Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e policit, Vuçiç: E kisha paralajmëruar po nuk më dëgjoi njeri, Kurti po bën terror mbi serbët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Vrasja e policit, Vuçiç: E kisha paralajmëruar po nuk më dëgjoi njeri, Kurti po bën terror mbi serbët
KosovëKryesore

Vrasja e policit, Vuçiç: E kisha paralajmëruar po nuk më dëgjoi njeri, Kurti po bën terror mbi serbët

Published: September 24, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë disa deklarata shokuese sot, teksa i është adresuar popullit serb për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Vuçiç ka pretenduar se ata që u ngritën kundër policisë së Kosovës nuk janë shtetas nga Serbia, por banorë të Kosovës të cilët “u rebeluan kundër terrorit të Kurtit”.

Më pas ai pretendoi se serbët e Kosovës kanë qenë viktima të 62 sulmeve nga Policia e Kosovës në të kaluarën.

- Publicitet -

Vrasjen e 3 terroristëve serbë nga policia e Kosovës, Vuçiç e ka quajtur si një prej ditëve më të vështira të Serbisë që nga vitet 2004 dhe 2008.

“Kjo është një nga ditët më të vështira për vendin tonë, ju kërkoj falje qytetarëve që nuk fola më herët, siç e dini që nga viti 1999 ne nuk kemi pasur kontroll të drejtpërdrejtë dhe është dashur të hetojmë se çfarë ka ndodhur që të mund t’ua tregojmë njerëzve të vërtetën dhe përgatitur terrenin për vendimmarrje.

Domethënë, do të flas vetëm për atë që ka ndodhur dhe pastaj do të jap një vlerësim. Sonte rreth orës 2h 46m, një grup serbësh vendosën dy kamionë si barrikada në Banjska në veri të Kosovës, pastaj vjen policia e Kosovës duke tentuar t’i heq ato barrikada dhe pastaj vijnë deri në konflikt, në atë konflikt ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person është plagosur.

Në orën 8:57 është mbyllur vendkalimi administrativ Jarinje dhe Bërnjak. Përleshja vazhdon ende. Në orën 10:15 shqiptarët njoftuan se 4 komuna serbe ishin zonë e një operacioni antiterrorist. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ta dinë njerëzit. Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë, edhe pse e paralajmërova si në Bruksel ashtu edhe në Nju Jork që kjo mund të ndodhë, pak njerëz e dëgjuan”, tha Vuçiç.

“Serbët dhe jo nga Serbia qendrore, por me Kosovën dhe Metohinë të rebeluar, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit. Që nga 3 nëntori, kur Kurti zëvendësoi komandantin e rajonit të veriut nga Berlini, Gjuriq, ata kanë përdorur këto metoda. Kurti thirri policinë e Kosovës për herë të 62-të kundër serbëve, 22 sulme thirrëse dhe mbi 40 lëvizje drejtuar serbëve”, tha Vuçiç.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Babale says:
    September 24, 2023 at 7:29 pm

    Brrikade ne mes te nates, e perse ?! E per cfare duheshin ngritur ato barrikada dhe nese policia ushtroi terror ku konsistoi ai ? Keta “barrikadistet” ishin te armatosur vetem me kamiona ? Nese vertete policia po ushtronte terror, si nuk u vra nje “barrikadist” po vete e vritet nje polic dhe nje tjeter plagoset ?! Pa tjeter policet i shtypi kamioni dhe jo pushka e barikadisteve ! Per cudi shtepia e zotit nuk qenka vetem e tij, por edhe e “barrikadisteve” edhe e nje arsenali te tere armesh !? Ptu fare e keqe ! Albin mos u tut, nga serbet jo, e jo por, edhe nga presioni e shantazhi i Europes e lobeve serbe te Amerikes. Shqiperia o behet, ose shuhet nje here e pergjithmon.

    Reply
  • George says:
    September 24, 2023 at 7:50 pm

    Nga menyra e arsyetimit dhe kundershtimi ndaj presinit te shteteve demokratike europiane e amerikane per te njohur Pavaresine e Republikes Demokratike te Kosoves, tregon qarte se Presidenti serb Alexander Vucic, ish-Gebelsi i Kasapit te Ballkanit, Milloshevic, po pergatit nje “operacion special” ushtarak serb ne veriun e Kosoves.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 24, 2023 at 7:57 pm

    Pasoja e Kushtrimit te Rames kunder Rusise

    Reply
  • Arben says:
    September 24, 2023 at 8:16 pm

    Litari litari

    Reply
  • demo says:
    September 24, 2023 at 8:51 pm

    Or ty te lumte,se puna jote dihetr.Ashtu do te thuac.
    Te keqen e kemi ne koke te qeverrise.Tani Rama nuk eshte me fatkeqesi e qeverrise shqiptare,por eshte Fatkeqesi Kombetare.
    Te besosh tek Rama,eshte se me ju hap Kim Filbit.
    Prandaj Faktori shqiptar ne keto dite te veshtira duhet te beje nje Kuvend Kombetar,,
    Shqiptaria sot ka gjarperin poshte jastekut.

    Reply
  • km says:
    September 25, 2023 at 5:57 am

    Ti i di mire keto Pune ,o Demo.Fajtor eshte Edi sepse te duhet “siqenriteti”i vucicit.Ndjen dhe ndan dhimbjen me te.Procesi i armatimit te serbeve ne veri behet shume kohe para se te fliste Edi.Por fjala e tij Ju paska perveluar shume.Dhe vucici eshte pa’ faj.I pa’ implikuar.Uniformat,armatimet ,municionet blihen lire ne dyqan.Ndersa beteja vazhdon ,vicihici YT regjistromte cfare flisnin policet e kosoves.Dhe fajin e Ka…Rama.Ai Ju duhet fajtore ,si Ty dhe Vicihicit tend.Ju cenoi Rusine…Policia kosoves vrau luftetare tuaj te Lirise me snaiper.Ky eshte Thelbi i krimit.Duhet tu ferkonte koken.sa te pacipe,sa antishqiptare.

    Reply
  • edi says:
    September 25, 2023 at 6:34 am

    km , se eshte apo nuk eshte fajtor Vuçiç mund te pyesesh Ramen,mikun dhe vellain e tij dhe as Demon e as viçihiçin sepse eshte ai qe e ka mbrojtur dhe duke sulmuar Kurtin me te njejtat fjale qe po e sulmon Vuçiç.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. Jeta on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  3. Aldrin on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Aldrin on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. nona on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?