Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”
AktualitetKronike

Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published: September 24, 2026
Shpërndaje

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës, Hyseni u largua nga godina e gjykatës pa bërë asnjë deklaratë për mediat.

Ajo është nën hetim në kuadër të procedimit të SPAK, ku dyshohet për veprat penale të “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.

- Publicitet -

Çështja lidhet me hetimet që kanë nisur nga dosja ndaj biznesmenit Ergys Agasi, ndërsa ndaj Hysenit më herët ishte vendosur edhe pezullimi nga detyra.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Zanafilla e banalitetit kriminal says:
    September 24, 2026 at 12:52 pm

    Edi Rama ka zbuluar formulën ideale të pushtetit modern: të jesh përgjegjës për gjithçka që shkon mirë dhe të mos kesh dijeni për asgjë që shkon keq. Është një talent që, duhet pranuar, kërkon praktikë. Kur një ministër inauguron, firmos, vendos dhe shpërndan lavdi, ai është pjesë e qeverisë së Ramës. Kur i njëjti ministër përfundon nën hetim, në gjykatë apo përballet me një vendim të drejtësisë, papritur zbulojmë një të vërtetë të re kushtetuese: ministri është person fizik. Kryeministri nuk ka lidhje. Përgjegjësia është personale.Natyrisht që përgjegjësia penale është personale. Këtë nuk e vendos kryeministri, por drejtësia. Por pyetja që i bëhet Ramës nuk është pse duhet të dënohet për veprimet e një ministri. Pyetja është: Kush e zgjodhi ministrin? Kush e emëroi? Kush e promovoi? Kush e mbajti në pushtet? Kush i dha në dorë tenderët, koncesionet, buxhetet dhe firmat? Dhe këtu fillon pjesa më interesante e përrallës. Rama nuk dinte. Nuk dinte për Tahirin. Nuk dinte për Kokën. Nuk dinte për Ahmetajn, Ballukun.Nuk dinte për Gys Agasin, Karçanajn, V.Hysenin, për aferat, për abuzimet, për konfliktet, për tenderët. Dhe në çdo rast, përgjigjja është e njëjtë: “Unë nuk kam pasur dijeni.” Kryeministri i një shteti që, sipas kësaj logjike, është i fundit që merr vesh çfarë ndodh në qeverinë e tij. Një lloj Sherlock Holmes-i për sukseset dhe Mister Bean-i për skandalet. Por le ta marrim seriozisht për një çast këtë version. Le të supozojmë se Rama vërtet nuk dinte. Atëherë kemi një lajm edhe më të keq: ai nuk është përgjegjës për korrupsionin e vartësve të tij, por është përgjegjës për faktin që nuk ka ditur çfarë bënin njerëzit që vetë i kishte zgjedhur. Dhe kjo quhet dështim qeverisjeje. Sepse nuk mund të thuash: “Unë i zgjedh njerëzit, por nuk përgjigjem për zgjedhjet e mia.” Nuk mund të marrësh meritën për çdo sukses të qeverisë dhe të kërkosh amnisti morale për çdo dështim të saj. Nuk mund të jesh babai i sukseseve dhe jetimi i skandaleve. Kjo është pjesa më groteske. Kur gjithçka shkon mirë, pushteti është i centralizuar. Kur gjithçka shkon keq, përgjegjësia bëhet personale. Ministri përgjigjet për ministrinë.Drejtori për drejtorinë. Sekretari për firmën. Këshilltari për këshillën. Dhe në majë të piramidës qëndron kryeministri, i cili, çuditërisht, nuk ka parë, nuk ka dëgjuar dhe nuk ka ditur. Një qeveri e tërë me sy, veshë dhe firma , por vetëm kryeministri pa sy e veshë. Këtu banaliteti pushon së qeni humor. Sepse kur skandali përsëritet, ai nuk është më aksident. Kur bëhet seri, duhet të kërkosh sistemin. Kur “nuk dija” bëhet përgjigje standarde, atëherë nuk ke më thjesht një problem me vartësit. Ke një problem me kulturën e pushtetit. Dhe “muti është bërë mullar”. Por nga maja e mullarëve dëgjon ende të njëjtën përgjigje: “Përgjegjësia është personale.” Po. Personale është përgjegjësia penale. Por kur ti zgjedh njerëzit, u jep pushtetin dhe i mban aty, përgjegjësia politike për zgjedhjen e tyre nuk mund të jetë personale e tyre. Është edhe e jotja. Përndryshe, kemi shpikur modelin më komod të qeverisjes: kryeministri emëron, vartësi firmos, drejtësia heton dhe Rama habitet. Kjo nuk është thjesht banalitet. Kjo është zanafilla e banalitetit kriminal: jo vetëm te njerëzit që mund të kenë abuzuar me pushtetin, por te një sistem politik që kërkon gjithë pushtetin për vete dhe, kur vjen fatura, kërkon të mos ketë asnjë përgjegjësi.

    Reply
    • Sinema says:
      September 24, 2026 at 2:06 pm

      Nuk e di ne se shkon ndonje gje mire aktualisht, me te cilen mund te mburret Rama.

      Reply
    • Asd says:
      September 24, 2026 at 5:01 pm

      Komenti eshte i sakte. Ne qender te skandalit eshte vete Rama. Te gjithe emrat e tjere jane kukulla qe ai perdor dhe flak sipas rastit. SPAK te ndjeke parate. Ato nuk i kane as Agasi dhe as Karcanaj as ai idioti qe kapen ne France.

      Reply
  • Humoristi says:
    September 24, 2026 at 12:56 pm

    Me cilen shtepi do jete e arrestuar!?Ne Shqiperi apo ne Kosovo- Metohi,me xhama apo pa xhama!?

    Reply
  • Valbona says:
    September 24, 2026 at 1:21 pm

    Ne nje shtepi publike…

    Reply
    • qytetar says:
      September 24, 2026 at 2:08 pm

      komenti i dites…

      Reply
  • Detari says:
    September 24, 2026 at 1:39 pm

    Po nese ergysi vet-deklarohet si grua, trans, shkon dhe ai arrest ne shtepi?

    Reply
  • Berlin says:
    September 24, 2026 at 1:50 pm

    ka dale emri i asaj gazetares Lala ?!

    Reply
  • Americano says:
    September 24, 2026 at 2:00 pm

    Pyetja e Vlorës ndaj gaztares investigative Klodiana Lala nuk ishte shantazh. Ishte zhveshja e një xhelati mediatik dhe gazetarie hetuesie e llojit të Feqor Shehut dhe Nevzat Haznedarit, ku njeriu shpallet fajtor përpara se të gjykohet, ku thashethemet e përhapura nëpër skutat e portaleve përdoren si prova, dhe ku synimi i vetëm është thyerja shpirtërore dhe lëndimi i ndjenjave më të thella njerëzore e femërore.që, në mungesë të fakteve, kërkon të vrasë moralisht një grua!!
    Por mos harroni se Vlora është nga Kosova – një vend që i ka bërë ballë linçimeve, dhunës verbale e fizike dhe përdhunimeve të shkjaut. Ajo e di fare mirë se ç’do të thotë të lëndosh një grua dhe ta linçosh në publik ala serbiance.
    Nuk thyhet aq lehtë një femër që vjen nga një taban i tillë qëndrese!

    Reply
  • Eh ç'na gjeti says:
    September 24, 2026 at 2:04 pm

    Thjesht po mendoja : Kur kjo biba i shtrihet ne krevat dhe dorzohet pa kushte ke Gys HunDerri, imagjino c’mund ti beje “Sigurise Kombetare te Shqiperise” nje djalosh bukurosh inteligjent nga sherbimet sekrete te huaja…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?