Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendim historik në SHBA, aborti nuk është më e drejtë kushtetuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendim historik në SHBA, aborti nuk është më e drejtë kushtetuese
AktualitetBote

Vendim historik në SHBA, aborti nuk është më e drejtë kushtetuese

Published: June 24, 2022
Shpërndaje

Miliona gra në Shtetet e Bashkuara humbin të drejtën ligjore për të abortuar, pas një vendimi historik të Gjykatës së Lartë. Institucioni më i lartë i drejtësisë në SHBA rrëzoi vendimin e marrë 50 vite më parë për legalizimin e aborteve. Vendimi u bë publik disa javë më parë, për shkak të rrjedhjes së paprecedentë të dokumenteve të gjykatës.

Vendimi do të transformojë totalisht të drejtat e abortit në SHBA, pasi tashmë shtetet individuale kanë të drejtë që ta ndalojnë plotësisht këtë procedurë në spitalet e tyre. Sipas parashikimeve, gjysma e shteteve amerikane mendohet se do të marrin masa kufizuese pas këtij vendimi. 13 prej tyre kanë miratuar tashmë ligje që e ndalojnë abortin si procedurë të jashtëligjshme, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Sipas Planned Parenthood, një organizatë shëndetësore amerikane, e drejta e abortit vlerësohet se do t’u hiqet 36 milionë grave.

- Publicitet -

Gjykata shqyrtoi një çështje që kërkonte shfuqizimin e vendimit të shtetit Misisipi për të ndaluar abortin pas javës së 15-të të shtatzënisë. Por shumica e gjyqtarëve (6-3) votuan në favor të shtetit në fjalë, duke mos e konsideruar abortin si të drejtë kushtetuese.

“Ne vendosim që autoritet rregullator për abortin duhet t’u kthehet njerëzve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, thuhet në një pjesë të vendimit.

Në disa shtete, Guvernatorët e zgjedhur nga Partia Demokratike, planifikojnë që ta fusin abortin si të drejtë kushtetuese në Kushtetutat e shteteve të tyre, si në Kaliforni, Nju Meksiko dhe Miçigan.
Ndërsa Zv.Presidentja Kamala Harris ka nisur takime me prokurorë shtetesh të zgjedhur nga radha e demokratëve për të diskutuar si të mbrohet e drejta e abortit.

Vendimi i shfuqizuar, ishte marrë në vitin 1973, kur Gjykata e Lartë vendosi duke votuar 7-1 se aborti ishte një e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Vendimi i atëhershëm u jepte grave amerikane të drejtën për të abortuar brenda 3 muajve të parë të shtatzënisë, por lejonte për kufizime të ndryshme në tre muajt pasardhës, dhe e ndalonte abortin në tremujorin e fundit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A ka përfunduar në Kinë makineria më e rëndësishme në botë?
  • Terapia hormonale për personat transgjinorë: Barnat nuk rimbursohen, të miturit përjashtohen
  • Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti, po kryeqyteti?
  • Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli
  • “Ndjemë erë të çuditshme dhe dëgjuam të bërtitura”, i riu polak rrëfen momentet nga zjarri në hotelin në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. AKI on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. demo on Cilës “iso-polifoni” i mbajnë iso institucionet e Gjirokastrës?
  3. TR on Thirrje për punësime të reja në atë që njihet si “ministria e propagandës”
  4. Ethem Lalaj on Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
  5. Fjala on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?