Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veprimtari të paligjshme gjatë fushatës? Nisin hetimet ndaj George Santos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veprimtari të paligjshme gjatë fushatës? Nisin hetimet ndaj George Santos
AktualitetBote

Veprimtari të paligjshme gjatë fushatës? Nisin hetimet ndaj George Santos

Published: March 3, 2023
Shpërndaje

Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve njoftoi se ka filluar një hetim ndaj ligjvënësit republikan nga Nju Jorku, George Santos, gënjeshtrat dhe sajesat e të cilit kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Hetimi duket se është i gjerë. Ai synon të përcaktojë nëse Santos “mund të jetë përfshirë në veprimtari të paligjshme gjatë fushatës së tij për t’u bërë anëtar i Kongresit” dhe veprime të tjera, thuhet në një deklaratë të Komisionit të Etikës.

Komisioni i Etikës do të hetojë gjithashtu nëse zoti Santos “i ka raportuar siç duhet informacionet e kërkuara në dokumentet e paraqitura në Dhomën e Përfaqësuesve, nëse ai ka shkelur ligjet federale të konfliktit të interesit në lidhje me rolin e tij në një firmë që ofron shërbime financiare dhe nëse ai ka bërë sjellje të pahijshme seksuale ndaj një individi që kërkoi punësim në zyrën e tij në Kongres”, thuhet në deklaratë.

- Publicitet -

Ligjvënësi Goerge Santos tashmë është tërhequr nga detyrat e tij në këtë Komision, por ka kundërshtuar thirrjet e republikanëve në Nju Jork për të dhënë dorëheqjen nga posti. Përmes një postimi në Twitter, zyra e tij tha se ai “po bashkëpunon plotësisht” me hetimin e Komisionit të Etikës dhe nuk do të bënte komente të tjera për këtë çështje.

Anëtarët e Komisionit të Etikës, ligjvënësi republikan David Joyce nga Ohajo dhe ligjvënësja demokrate Susan Wild nga Pensilvania, do të udhëheqin hetimin. Anëtarët e këtij Komisioni votuan njëzëri për krijimin e një nënkomisioni prej katër anëtarësh që do të hetojë akuzat për shkelje ndaj ligjvënësit Santos.

“Komisioni theksoi se fakti që është krijuar një Nënkomisioni Hetimor nuk do të thotë në vetvete se ka patur ndonjë shkelje”, thuhet në deklaratën e lëshuar të enjten.

Komisioni mund të ndërmarrë një sërë veprimesh ndaj ligjvënësit Santos, përfshirë rekomandimin për ta përjashtuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, forma më e ashpër e dënimit, e cila është përdorur vetëm pesë herë në më shumë se dy shekuj dhe asnjëherë kur bëhet fjalë për sjellje që kanë ndodhur përpara fillimit të mandatit të një ligjvënësi. Të paktën dy të tretat e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve duhet të votojnë për përjashtimin e tij, nëse kjo rekomandohet nga Komisioni i Etikës.

Rekomandimet për çdo lloj ndëshkimi duhet të jenë pjesë e një raporti të Komisionit të Etikës që deklaron provat që mbështesin gjetjet e tij dhe një shpjegim të arsyeve për vendimet e tij.

Ligjvënësi ka pranuar se ka sajuar pjesën më të madhe të biografisë së tij. Zoti Santos fitoi garën për një vend në Kongres në nëntor me një diferencë prej 7.5 për qindësh ndaj kandidatit demokrat Robert Zimmerman. Por fitorja e tij u venit shpejt nga njoftimet në media që tregonin se personi që ai prezantoi para votuesve ishte kryesisht i sajuar.

George Santos ka thënë se është diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut dhe Kolegjin Baruch, ndonëse në këto institucione arsimore nuk ekziston asnjë e dhëna për të. Ai ka pretenduar gjithashtu se ka punuar në kompanitë financiare, “Goldman Sachs” dhe “Citigroup”, gjë që ka rezultuar të jetë e pavërtetë.

Po kështu zoti Santos rezulton të ketë gënjyer edhe për origjinën e tij duke thënë se është hebre dhe se gjyshërit e tij arritën t’u shpëtojnë nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione mes Argjentinës dhe Brazilit, përshkallëzohet kriza diplomatike pas deklaratave të Mileit ndaj Lulës
  • Shqipëria, me konsumin më të ulët të energjisë në banesa në Europë
  • Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në këto qytete
  • Drafti i marrëveshjes SHBA-Iran-Oman për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, pesë kushtet kryesore
  • Horoskopi 5 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për shenjat ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  4. xhaxhi moderatori on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  5. Five company on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?