Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj, arrestohet autori, u nxit nga çifti që banonte afër viktimës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj, arrestohet autori, u nxit nga çifti që banonte afër viktimës
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj, arrestohet autori, u nxit nga çifti që banonte afër viktimës

Published: August 22, 2024
Shpërndaje

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit Faik Ajdini, ngjarje e ndodhur në Memaliaj 3 ditë më parë.

Në konferencë për shtyp, drejtori i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa bëri me dije se ditën e sotme është arrestuar autori kryesor i vrasjes, Blerti Kanushi 23 vjeç.

Të arrestuar për këtë ngjarje është edhe një familje, bashkëshortët Skënder 71 vjeç e Dorovi Ajdini 64 vjeç, si dhe djali i tyre Bledar Ajdini 43 vjeç.

- Publicitet -

72-vjeçari Faik Ajdini u vra me thikë për shkak të një konflikti për një gardh ndarës me fqinjët e tij, çiftin Skënder e Dorovi Ajdini.

Policia deklaroi se këta të fundit kishin pajtuar dhe nxitur Blerti Kanushin që të kryente krimin. Në vrasje morën pjesë Blerti Kanushi dhe Skënder Ajdini. Pasi e vranë me thikë 72-vjeçarin, trupi i këtij të fundit u mor nga çifti i bashkëshortëve Skënder e Dorovi Ajdini dhe u hodh në përrua. Ndërsa Blerti Kanushi u arratis.

“Nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij”, deklaroi drejtori i Policisë së Gjirokastrës.

Për të ndihmuar në fshehjen e krimit dhe përkrahu autorin kryesor, u përfshi edhe Bledar Ajdini, djali i çiftit, i cili gjithashtu u arrestua.

Trupi i Faik Ajdinit 72 vjeç ishte hedhur në një përrua dhe u gjet nga kërkimet e familjarëve dhe policisë.

NJOFTIMI I POLICISË SË GJIROKASTRËS:

Më lejoni që nëpërmjet këtij komunikimi me publikun dhe me median, të informoj lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes me armë të ftohtë, të shtetasit Faik Ajdini, kryer më datë 19 gusht 2024, në fshatin Zhapokikë, Memaliaj. Gjithashtu, t’ju informoj për rezultatet e hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Më datë 20.08.2024, rreth orës 06:40, jemi njoftuar se në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në një përrua, shtetasi Faik Ajdini, 72 vjeç.

Me marjen e njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si dhe Shefi i Stacionit të Policisë Memaliaj, punonjës të Seksionit të Policisë Shkencore dhe eksperti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nga këqyrja paraprake e kufomës në vendin e ngjarjes dhe nga rrethanat fillestare, hidheshin dyshime se viktima kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ishte shkaktuar nga mjet prerës.

Për të hetuar dhe zbardhur këtë ngjarje të rëndë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së saj, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga prokurori i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër z. Bledar Bala dhe i përbërë nga 2 zëvëndësdrejtorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, specialistë të Seksionit për Krimet e Rënda, Shefi i Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefi i Stacionit të Policisë Memaliaj, specialistë të Seksionit të Policisë Shkencore, ekspertë mjeko-ligjorë, si dhe struktura të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjithashtu, u koordinua puna dhe u mor mbështetje pa rezerva, me burime njerëzore dhe logjistike, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në  Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • prec ulaj says:
    August 22, 2024 at 12:12 pm

    Shiko emrin e fshatit, cfare pret nga fshatar nga Zhapokika?

    Reply
  • demo says:
    August 23, 2024 at 5:44 am

    Po nderton Central per depozitimin e Energjise Elektrike ne Vlore.Energjia Elektrike nuk eshte molle e dardha qe te depozitohet.Shume shume mund te ndertoje nje nen/stacion elektrik per Linjen Interconjeksioni Vlore Itali me Kabell te Tensionit Larte.Kjo linje do te sherbeje per percjelljen e Rrymes drejt Italise kur Hidrocentralet e Kaskades kane superprodhim dhe ta marre kete sasi kur hidrocentralet mbesin ne tako,se liqenet shterrojne.
    Ky Nen/Stacion nuk e ka cmimin 320 miljon Euro,por diku te 80 miljon Euro.
    I bie me lire te vere ne pune TEC e Vlores.
    Edhe ato magazinat e Depozitimit te Gazit qe do ndertoje ne Dumre,duken pak si Fantashkence.
    Idjotet shohin Yllin,marrin pyllin.
    Depozitat e gazit kerkojne Rigorozitet Teknik dhe ca kushte qe Shqiperia nuk i ka.
    Do ti pellcasin si Gerdeci,,Por ishallah hengshin koken e vet,se do marrin ne qafe miletin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?