vijnë çdo vit 32 mijë vetë. Shumë njerëz thonë se duan të vijnë në Tiranë sepse ky është qyteti ku ndodhin gjërat, ka teatër, ka opera, ka edhe sport, ka palestra të hapura, ka edhe një shesh të madh, ku ndodhin koncerte. Për të gjitha këto arsye, Tirana rritet pa na pyetur fare, ndaj një pyetje tjetër është: Çfarë rritje do të kemi?”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Ai nënvizoi se Tirana mund ta zhvillohetdrejt serave të Baldushkut, apo të shtrihet drejti lumit Erzen ose të shkojmë deri te Kalaja e Petrelës, e mandej përtej Paskuqanit, por edhe këtu duhet bërë një pyetje: “A është kjo një zgjidhje e qëndrueshme? Apo ndoshta ia vlen të marrim pak më shumë ajër në lartësi, kur vjen puna për hotelet me 5 yje, për zyrat e fin-tech apo për shumë prej kompanive që janë zhvendosur në Tiranë, për të përdorur aksin e Bulevardit dhe Lanës për të fokusuar aty përqendrimin e madh të ndërtesave të larta, dhe për t’u siguruar që prekin sa më pak ose aspak tokë bujqësore. Kjo është sfida për kolegët e urbanistikës”, vijoi ai.

Veliaj tha se Tirana sot qyteti i dytë në Europë me rritjen më të madhe të turizmit. “Sipas statistikave tyë Organizatës Botërore të Turizmit, Tirana sot është në vendin e dytë, pas Antalias, me rritjen më të madhe të turizmit. Pas Tiranës vjen Mikonos. Por, nuk ishte kështu kur në Tiranë secili ndërtonte kudo. Në vitin 2015, vlera e pronës në Tiranë kishte mbetur në vend. Sot jetojmë në qytet ku vetëm nga transformimi i Bulevardit “Zogu I”, prona aty është rritur 3 herë më shumë, pra 300%. Ndërkohë, mesatarisht në Tiranë prona është rritur me 12-15%”, tha kreu i Bashkisë.

Arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri u ndal në politikat e gjelbra të Tiranës, si Pylli Orbital apo hapësirat e gjelbra publike, të cilat – tha ai – janë një sfidë e kohës ku jetojmë me ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale. Arkitektët si Stefano Boeri, Paolo Vimercati, Andrea Zanderigo, apo Giovanni Polazzi për dy muaj me radhë do të punojnë së bashku me studentët e arkitekturës për të konceptuar hapësirat publike mes lagjeve të Tiranës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • mali says:
    August 2, 2022 at 4:46 pm

    Z.Veliaj,duhet ta kesh te qarte qe keto lloj projekte duan 4-5 vjet qe te vendoset miratimi.Kane dijeni qytetaret e Tiranes lidhur me keto projekte?Demokratike eshte qe duhet te pakten nje vit qe te familjarizohen banoret me keto projekte dhe me vone behet diskutimi gju me gju me qytetaret.Ne zgjedhjet e ardheshme vendore vendoset referendumi per te mare aprovimin e popullit.Mos zbato ligjin anti-demokratik :”per interesa publike.”Doemos italiane sepse italianet projektuan qendren e Tiranes me bulevardin duke i dhene formen e sepates se liktorit.Arkitektet shqiptare kane vdekur? Vetem ti dhe Rama keni mbetur gjalle qe te beni pazare .Turp per faqe te zeze.

    Reply
  • Tiransi i vjeter emigrant says:
    August 2, 2022 at 6:18 pm

    Kryebashkiaut te Tiranes, qytetaret duhet t’i kujtojne detyrat dhe pergjegjesite ndaj qytetareve te cilet e kane zgjedhur dhe per te cilet duhet te punoje. Tirana eshte kryeqyteti i vendit dhe vendbanim per ndoshta 30 % te popullsise se Shqiperise dhe jo kamp rinie apo night club per te rinjte e sapoardhur te fshatrave. Nuk eshte as vetem shesh defrimi per turistet, te cilet nuk e kuptoj perse vijne ne Tirane. Ndoshta vijne per sheshin dhe pedonalen qe nuk e gjen askund ne bote ku po mos e kesh mendjen te perfshjne papaqet, bicikletat dhe monopedet e rinise me paliceta. me fal se harrova kulturen dhe artin…

    Ky qytet ka edhe pensioniste te cilet e kane ndertuar kete qytet nga hici me duar dhe me mendje, dhe sot nuk dalin dot nga shtepite se i shtyjne si qen nga nje ane makinat nga ana tjeter bicikletistat dhe motoristat e papermbajtur te “progresit”. Vetem ne Shqiperi bicikletat dhe motoret bejne ligjin ne parqe dhe pedonale; ne tere boten jane te ndaluara me ligj te rrepte.

    Ne Tiranen e “gjelber” je i detyruar te kesh makine; deri ne Durres nuk shkon dot me transport publik; autobuzin e ke cuar atje ku eshte nightmare dhe per shume njerez pamundesi te shkojne pra eshte i paperdorshem per shumicen e qytetareve. treni ne shekullin e 21 nuk ekziston. Keto me duken si detyrat themelore dhe perparesi te bashkise e cila kujdeset qe autobuzet nga Kosova te ndalojne cdo dite me komoditet te Unversiteti por Tiransit duhet te rentojne 60 euro makine te shkojne ne plazh. pensionistet qe skane makine jane te detyruar te burgosen brenda. Autobuzet e fshatrave nisen ne qender, perse autobuzi i Durrest duhet syrgjynosur ne nowhere?
    Mos flasim pastaj per kontrollin ushqimor, kontrolln e tregjeve, keqmenaxhimin e trafikut e probleme te perditshme pafund te ketij vendbanimi qe pret te behet qytet dhe qe per ju eshte metropol pa krahasim ne bote. Ndoshta duhet t’i pergjgjeni thirrjes se pasiont dhe te merrni rolin e urbanistit apo arkitektit dhe t’ia lini vendin dikujt qe e kupton rolin e kryebashkiaut te nje qyteti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?