Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijojnë protestat në Gjermani kundër bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vijojnë protestat në Gjermani kundër bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë
AktualitetBote

Vijojnë protestat në Gjermani kundër bashkëpunimit me partinë e ekstremit të djathtë

Published: February 2, 2025
Shpërndaje

Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbarë Gjermaninë dolën në protesta në rrugë, për të demonstruar kundër bashkëpunimit me AfD.

Sipas të dhënave të policisë në përgjithësi protestat ishin paqësore. Unioni kristiandemokrat ishte në fokus të protestave, sepsetë mërkurën (29.01.2025) me mbështetjen e AfD u miratua në Bundestag (parlament) mocioni i kristiandemokratëve për ashpërsimin e ligjit të migracionit. Ndërsa të premten (31.01.2025) dështoi kalimi i projektligjit për migracionin.

Protestat në përgjithësi paqësore

- Publicitet -

Në Hamburg sërish protestuan dhjetra mijë vetë. Sipas të dhënave të policisë numri i pjesëmarrësve ishte 65.000, njoftoi televizioni publik NDR. Një zëdhënëse e organizatorëve të protestës tha, se ishin 80.000 pjesëmarrës. Protesta kaloi në mënyrë paqësore, njofton policia.

Rreth 10.000 protestues në Bremen, sikurse njofton NDR, demonstruan kundër së djathtës. Edhe në Lyneburg, Braunshveig, Hanover mijëra vetë dolën në protesta.

Në Köln (landi Renania Veriore-Vestfalia) protestuan rreth 16.000 vetë, sipas medias publike WDR, e cila u referohet të dhënave të policisë. Organizatorët bënë fjalë për 45.000 demonstrues. Protestuesit mbanin pankarta me sloganet: “Jo Merz nga marsi” ose “Fritz dëgjo mamin!”. Ish-kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, që gjatë kohës së qeverisjes quhej me ironi edhe “mami”, u shpreh hapur kundër votimit të përbashkët të CDU-së me AfD-në. Edhe në qytete të tjera si në Esen, Aachen pati protesta të shtunën (01.02.2025) .

Edhe në Shtutgart në landin Baden-Vyrtenberg dhjetra mijë vetë iu bashkuan protestës kundër zhvendosjes djathtas. Kundër votimit të përbashkët të CDU-së dhe AfD-së lidhur me politikën e migracionit u protestua edhe në disa qytete në Bavari.

Edhe në landet lindore të Gjermanisë në qytetet Leipcig e në Drezden kanë protestuar disa mijëra deri në 10.000 vetë, sipas mediave që u referohen të dhënave të policisë. Një ndër bashkëorganizatoret e protestës në Leipcig, Bente Stork, në adresë të CDU-së dhe kryetarit të partisë Friedrich Merz tha, se: “Kush bashkëpunon me fashitët, duhet të marrë parasysh rezistencën tonë.”

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?