Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen: Forcimi i bashkëpunimit shkurton distancat mes dy qyteteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen: Forcimi i bashkëpunimit shkurton distancat mes dy qyteteve
Aktualitet

Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen: Forcimi i bashkëpunimit shkurton distancat mes dy qyteteve

Published: June 16, 2022
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen, me të cilin diskutoi mbi mënyrat e bashkëpunimit, sidomos për të forcuar marrëdhëniet mes të rinjve në dy qytetet. Veliaj dhe Houchen theksuan praninë e një numri të madh shqiptarësh në Tees Valley, të cilët, siç pohuan ata, janë integruar më së miri dhe po shihet mundësia edhe për një linjë të dedikuar ajrore.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të prisja mikun tim, kryetarin e Bashkisë së Tees Valley dhe kolegët nga Britania e Madhe. Shumë mirënjohje për mënyrën se si është integruar komuniteti shqiptar atje, por edhe në shumë vende të Britanisë së Madhe. Ne jemi një komb emigrantësh. Prej kushteve të vështira të komunizmit, me rënien e atij sistemi, një pjesë e madhe e popullatës sonë emigroi dhe shpeshherë, vetëm kur vizitojmë njëri-tjetrin, kuptojmë se disa nga legjendat dhe mitet urbane që dëgjojmë për 1 në 100 raste, ku dikush ndoshta ka një sjellje jo të mirë, harrojmë 99 të tjerët që në fakt janë familjarë të ndershëm, punojnë fort, krijojnë një biznes, mundohen të jenë pjesë e stofit të Britanisë së Madhe dhe kanë prodhuar reputacion, si ai që ju më rrëfyet për shqiptarët që jetojnë në Tees Valley,” tha mes të tjerash Veliaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Ben Houchen u shpreh se distanca mes dy qyteteve do bëhej më e vogël nëse bashkëpunimi do jetë më i madh, sidomos për studentët shqiptarë që studiojnë në Angli. “Është e mahnitshme të shohësh punën që po bëni këtu në Tiranë. Duam të bëjmë diçka për t’ju ndihmuar, por në të njëjtën kohë, mendoj ta vazhdojmë këtë marrëdhënie, sepse mund të mësojmë shumë nga ajo që ju po bëni, çfarë mund të bëjmë ne veçanërisht me të rinjtë. Ne kemi një universitet të madh në Tees Side. Do të ishte mirë të bisedonim se si mund të punojmë edhe me të rinjtë shqiptarë. Ne kemi një popullsi kaq të madhe shqiptare në Tees Side, ndaj mund të vendosim një linjë direkte nga aeroporti i Tiranës dhe shpresojmë që të shtojmë linja të tjera në të ardhmen,” u shpreh kryetari i Bashkisë së Tees Valley.

- Publicitet -

Veliaj i dhuroi kryetarit të Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen, Kullën e Sahatit të Tiranës, një shenjë simbolike mikpritjeje në kryeqytetin shqiptar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • XXXL says:
    June 16, 2022 at 2:15 pm

    Po mire ore si i dalin te gjithe miq kryetaret e bashkive ne te gjithe boten Lali Fikut?
    Nuk “genjen” sa here llap i zgjatet hunda, ja ka kaluar edhe pinokut me hunde.
    Mos harro t’i japesh “Kullen e Sahatit” se “Celasat e Tirones” te kane mbaruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?