Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendet e BE-së ndryshojnë rregullat për kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vendet e BE-së ndryshojnë rregullat për kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve
BoteLajmi i fundit

Vendet e BE-së ndryshojnë rregullat për kompensimin e pasagjerëve për vonesat e fluturimeve

Published: June 6, 2025
Shpërndaje

Pas 12 vitesh negociata, vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për ndryshimin e rregullave që lidhen me kompensimin e pasagjerëve në rast vonesash fluturimi.

Ndryshimet parashikojnë rritjen e kohës së vonesës përpara se pasagjerët të kenë të drejtë për kompensim financiar.

Sipas rregullave të reja, për fluturimet e shkurtra, kompensimi do të aplikohet vetëm pas katër orësh vonesë, në krahasim me tre orët që kërkoheshin më parë.

- Publicitet -

Ndërsa për fluturimet e gjata, pasagjerët do të mund të kërkojnë kompensim vetëm pas gjashtë orësh vonesë.

Megjithatë, ka edhe ndryshime në shumën e kompensimit.

Për fluturimet e shkurtra, kompensimi do të rritet nga 250 € në 300 €. Kurse për fluturimet e gjata, kompensimi do të ulet nga 600 € në 500 €.

Komisioni Evropian kishte propozuar që pragu i vonesave të ishte edhe më i lartë, pesë orë për fluturimet e shkurtra dhe nëntë orë për ato të gjata, me synimin për të lehtësuar barrën mbi linjat ajrore dhe për të shmangur abuzimet.

Por vendet anëtare kanë gjetur kompromis në nivele më të ulëta. Marrëveshja e re përfshin gjithashtu të drejtën për ridrejtim të udhëtimit në rast vonesash të gjata; thjeshtimin e formularëve për kompensim dhe të drejta të përforcuara për personat me aftësi të kufizuara.

Organizata Evropiane e Konsumatorëve (BEUC) e ka kritikuar marrëveshjen, duke paralajmëruar se shumica e pasagjerëve mund të mbeten pa të drejtë kompensimi, pasi pjesa më e madhe e vonesave janë midis dy dhe katër orë.

Edhe shoqatat që përfaqësojnë linjat ajrore, si Airlines for Europe (A4E), kanë shprehur pakënaqësi, duke thënë se vendet anëtare kanë “komplikuar më tej” rregullat në vend që t’i thjeshtojnë.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të zbatojë rregulla të ngjashme me ato të BE-së, të trashëguara nga periudha para Brexit.

Britanikët kanë të drejtë për kompensim nëse një fluturim mbërrin më shumë se tre orë me vonesë, përveç rasteve kur ka rrethana të jashtëzakonshme.

Ndryshimet e miratuara nga vendet e BE-së pritet të kalojnë edhe përmes Parlamentit Evropian për t’u bërë zyrtarisht ligj.

Ndërkohë, udhëtarët britanikë që fluturojnë me linja ajrore të BE-së drejt ose nga vendet e unionit mund të ndihen të prekur nga këto ndryshime.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Vl says:
    June 6, 2025 at 9:56 pm

    Hajd ne pith te robve .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “VETO”, Trump paralajmëron një përballje me shumicën e re demokrate
  • Komunikimi i hapur do të largojë keqkuptimet, parashikimi i yjeve për sot
  • Temperatura ajri të ngrohta, nuk priten reshje shiu
  • Trump humbet rëndë
  • Tërmet politik në SHBA: Demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit

Komentet e Fundit

  1. Ben on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. anti25642654censurë on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  3. anti25642654censurë on Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Publikohet intervista që largoi Ramën nga studio
  4. Vlora 97 on ​Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj: Nga beteja me kancerin, te drama personale e divorcit dhe aksidenti i fundit fatal
  5. Zaza on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?