Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Dalin pamjet e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Dalin pamjet e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Dalin pamjet e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Tiranë, ku tre persona kanë dhunuar brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi, menjëherë pasi ai ka lënë djalin e tij në shkollë. Sulmi ndaj avokatit të liderit të opozitës, Sali Berishës, është zbardhur pas rreth 10 orësh nga autoritetet, ku drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka zbuluar identitetet e autorëve, itinerarin e lëvizjes së tyre dhe shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë.

Gjithashtu është publikuar edhe videoja nga momenti i sulmit ndaj avokatit, ku shihet se avokati po qëndronte në këmbë në hyrjen e kopshtit, kur është sulmuar nga tre personat të cilët e kanë goditur. Ai është goditur në kokë me dorezë hekuri dhe ka rënë në tokë. Më pas është qëlluar me shkelma e sende të tjera, dhe autorët janë larguar me vrap duke e lënë pa ndjenja.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve.

- Publicitet -

Teksa po jepte informacionet, Vocaj u shpreh se një nga autorët, konkretisht Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici, ndërsa pritet të merret në pyetje nga hetuesit.

I pyetur nëse autorët ishin të paguar për të dhunuar avokatin, Vocaj tha se policia nuk e mendon një gjë të tillë. Ai shprehet se autorët kishin lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Më tej ka treguar edhe itinerarin e lëvizjes së autorëve të cilët janë shpallur tashmë në kërkim.

Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.

I gjendur në këtë situatë dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka pretenduar se ka një kontratë me studion ligjore që duhet ta zbatojë.

“Policia nuk ka pasur ndonjë tendencë për ta fshehur ngjarjen. Ne mendojmë se autorët nuk janë të paguar. Autorët kanë lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes autorët janë ndarë në dy drejtime. Një nga autorët ka lëvizur me automjetin tip Audi, autorët e tjerë kanë marrë taksi dhe kanë leëvizur drejt aoznës së Astirit. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka organizuar pika kontrolli, por problemi kryesor ishte identifikimi i tyre sa më shpejt.Avokati ka përfaqësuar një palë e cila ka fituar procesin gjyqësor dhe pala fituese nuk ka respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Këto janë dhe motivet që kanë çuar në ngjarje. Këta persona janë takuar rreth një muaj para se të ndodhë ngjarja dhe kanë diskutuar për çështjen. Policia është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga telefonatat e shumta nga publiku”, u shpreh drejtori i policisë së Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/05/Top-News_-EKSKLUZIVE-Del-video-kur-sulmohet-brutalisht-avokati-Sokol-Mengjesi.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    May 30, 2024 at 8:07 am

    PS:
    -Të shkuara AVOKATIT personalitet OK i kohës që jetojmë.Kriminelët duhet të dënohen rëndë sipas LIGJIT & të mos kenë mbrojtje politike si gjithmon që nga 1992 nga opozitarët e sotëm.Ndaj jan shtuar Dhunuesit,Hajdutët,Vrasësit në 34 vite..!
    -Fatkeqsisht FOLTORISTËT e non gratës shpejtuan ta përdorin për KAPITAL POLITIK,duke shpifur se Avokati u dhunua nga E.Rama se është AVOKAT I NON GRATËS,babit politikë fatkeqsi Kombëtare..!
    -E si gjithmon SHPIFSIT NUK NDËSHKOHEN NË 34 VITE PËR FAJE TË DREJTËSISË SË FRIKSUAR,KAPUR,TREDHUR NGA SB 92..e në Vazhdim..ndonse SOT.. monitorohen nga SHBA..!
    -Ndaj populli nuk po ka më SHPRESË TE POLITIKA 34 VJEÇARE(MË SHUMË OPOZITARE),,DREJTËSIA SI VAZHDIM I 1992 E BËR PALË ME POLITIKËN E KORRUPTUAR+HAJDUTËT+OLIGARKËT+VRASËSIT+DROGMENËT..!

    Reply
  • Suvorov says:
    May 30, 2024 at 10:08 am

    Edhe pse vete autori i vrasjes,edhe ose policia than se nuk ka lidhje politike,por per shkak te detyres, Sali qeni thot eshte politike dhe vrasesit i ka urdheruar Edi Rama. Por Saliu e di si veten e tij Edi Ramen qe te vret naten dhe te qan diten. Vetem nje vrases njeh shqiperia,Sali Ram Berishen,qe vrau 4000 vete ne 1997 me firmat piramidale,26 vete ne gerdec,kater vete ne bulevrd se po protestonin etj. Krimet e Saliut nuk numerohen. Meriton varjen ne litar.

    Reply
  • Aldrinp says:
    May 30, 2024 at 2:18 pm

    Fytyra e ndyre e shqiptareve, Gangstere te qelbur
    Ndaj eshte popull i perbuzur, se i ka burrat kurva gangstere, jo burra qe luftojne per ceshtje te drejta
    keta lloj burrash jane kurva, jo burra

    Reply
  • Rroft Luli says:
    May 30, 2024 at 2:36 pm

    Rroft Luli!
    Poshtë Sala Fazlliq Gërdecllari dhe avokatët e tij!
    7×7=42

    Reply
  • Shqiptar says:
    May 30, 2024 at 7:39 pm

    Kerkuan avokat per gjyqin, bene kontrat shperblimi per punen e tij, fituan ceshtjen dhe nuk donin te pagonin kush i coj drejt fitores.
    Idiota, kok trashe, kriminela, tju jepet max i denimit, keshtu ta mesojne se ceshte qyteterimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?