Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga “Pallati me Shigjeta” te Rr. “Teodor Keko”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga “Pallati me Shigjeta” te Rr. “Teodor Keko”
AktualitetUncategorized

Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga “Pallati me Shigjeta” te Rr. “Teodor Keko”

Published: July 31, 2024
Shpërndaje

Bashkia e Tiranës prezantoi projektin për rehabilitimin e lumit të Lanës, nga Pallati me Shigjeta te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”, i cili shënon një kapitull të ri për transformimin e qytetit. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se projekti është vijim i punëve të mira të nisura dhe të kryera nga Edi Rama në vitet 2000-2011.

“Transformimi i lumit të Lanës nga administrata e Edi Ramës dhe Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 i referohet një epoke që lidhet me hapjen e një kapitulli të ri të qytetit. I cili vijoi me transformimin e Lanës në pjesën e lindore, nga materniteti i ri “Koço Gliozheni” deri te rrethrrotullimi i Shkozës. Kush ka parë transformimin aty, mjafton të hapë buletinet e imobiliareve për të kuptuar se vlera e pronës është rritur nga 70 deri në 250%. Ajo ishte një zonë, që konsiderohej si fundi i botës. Kurse sot është bërë jo vetëm pjesë e Tiranës qendrore, por është zhvilluar infrastruktura, bimësia, është kthyer në një linjë ekspres për autobusët dhe biçikletat. Kush jeton në Shkozë vjen për punë minutash në qendër”, tha Veliaj.

Kapitulli i tretë për lumin e Lanës nis me projektin që u prezantua sot. Veliaj shtoi se nga ky investim, shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, përfitojnë të gjithë qytetarët, ndërsa 317 familjet që preken (edhe ato pa dokumente pronësie) do të përfitojnë fillimisht bonus qiraje dhe më pas nga një banesë të re falas. Apeli i tij për qytetarët është të mos përdoren nga politika, por të bashkëpunojnë me bashkinë.

- Publicitet -

“Jo vetëm këto familje do të jetojnë më mirë, por edhe familjet e tjera të qytetit do të kenë një mundësi të jashtëzakonshme. Për ata që janë pronarë legjitimë të pronave private buzë Lanës është një lajm i shkëlqyer sepse do të kenë mundësi ta zhvillojnë pronën e tyre. Ndaj, dua t’ju bëj thirrje qytetarëve: Mos u përdorni mish për top! Kush bashkëpunon i pari, do futet në shtëpi i pari. Kush shkon t’i vërë biberonin llasticave që humbasin me 60 mijë vota dhe nuk dinë ta kapërcejnë humbjen, atëherë sigurisht do futen të fundit. Në këtë kuptim “kush vjen i pari, shërbehet i pari”. Kush mendon që familjen e tij do ta vërë në dispozicion të një politike që na prodhoi Lanën siç e kemi sot, apo Lanën siç pastroi Edi Rama në 2000, apo realitetet urbane katastrofike siç ishin Kombinati dhe “5 Maji”, në zaptim total, le të vazhdojë, nuk e ndalojmë dot”, tha ai.

Për të informuar qytetarët qytetarët për zbatimin e këtij projekti dhe për të mësuar se çfarë përfitojnë familjet, si do të trajtohen shpronësimet, si do të kryhet vlerësimi i pronave etj., Bashkia e Tiranës ka hapur edhe një adresë emaili: [email protected]. “Ne kemi detyrë të ofrojmë një proces të drejtë, njerëzor, dhe një akomodim me bazë solidariteti, – jo detyrimi ligjor, por solidariteti, – për ata njerëz që kanë jetuar aty ndër vite”, sqaroi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?