Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Viti 2022 shënoi shtim të rasteve të dhunës ndaj grave në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Viti 2022 shënoi shtim të rasteve të dhunës ndaj grave në Kosovë
AktualitetKosovë

Viti 2022 shënoi shtim të rasteve të dhunës ndaj grave në Kosovë

Published: January 3, 2023
Shpërndaje

Vrasja e dy grave brenda një jave në muajin dhjetor, nxiti shqetësime mbi shkallën e dhunës ndaj gruas në Kosovë, një dukuri që shënoi ngritje në përgjithësi gjatë vitit që lam pas.

Veprimtaret për mbrojtjen e të drejtave të grave thonë se në Kosovë viti 2022 solli ndryshime të nevojshme ligjore në këtë fushë, por problem vazhdon të jetë dështimi i zbatimit të tyre.

“Vitin 2022 po e përmbyllim me dy vrasje fatkeqësisht brenda pesë ditësh dhe kjo është më shumë sesa alarm për të gjitha institucionet, gjithë akterët që kanë sadopak gisht në ndryshim të situatës të mobilizohen dhe të bashkëpunojnë për ta ndryshuar gjendjen”, thotë Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës.

- Publicitet -

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, zonja Tërshani tha se institucionet nuk i kanë trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës gjatë vitit 2022.

“Akterët të cilët e kanë në dorë të ndryshojnë situatën, në këtë rast shteti, nuk po e merr seriozisht një situatë të tillë. Mirë është thënë në protestën e fundit se vrasja edhe dhuna që po e përjetojnë gratë edhe vajzat në Kosovë është urgjencë kombëtare dhe duhet të trajtohet krah për krah me urgjenca të tjera që i përjetojmë si shtet i ri do të thoja”.

“Nuk kemi parë asnjë përshpejtim të reagimit edhe një llogaridhënie nga ana e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial. Me tre katër largime nga pozita të disa policëve që ndoshta edhe kanë mundur të jenë joprofesional në punën e tyre, nuk shfajësohen gjithë këto gjëra”, thotë Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në periudhën janar – nëntor të vitit 2022, janë regjistruar dy mijë e 471 raste të dhunës në familje, në dy mijë e 55 prej të cilave viktimë kanë qenë gratë.

Zonja Demolli i tha Zërit të Amerikës së ngjarjet e vitit 2022 dëshmojnë nevojën që të punohet më shumë me burrat në këtë fushë.

“Sepse frika është që gjenerata e re po rritet me një mendësi që dhuna në familje, dhuna ndaj gruas është një formë e disiplinimit. Kështu që puna jonë duhet të shtrihet me djem të ri, me burra, me kategori të ndryshme, të burrave të rinj e më të vjetër”.

Të dhënat e Policisë tregojnë se gjatë vitit që po e lëmë pas, 3 gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje, derisa në vitin 2021 ishte vrarë një grua.

Ekspertët thonë se mosndëshkueshmëria e kryesve të dhunës në familje po nxit edhe më tepër këtë dukuri.

Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i tha Zërit të Amerikës se sistemi i drejtësisë ka shqiptuar dënime jashtëzakonisht të buta përgjatë vitit për këtë kategori.

“Vepra penale ‘dhuna në familje’ tashmë njihet si vepër e posaçme penale në kuadër të Kodit Penal të Kosovës dhe është vepër e cila dënohet deri në tri vjet. Por përkundër kësaj aktgjykimet që ne i kemi parë kanë qenë raste ku kryesit janë dënuar qoftë me burgim me kusht, domethënë fare nuk kanë shkuar në vuajtje të dënimit, ose me dënim me gjobë”, tha ajo.

Situatë e njëjtë, thotë zonja Rrezniqi, është edhe në rastet e vrasjes së grave ku dënimi sipas ligjit mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm, në varësi të rrethanave.

“Ajo që kemi parë në vazhdimësi te rastet e vrasjeve është një lloj situate ku këto raste shumë shpesh kthehen në rigjykim. Kemi qenë dëshmitar të disa rasteve të monitoruara të kësaj natyre ku janë kthyer dy, tri apo katër herë në rigjykim, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese përveç situatës që krijohet në vazhdimësi kemi të bëjmë edhe më një lloj riviktimizimi të mëtejmë të familjarëve të cilët presin marrjen e dënimit meritor të kryesit të këtyre veprave”, thotë ajo.

Një hulumtim i lëvizjes Fol me mbështetjen e Departamentit amerikan të Shtetit, nxori në pah se norma mesatare e zgjidhjes së lëndëve që kanë të bëjnë me dhunën në familje në shtatë gjykatat themelore të Kosovës është 72 për qind. /VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    January 3, 2023 at 11:06 pm

    Kosova ka me teper vrasje ne rajon se cdo shtet I Ballkanit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?