Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pritje për festat me përfaqësues të trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare: 2022 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pritje për festat me përfaqësues të trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare: 2022 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën
Aktualitet

Veliaj pritje për festat me përfaqësues të trupit diplomatik dhe komuniteteve fetare: 2022 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën

Published: December 14, 2022
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj ka organizuar një pritje të veçantë, në prag të festave të fundvitit, me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, personalitete të spikatura të jetës publike, krerët e komuniteteve fetare në vend, e të tjera figura të nderuara të Tiranës.

Në fjalën e rastit, Veliaj tha se më në fund, pas pandemisë, qyteti i Tiranës i rikthehet pritjeve tradicionale festive, të cilat bëjnë bashkë njerëzit. “Është një kënaqësi e veçantë që i rikthehemi traditës së të qenit bashkë, festimin e Krishtlindjes për besimtarët e krishterë, Hanukkah për besimtarët e komunitet hebraik dhe Vitin e Ri për çdo familje shqiptare”, u shpreh Veliaj.

Duke bërë një bilanc të vitit që po mbyllet, kryebashkiaku tha se Tirana nga Kryeqyteti Europian i Rinisë merr titullin e Qytetit Europian të Sportit 2023, për të cilën ftoi të gjithë personalitetet ta shtojnë në kalendarin e aktiviteteve. “Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën tonë. Ka qenë viti kur Tirana u shpall Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe sapo kemi kaluar stafetën te kolegët tanë polakë. Vitin tjetër, kur Tirana do të jetë Qyteti Europian i Sportit, mezi pres që me shumë prej jush, si ata që përfaqësojnë komunitetet e besimit, vëllezërit tanë këtu, edhe ata që përfaqësojnë komunitetet ndërkombëtare, nga ambasadat e pranishme në Tiranë, të kemi një vit tjetër aktiv,” tha ai.

- Publicitet -

Veliaj vlerësoi faktin se komunitetet e besimeve bashkëjetojnë më mirë se kudo në vendin tone, pavarësisht festave fetare: “Ky është ndër të vetmit vend në botë kur na vjen natyrshëm të jemi bashkë, si për Ramazan dhe Bajram, si për Pashkë dhe Krishtlindje. E çmoj shumë kontributin që jepni për kombin dhe qytetin tonë. Ky qytet është më i bashkuar falë jush, ky qytet është më tolerant falë jush. E kam zemrën plot mirënjohje, dashuri dhe respekt për kontributin ditor, që secili prej jush jep për ta bërë këtë qytetin, jo vetëm më të madh e më të pasur të gjithë shqiptarëve, por edhe më të dashur”.

Ai nuk la pa përmendur edhe Javët e Kulturës si një traditë e re që i ka dhënë jetë qytetit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 15, 2022 at 2:28 am

    Qerrata i madh ku Lali Eri. Do me mbajtur mire me te gjithe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X
  • Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, mesazhi i Veliaj: Protestat nuk janë ‘fundi i botës’
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit
  • EMRAT: Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Komentet e Fundit

  1. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  2. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
  4. Kazon lapsash 🤣 on 26 tetor 2026
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Lula fiton kundër aleatit të Trump, Brazili qëndron majtas në një Amerikë Latine të kthyer djathtas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?