Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Martin Canit, gjendet thika e përdorur për krimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e Martin Canit, gjendet thika e përdorur për krimin
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e Martin Canit, gjendet thika e përdorur për krimin

Published: November 23, 2024
Shpërndaje

Thika e cila u përdor në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ditën e hënë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, është gjetur. Sipas inforamacioneve thika është gjetur bashkë me çantën e shkollës nga një qytetar në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada”.

Më herët gjatë ditës së sotme Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 14-vjeçarin Mario Perlleshi, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Martin Cani.

Njoftimi i Policisë:

- Publicitet -

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.

Vrasja e Martin Canit

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Prelleshaj. Ngjrja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Prelleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.

Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat.

Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin “Snapchat”, kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer. Në foto si për të demonstruar forcën mbante grushtin lart.

Po ashtu nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës në Shqipëri
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?