Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja në Madrid, kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vrasja në Madrid, kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas?
BoteLajmi i fundit

Vrasja në Madrid, kush ishte Andriy Portnov, këshilltari presidencial ukrainas?

Published: 23 Maj, 2025
Shpërndaje

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit, një avokat ukrainas, i quajtur Andriy Portnov, u qëllua pesë herë nga njerëz të armatosur. Plumbin e fundit e mori në kokë.

Vrasja e Portnovit në mes të ditës më 21 maj tronditi spanjollët. Por, ajo shkaktoi edhe më shumë tronditje në qarqet politike ukrainase, ku Portnov ishte aktiv prej vitesh: si avokat, ndërmjetës dhe operativ politik. Më poshtë mund të lexoni më shumë për Portnovin, rëndësinë e tij politike dhe çfarë nënkupton vrasja e tij.

Kush ishte ai saktësisht?

- Publicitet -

I diplomuar për drejtësi, Portnov kishte lidhje të ngushta me Viktor Yanukovychin, presidentin e Ukrainës deri në shkurt 2014, kur protestat në rrugë shpërthyen në dhunë dhe Yanukovychi iku nga vendi.

Portnov shërbeu si zëvendësshef i administratës së tij. Ai ishte i njohur për përdorimin e gjyqeve si mjet trysnie – veçanërisht duke ngritur padi kërcënuese ndaj gazetarëve. Në vitin 2019, Portnov e kërcënoi ekipin hulumtues të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL), Schemes, duke publikuar të dhëna personale të disa prej gazetarëve të tij.

“Portnov ishte shumë i lidhur me sistemin gjyqësor. Një kohë të gjatë, ai drejtonte shumë gjykime të ndryshme. Ai ndikonte tek gjyqtarët, ndikonte tek zyrtarët e sigurisë”, tha për Current Time Ivan Stupak, analist ushtarak dhe ish-anëtar i Shërbimit të Sigurisë Ukrainas, SBU.

Nën Yanukovychin, Portnov mori përsipër reformimin e Kodit Penal dhe procedurave. Iniciativa u kritikua sepse e bënte më të vështirë zhvillimin e gjykimeve të drejta dhe pengonte hetimet për korrupsion dhe ryshfet. Para se ta këshillonte Yanukovychin, Portnov kishte punuar me Yulia Tymoshenkon, rivale e përbetuar politike e Janukovychit që humbi zgjedhjet presidenciale të 2010-ës.

Portnov gjithashtu kishte bashkëpunuar me lobistin veteran amerikan Paul Manafort, i cili ndihmoi në rikthimin politik të Yanukovychit dhe fitoren e tij ndaj Tymoshenkos. Yanukovychi më pas e burgosi Tymoshenkon. Në vitin 2013, Portnov udhëtoi në Uashington, si pjesë e përpjekjes së Manafort për të zbutur kritikat amerikane ndaj burgosjes së Tymoshenkos.

“Suksesi i vizitës së Andriy është i rëndësishëm dhe i qëlluar. Tregon se prania e vazhdueshme e liderëve ukrainas në SHBA është efektive dhe mund të ndryshojë retorikën”, shkroi Manafort në një e-mail të shkurtit 2013. “Duhet ta sjellim Andriy në SHBA çdo gjashtë muaj ose çdo tremujor”.

Ky e-mail, drejtuar një ish-shefi të kabinetit të Yanukovychit, u përfshi në dokumentet gjyqësore amerikane pasi Manafort u akuzua në vitin 2017 për mashtrime tatimore dhe financiare që lidhen me punën e tij për Yanukovychin.

Manafort u dënua me 7 vjet e gjysmë burg, por më vonë u fal nga presidenti Donald Trump. Ndërkohë, Portnov u godit nga sanksione financiare të Departamentit Amerikan të Thesarit në vitin 2021.

“Portnov, i njohur gjerësisht si një ndërmjetës në gjykata, akuzohej me besueshmëri për përdorimin e ndikimit për të blerë qasje dhe vendime në gjyqësor dhe për të minuar përpjekjet për reforma,” tha DASH në një deklaratë. “Ai përpiqej të kontrollonte gjyqësorin ukrainas, të ndikonte legjislacionin përkatës, të vendoste njerëz besnikë në pozicione të larta gjyqësore dhe të blinte vendime gjyqësore”.

Çfarë bënte ai në Spanjë?

Nuk është e qartë se sa kohë kishte që Portnov dhe familja e tij po jetonin në Spanjë. Ai u largua nga Ukraina për në Rusi pas arratisjes së Yanukovychit në vitin 2014, pas protestave të njohura si “Maidan”. Portnov ishte kritik i ashpër ndaj këtyre ngjarjeve.

Më vonë, ai u zhvendos në Austri, ku ushtroi profesionin e avokatit dhe udhëtoi disa herë në Ukrainë. Në vitin 2018, SBU-ja hapi një hetim për tradhti ndaj tij, duke pretenduar se kishte rol në aneksimin e Krimesë nga Rusia. Hetimi nisi pas përgjimeve telefonike të vitit 2014 ku Portnov dëgjohej duke folur me një këshilltar të Kremlinit. Rasti u mbyll pa ngritje akuzash.

Në vitin 2019, ai u kthye në Ukrainë menjëherë pas zgjedhjes së Volodymyr Zelenskyt si president.

“Miqtë e mi, nuk kam qenë në vendin tim për më shumë se pesë vjet”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram në atë kohë. “Dhe sot dua t’ua jap një sinjal të fortë mijëra njerëzve që kanë lënë Ukrainën. Është koha të kthehemi, të ndërtojmë dhe të rindërtojmë. Përshëndetje, atdheu im i dashur!”

Ai ishte bashkëpronar i një kanali televiziv prorus të lidhur me politikanin e afërt me Kremlinin, Viktor Medvedchuk. Autoritetet ukrainase e mbyllën kanalin në vitin 2021.

Në mars të vitit 2022, një muaj pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Schemes zbuloi prona të familjes së Portnov në rajonin e Moskës. Në qershor të atij viti, Portnov u largua përgjithmonë nga Ukraina. Yanukovych u arratis në Rusi pas ngjarjeve të Maidanit dhe banonte në qytetin jugor Rostov. Vendndodhja e tij tani nuk dihet.

Kush e vrau atë?

Portnov u qëllua rreth orës 09:15 të mëngjesit, sipas raportimeve, menjëherë pasi kishte lënë dy vajzat e tij në Shkollën Amerikane të Madridit, një institucion privat në Pozuelo de Alarcon, në periferi të kryeqytetit spanjoll. Autoritetet spanjolle nuk kanë dhënë shumë hollësi për ecurinë e hetimeve.

Vëzhgues të jashtëm përmendën të kaluarën e tij me shërbimet ukrainase të inteligjencës si një arsye të mundshme për një atentat nga autoritete ukrainase. Të tjerë sugjeruan se vrasja mund të lidhej me konflikte në biznes.

“Mbase dikur i mori dikujt një biznes të madh, ndoshta paratë nuk u ndanë siç duhet dhe një prej partnerëve vendosi të hakmerrej”, tha Stupak.

“Nuk mund ta përjashtojmë këtë”.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
  • Rivlerësimi 5-të i pronave u ‘arkivua’ bashkë me legjislaturën e 10 të Kuvendit. Në 2026-ën referencat e reja do t’i dyfishojnë çmimet
  • Ndeshja e fundit për Tomas Myler, Mateus këshillon Bajernin!
  • Martini zgjedh skuadrën e Europës, ja ku ka balotazh në rreshtimin e Vllaznisë për ndeshjen e parë
  • Kryekomisari Robin Hud, që zhvaste trafikantët shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Phoenix në Zbulohet pronari i kabinave në Theth që ‘përplasi’ Ramën me Prokurorinë! Prek Kodra u akuzua se do vriste Albin Kurtin, në kërkim edhe nga SPAK
  2. TRENI në Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam?!
  3. TRENI në Korrupsioni në kufirin shqiptaro-grek, zbardhen bisedat e doganierëve grekë: Nëse vaji peshon mbi 10 litra, duhet të lesh një kafe që…
  4. TRENI në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  5. TRENI në VIDEO: “O Edi”, e moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ça ke që bërtet!
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?